Kur punėt bėhen pa mend
Nė Berat ka kohė qė po shqepen trotuare, rrugica, sheshe dhe rrugė, Qyteti
ėshtė kthyer nė kantier pune. Hapen kanale e gropa dhe vendosen tuba me
linjat e tensionit tė lartė 20 mijė kilovolt. Eskavatorėt dhe punėtorėt
me kazma dhe lopata e kanė kthyer qytetin nė njė katund tė pėrbaltur kur
bie shi dhe tėrė pluhur nė kohė tė thatė, Thuhet se vendosja e kėsaj linje
tensioni do tė zgjidhė mjaft probleme tė furnizimit tė banorėve me energji
elektrike. Mrekulli! Po si do tė bėhet me kanalet nė mes tė lagjes, nė mes
tė rrugės , nė mes tė qytetit? Si do tė bėhet me trotuarin nga Ura e Goricės
deri te Dardha? Ky trotuar ka fare pak kohė qė u shtrua i ri. U hodhėn aty
miliona e miliona lekė qė dolėn nga xhepat e qytetarėve Bashkia e Beratit
para disa vitesh reklamoi nė media plane zhvillimi deri nė vitin 2015. Si
ka mundėsi qė nuk paska parashikuar vendosjen e linjės elektrike pas 3 vitesh?
U shtruan rrugė nė qytet ku u hodhėn qindra milionė dhe tani ato rrugė u
shqepėn sėrish, A nuk mund tė vendoseshin tubat paraprakisht sic ndodh kudo
nė botė? Kaq dritėshkurtėr janė urbanistėt tanė?
Nuk ėshtė hera e parė qė nė Berat shkatėrrohet ajo cka u ndėrtua me shumė
mund e para. Tė gjithė banorėt janė dėshmitarė, kur ende pa u pėruruar njė
rrugė shqepet, sepse ujėsjellėsi do tė mermetojė tubacionin e kalbur, ende
pa kaluar qytetari i parė nė njė trotuar, ai shkatėrrohet, sepse telekomi
kishte harruar tė fuste linjėn e tij.
Me cduket nė kėtė vend njeri i bie gozhdės e tjetri patkoit. Nė fakt po
tė shohėsh me kujdes nė historinė tonė tė trishtueshme (tė mė falin heronjtė)
vėren se nuk janė tė rralla rastet kur atė qė ėshtė ndėrtuar me mund nga
njė palė e ka shkatėrruar brenda ditės pala tjetėr, Ėshtė mallkim apo mendjeshkurtėsi?
A ka studime tė pjesshme dhe tėrėsore pėr njė qytet si Berati? Nėse ka mos
vallė bėhen investime pa pėrfillur kėto studime? A do ti shkojė nėpėr mend
ndonjė kėshilltari bashkie pėr tė propozuar njė komision hetimor nga parlamenti
i qytetit pėr tė hetuar se si hidhen paratė e qytetarėve nė vrimat e zeza
tė padijes apo tė korrupsionit? Qytetarėt shohin me habi se si shqepen trotuarė,
rrugė e rrugica. Askush nuk del nė media dhe tu shpjegojė atyre pse ndodh
e pėrsėritet kjo dukuri. Ndaj, kur shohin atė qė me mund e para u ndėrtua
dje dhe po, prishet sot mėrmėrisin : E kemi mallkim nga
Yzedin Hima
Lajmetari: 30.01.2006. |top | Commente | Printo
