Kujdes! Kėtu falsifikohet gjithēka!
Njė task forcė kundėr falsifikimit
Njė nga rreziqet qė e kėrcėnon seriozisht shoqėrinė e sotme ėshtė fenomeni
i falsifikimit. Qytetarėt shqiptarė janė nė rrezik tė madh nga ushqimet
e falsifikuara qė mund tė vrasin jetėn e tyre. Mallrat vėrshojnė ngado.
Inspektorėt tanė edhe nė mos qofshin tė korruptuar, nuk kanė ose eksperiencėn
e duhur, ose mjetet e nevojshme pėr tė kontrolluar ushqimet tona tė pėrditshme.
Ne blejmė shtrenjtė mallra pa cilėsi, me etiketa false, ne blejmė lirė mallra
tė skaduara, ne blejmė veshje made in Italy tė prodhuara nė Maminas dhe
diku tjetėr nė lindje tė Italisė.
Ndodh i njejti fenomen me gjithēka qė konsumojmė. Vetėm Zoti na ruan e Zoti
na ruajt!
Po falsifikimi nuk ėshtė problem qė pėrfundon te ushqimet dhe mallrat qė
konsumojmė. Falsifikimi ka mbėrthyer tė gjitha sferat e egzistencės sė shoqėrisė
shqiptare. Para nxėnėsve del pėrditė njė individ qė ka vetėm 6 klasė, por
nė dosjen e personelit figuron me universitet, me notė mesatare 9 e lart.
Nuk di tė shkruajė dhe tė flasė drejt shqip, por nė dosjen e tij gjenden
tri vėrtetime qė tregojnė se zotėria apo zonja zotėron tri gjuhė tė huaja,
pėr tė mos folur pastaj pėr trainimet qė ka bėrė jashtė dhe brenda vendit.
Merreni me mend se ēfarė shėrbimi arsimor iu ofrojmė qytetarėve me tė tillė
kapacitete qė gjenden me shumicė nė shkollat e zonave rurale dhe madje
edhe nė shkollat mu nė qendėr tė qytetit! Dikush mund tė pyesė: Po pse nuk
verifikohen kėto dokumenta? Ėshtė njė punė e vėshtirė me tė cilėn institucionet
duhet tė merren.
Po nuk ėshtė vetėm mėsuesi i fėmijės tuaj prej plastmasi. Prej plastmasi
ėshtė edhe polici, i cili fshehur mėson abetaren pėr tė fiksuar shkronjat
e shqipes qė tė mos mbetet si guak para shoferit tė dehur me emrin Xhemal,
thjesht se nuk e kishte fiksuar atė xh-nė e mallkuar. Nė dokumenta ky polic
figuron me tre vjet universitet, madje pėr gjuhė e letėrsi shqipe. Prej
plastmasi ėshtė edhe shefi i tij qė mbaroi juridikun nė kėmbim tė njė
thesi me para. Fals ėshtė edhe ai mjeku qė, veshur me bluzėn e bardhė, pozon
si Hipokrati, por e vetmja veprimtari intelektuale e pėrditshme e tij
ėshtė tė numėrojė lekėt e vjela pėrditė nga pacientėt. Fals ėshtė edhe ai
burri me shkollė fillore me kohė tė pjesshme qė pozon me njė ēantė dhe njė
kartė gazetari, por qė koka e tij nuk funsionon as pėr tė formuar njė tekst
me pesė- gjashtė fjali. Fals ėshtė edhe ai grupi qė pi kafe tėrė ditėn nė
tė njejtėn kafene dhe pozon si grupimi mė i rėndėsishėm, sjellės i demokracisė
nė qytet dhe mė gjerė,qėndrestarė tė paepur kur dihet se midis tyre nja
dy tre kanė qenė spiunė tė pėrvuajtur tė sigurimit famėkeq. Fals ėshtė
edhe ai politikani lokal shpatėzhveshur, qė korr majtas e djathtas, ndėrsa
ka harruar edhe vetė se para ca vitesh ka qenė njė trafikant i mbėrdhihur
droge nė parqet e ngrirė tė Zyrihut. Fals ėshtė edhe ai doktor-profesori
qė i mori kėta tituj me studimin pėr dobinė e thellimit tė luftės sė klasave
pėr tė forcuar diktaturėn e proletariatit.(As qė i shkoi ndėr mend ti dorėzonte
a ti flakte ata tituj e grada kur diktatura e proletariatit pushoi sė qėni.
Madje sot, kur shkruan ndonjė artikull pėr demokracinė, nuk harron tė vėrė
para emrit titujt.). Fals ėshtė edhe ai fjalimi mbreslėnės i atij deputetit
qė e dėrrmoi pozitėn (opozitėn) dhe nė kafene i thotė kolegut opozitar:
Na e do puna, se ajo seance transmentohej edhe nė TV dhe ky derr mileti
e do shumė sherrin.
Po si tė dalim nga ky det falsifikimesh ku zhytemi ēdo ditė?
Yzedin HIMA
Lajmetari: 16.01.2006. |top | Commente | Printo
