Mbi 13 mijė banorė pinė ujė tė ndotur nė Urėn Vajguroret
Ka mėse katėr muaj qė mbi 13 mijė banorė tė qytetit Ura- Vajgurore, po
vuajnė pėr ujin e pijshėm.
Ujėsjellėsi i qytetit dėrgon nė ēezmat e tyre ujė tė bollshėm pėr disa orė
nė ditė. Por ky ujė nuk mund tė pėrdoret nga banorėt pėr asgjė. Vetė banorė
tė kėtij qyteti tė vogėl thonė se ky ujė nuk mund tė pėrdoret as pėr pirje,
as pėr gatim dhe sa pėr larje, por vetėm pėr bagėtitė.
Megjithatė ndėrmarrja e ujėsjellėsit vazhdon tė vjelė rregullisht faturat
e konsumit tė kėtij uji. Punėtorė tė ndėrrmarrjes thonė se ditėt e fundit
ka patur shumė familjarė qė kanė kėrkuar tė prishin kontratat me ujėsjėllsin,
por deri tani drejtuesit e tij nuk kanė pranuar asnjė rast.
Shumica e familjeve e sigurojnė ujin pėr nevojat e tyre, duke e marrė me
bidona nga ujėsjellėsit e Poshnjes dhe Kuēovės. Banorėt thonė se ky ujėsjellės
ėshtė shumė i vjetėr.
Deri nė vitin 90 uji i tij ka qenė i mirė dhe kurrė nuk ishin dėgjuar ankesa
nga qytetarėt. Por pas kėtij viti analizat e kanė nxjerrė hėrė pas here
me ndotje tė ndryshme dhe sa vjen, kjo ndotje bėhet mė e rrezikshme pėr
jetėn e njerėzve.
Pėr mbi 13 mijė banorėt e kėtij qyteti, ky ujėsjellės ėshtė i dobishėm vetėm
pėr muajt e verės dhe nė mot pa lagėshti, ku sipas analizave rezulton i
pastėr dhe brenda parametrave biokimik. Ndėrsa gjatė dimrit e nė mot me
lagėshti nga ēezmat e tyre vjen ujė i ndotur me fekale dhe i turbullt.
Banorėt thonė se kanė mbi 4 muaj qė askush nuk e pėrdor kėtė ujė pėr nevoja
familjare, por qė kanė qenė tė detyruar ta paguajnė dhe ti mbajnė kontratat
me ujėsjellėsin me shpresė se njė ditė do tė ndėrhyet pėr tė shmangur ndotjen.
Ka edhe nga ata banorė qė thonė se ndėrrmarja apo dhe vetė drejtori i ujėsjellėsit
e duan kėtė gjendje, ndoshta se mund tė kenė bėrė ndonjė marrėveshje tė
fshehtė me interesa reciproke me shitėsit e ujit tė ambalazhuar nė qytet.
Ndėrkohė drejtori i kėtij ujėsjellėsi Abil Hoxha pranon ta thotė se uji
nė kėtė ujėsjellės turbullohet sa herė qė lumi Osum ka prurje. Sepse kur
prurjet e Osumit shkojnė mbi nivelin e depozitės sė madhe tė ujėsjellėsit
qė ndodhet pak metra larg shtratit tė tij, kjo depozitė e grumbullimit dhe
klorinimit mbushet me aluvione.
Ky fenomen ka vetėm pak muaj qė ka filluar, por qė vetė ndėrrmarrja e ka
tė vėshtirė ta eliminojė. Ai mund tė evitohet nėse ndėrtohet njė depozitė
tjetėr betoni diku larg lumit Osum. Por do tė duheshin shumė fonde pėr ta
bėrė kėtė. Hė pėr hė, thotė ai, e kemi tė vėshtirė edhe tė heqim gjanėn
nga depozita. Kėtė e provuam pak ditė mė parė duke e lėnė depozitėn tė zbrazur
3 ditė me radhė, por ajo mbushej pėrsėri me ujė tė turbull nga lumi Osum.
Drejtori Hoxha shpjegon se ndotja e ujit nė kėtė ujėsjellės me fekala ndodh
vetėm nė ditėt me shira tė vazhdueshėm, tė cilėt bėjnė bashkimin e ujėrave
tė zeza tė lagjes Guri i Bardhė, me rrjetin shpėrndarės teje tė amortizuar
nė atė lagje. Por ujėsjellėsi nuk ka fonde pėr rikonstruksionin e kėtij
rrjeti.
Mjeku i qendrės shėndetėsore pėr Urėn Vajgurore Ibrahim Sadaj thotė se kėtė
shqetėsim banorėt kanė kohė qė e kanė ngritur nė tė gjitha instancat. E
vetmja gjė qė na ka mbetur tė bėjmė, thotė ai, ėshtė tė urdhėrojmė mbylljen
e ujėsjellėsit njėherė e mirė. Ndėrsa era e keqe e gazit sulfidrik qė ai
ka nė ēdo kohė vjen nga burime tė ujit termal qė ndodhen pranė burimit tė
ujėsjellėsit.
Mjeku shpjegon se vite me parė ka patur qindra raste nė fėmijė e pleq qė
kanė shfaqur diare. Por numri i pacientėve tė prekur nga bakteri col ka
ardhur nė ulje, ēka tregon se banorėt kanė krijuar imunitet nga ky infenksion.
Nga 1 janari deri dje nė poliklinikėn e qytetit, janė paraqitur vetėm katėr
fėmijė me diare. Ujėsjellėsi i Urės Vajgurore u ndėrtua nė vitet e para
tė sistemit komunist, me ndihmėn e specialistėve jugosllavė. Pėr herė tė
parė, qė nga ndėrtimi i tij, shteti ndėrhyri nė investime pėr ta pėrmisuar
pas shfaqjes sė sėmundjes sė kolerės nė vitin 1995, ku nga ky qytet vdiq
njė 35-vjeēar. Shteti dha mbi 20 milionė lekė tė reja pėr ndėrtimin e depos
sė klorinimit dhe zėvendėsimin e disa segmenteve nė tubacionin kryesor.
Dorina Gozhina
Lajmetari: 16.01.2006. |top | Commente | Printo
