ZJARRI SHKRUMBON RRETH NJE HEKTAR ME FIQ
Berat
Plantacioni i fiqėve nė Uznovė i njohur si mė i madhi nė vend dhe nė Ballkan
po shkon drejt degradimit tė plotė. Njė ndėr shkaqet kryesore tė shkatėrrimit
tė tij janė zjarret e herė pas hershme qė shkaktohen nė kėtė plantacion
nga pakujdesia e pronarėve tė tij Por nuk mungojnė edhe rastet e djegies
sė qėllimshme, pohon pėr gazetėn njėri prej banorėve tė Uznovės, pronar
i njė siperfaqeje tė konsiderueshme tė mbjellė me fiq nė kėtė bllok. Pakujdesia
konsiston nė rastet kur pronarėt e bllokut pastrojnė mbeturinat nė sipėrfaqet
e mbjella me fiq tė cilat mė pas i djegin dhe ende pa perfunduar mirė djegia
largohen pėr nė shtepi. Nė rastet e rėnies sė zjarit nė parcelat e ketij
plantacioni, fikja e tij me zjarrfikset e repartit tė zjarrfikseve thuaj
se ėshtė e pamundur pėr shkak tė terrenit dhe mungesės sė rrugėve pėr depėrtimin
e zjarrfikseve nė bllokun e fiqve qė dikur ka qenė i famshėm ku pjesa mė
e madhe e prodhimit tė tij shitej pėr eksport. Pėr shumė banorė tė lagjes
Uznovė ky plantacion pėrbėn tė ardhurėn e vetme ekonomike e cila sigurohet
nga shitja e prodhimit tė fikut si brenda vendit ashtu edhe nga eksporti
i tij. Ka qene ora 19,30 kur ne plantacionin e fiqve nė njė pjesė ku pronar
ėshtė z.Shaqir Bajraktari, banor i lagjes Uznovė, jane shfaqur vatra tė
vogla zjarri tė cilat mė pasė kanė zaptuar siperfaqe tė tėra duke shfarosur
vetėm nė njė ditė rreth 1 ha me drurė frutorė fiku tė gjithė nė prodhim.
Fillimisht nga kalimtarėt e rastit zjarrit nuk i ėshtė kushtuar rėndėsi
duke menduar se ai mund tė ishte zjarr i ndezur nga ndonjė ēoban qė kulloste
bagetitė nė bllokun e fiqve. Por mė pas, kur zjarri ėshtė shtuar dhe ka
pushtuar sipėrfaqe tė tėra pėr rreth kodrės se mbjell me fiq, nga ana e
banorėve tė Uznovės janė lajmėruar zjarrfiksit, tė cilėt edhe pse kanė mbrritur
shumė shpejt pranė plantacionit, nuk kanė mundur tė hyjnė atje ku ishte
shkaktuar zjarri. Zjarri ka vazhduar pėr rreth tri orė dhe megjithė terrenin
e veshtire ai ėshtė arritur tė minimizohet deri nė fikjen e plotė tė tij
rreth orės 01.00 me mjete te thjeshta rrethanore si dhe duke bėrė prita
nėpėrmjet punimit tė tokės me kazma, pasi aty mungojnė thuajse plotesisht
burimet ujore. Shkaqet e zjarrit,- sipas tė demtuarit z.Shaqir Bajraktari,
nuk jane gjendur asnjehere. Bėhen procesverbale dhe gjithēka mė pas harrohet.
Zjarri nuk mund tė jetė i rastesishėm, pasi vetėm brenda njė harku kohor
prej tre muajsh kėtu kanė rėnė tri herė zjarr. Ne kerkojmė tė gjenden dhe
tė ndeshkohen shkaktarėt e vėrtetė pasi dihet qe ka edhe keqėbėrės tė cilėt
e vėnė me dashje zjarrin pėr shkak te konkurences, si dhe ka qytetarė te
pander-gjegjshėm qė djegin mbeturina nė tokėn e tyre duke u treguar tepėr
tė pakujdesshėm dhe u sjell dėme tė medha tė tjerėve.
A.K.
Lajmetari: 6.02.2006. |top | Commente | Printo