Vodhi tė dashurėn, Apeli e rikthen nė birucė
Rreth orės 10.30 min, uniformat blu tė komisariatit tė Beratit kanė rivėnė nė pranga, nė banesėn e tij nė lagjen 30-vjetori shtetasin Saimir Kėlliēi. Sipas policisė arrestimi i tij u bė me vendim tė gjykatės sė apelit tė qarkut Vlorė. Saimir Kėlliēi, i datlindjes 1974, u arrestua pėr vjedhje nė nėntor tė vitit tė kaluar. Ai u denoncua nė polici nga e dashura e tij, banore e sė njėjtės lagje, se duke qenė me tė nė banesėn e saj, i kishte vjedhur 30 mijė lekė. Dy ditė mė pasė gjykata e Beratit, kishte dhėnė pėr tė masėn e sigurisė vetėm pėr 20 ditė burg. Por prokurori i ēėshtjes nuk kishte qenė dakort me kėtė vendim dhe e ka apeluar atė nė gjykatėn e Vlorės.
Vodhi lokalin, dėnohet me pesė muaj burg
Gjykata e faktit nė Berat, i ka dhėnė fund hetimit gjyqėsor kundėr 19- vjeēarit Jetnor Koka, lindur dhe banues nė Poliēan. Nė pėrfundim tė kėsaj seance, trupi gjykues e ka dėnuar atė me 5 muaj e 10 ditė burg, me akuzėn vjedhje tė pasurisė sė tjetrit. Koka u arrestua nė tetor tė vitit tė kaluar, si i dyshuar pėr vjedhjen e njė lokali nė periferi tė qytetit tė tij. Menjėherė pas arrestimit, ai e ka pranuar vjedhjen dhe njė pjesė e mallrave tė vjedhura, paketa, pije tė ndryshme, i janė gjetur e sekuestruar nga policia. Burimet tė policisė Berat thanė se Koka, do tė qėndrojė nė kėto biruca edhe 6 ditė tė tjera, pasi njė pjesė tė dėnimit , dhėnė nga gjykata, e ka shlyer nga koha e paraburgimit.
D.G.
Lajmetari: 16.01.2006. |top | Commente | Printo