URA E GORICĖS JEP SINJALIN SOS
Berat:
Ura e Goricės e kthyer nga urė druri nė urė guri nė shekullin e XVIII ,
ėshtė ndėrtuar mė 1780 nėn kujdesin e Ahmet Kurt Pashės dhe e rindėrtuar
nė vitin 1920-1930.
Ajo ka mundur tu rezistojė 225 viteve duke sfiduar kohė dhe periudha nga
mė tė ēuditshmet, por ajo nuk po u reziston dot ndryshimeve tė pas viteve
90 tė sistemit demokratik alla shqiptar.
Shfrytėzimi barbar dhe lėnia nė harresė e kėsaj vepre tė rrallė e shpallur
monument kulture ka bėrė qė ajo sot tė jetė futur drejt shkatėrrimit tė
saj. Askush gjatė kėtyre 15 vjetėve nuk ėshtė kujtuar pėr tė ndermarė ndonjė
investim nė funksion tė riparimit dhe mirembajtjes sė saj.
Kjo vepėr e rrallė pėr nga ndėrtimi arkitektonik qė i bėnė nder qytetit
mes ansamblit tė vlerave tė papėrsėritshme kulturore, arkitektonike dhe
historike pėr shkak tė lėnies nė harresė dhe shfrytėzimit barbar tė saj,
ka dhėnė sinjalin SOS.
Ura ėshtė 129.3m e gjatė, 5.3m e gjerė dhe me njė hapėsirė mes harqeve nga
9-16.7m. Kjo urė ngrihet 10m mbi shtratin e lumit Osum dhe pėrbėhet nga
7 harqe. Sipas legjendės nė kėmbėn e parė tė saj nė kohėn e rindėrtimit,
ekzistonte njė zgarė dhe njė kamare e madhe e mbyllur me hekura nė tė cilėn
do tė ishte e mbyllur njė vashė, e lėnė tė vdiste aty nga uria si fli pėr
tu bėrė ballė shprirtrave tė kėqinjė qė nuk donin ndėrtimin e urės. Nė
kėtė zgarė gjatė restaurimit tė saj u gjet njė kokė femre e gdhendur nė
dru. Ėshtė njė vepėr e gjitha e ndėrtuar me gurė tė bardhė tė skalitur dhe
punuar hijshėm.Ura ngrihet mbi njė bazament tė fuqishėm dhe shtrihet nė
tė dyja pjesėt e lagjeve muzeale Mangalem dhe Goricė.
Pėrgjatė gjithė periudhės sė ekzistencės sė kėsaj ure nuk ėshtė ndėrtuar
njė tjetėr e tillė nė qytetin e Beratit edhe pse nevoja pėr ndėrtimin e
njė ure tjetėr ka qenė tepėr e domosdoshme. Ura e Goricės qė lidh dy lagjet
-muze Mangalemin dhe Goricėn, sė bashku me kėto lagje, pėrbėjnė tri
nga mrekullitė me vlera tė papėrsėritshme me tė cilat krenohet jo vetėm
qyteti i Beratit, por edhe e gjithė Shqipėria.
Vlerat e rralla muzeale, kulturore, historike dhe arkitektonike qė mbartin
kėto lagje do ta bėnin Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Kėshillit tė Evropės
Terri Dejvis tė bėnte kėtė vlerėsim krahėsues pėr Beratin Nėse Pjetri i
madh i Rusisė e pa Evropėn nga njė dritare e Petėrburgut, ju shqiptarėt
e shikoni nga njėmijė dritare tė qytetit tė Beratit.
E sollėm kėtė panoramė tė pėrgjithshme tė tė gjithė kėtij ansambli pėr tė
treguar se ėshtė Ura e Goricės ajo qė i lidh dhe i bėn tė komunikojnė njėra
mė tjetrėn duke i kthyer nė njė tė tėrė kėto lagje me vlera tė rralla. Ura
e Goricės pėr disa shekuj ka shėrbyer si nyje lidhėse e Shqipėrisė sė Mesme
dhe asaj tė Veriut me Jugun e Shqipėrisė, Greqisė dhe gjithė Orientin. Ėshtė
pikėrisht kjo urė qė ka pritur dhe pėrcjellė mijėra kalimtarė, tė cilėt
i ka mbajtur mbi shpinėn elegante tė saj.
Tashmė kjo urė ėshtė katandisur nė njė gjendje tė tillė qė tregon se ajo
nuk ndodhet nė kohė tė reja dhe pėrdoret nga njerėzit e shekullit tė ri,
por pėrdoret nga barbarėt qė janė betuar ta shfarrosin atė nga faqja e dheut.
Ėshtė normale qė ajo tė dobėsohet dhe tė pėsojė dėmtime, por ėshtė e pafalshme
qė tė mos ndėrhyet pėr ta riparuar atė, por tė vazhdohet edhe mė tej drejt
shkatėrrimit tė saj duke mos e riparuar dhe marrė nė mbrojtje. Vitet e fundit
ajo ka pasur dėmtime tė mėdha nė tė gjithė trupin e saj, janė ēarė kėmbėt
dhe harqet e saj si dhe ka dėmtime tė pjesshme nė tė gjitha pjesėt e murit.
Kjo urė e ndėrtuar para dy shekuj e gjysmė mė parė nuk ishte parashikuar
qė tė mbante mbi shpinėn e saj mjete tė tonazhit tė rėndė sikur tė ishte
njė masė shkėmbore dhe jo vepėr arti e llogaritur qė nė tė tė kalonin vetėm
kėmbėsorė dhe mjete me kapacitet tė vogėl transporti. Ajo qė ėshtė edhe
mė e patolerueshme ėshtė fakti se deri tani ajo vetėm ėshtė shfrytėzuar
deri nė atė pikė saqė tashmė ka ndezur dritėn e kuqe tė sinjalit SOS.
E vetmja masė qė ėshtė marrė nga pushtetarėt pėr ta mbrojtur kėtė urė nga
dėmtimet e mėtejshme ėshtė vendosja mbi shpinėn e saj e disa blloqeve tė
rendė betoni me qėlim ngushtimin e sipėrfaqes sė kalueshme mbi tė, pėr tė
mos lejuar ndėrrimin mbi kėtė urė tė mjeteve me tonazhe tė rėndė. Ndėrsa
pėr ta riparuar atė dhe ndėrtuar njė urė tjetėr as qė mendohet, pasi, siē
na thonė nė bashkinė e qytetit, fondi prej 3 milionė lekė gjithsej i dhėnė
pėr kėtė bashki pėr vitin 2006 ėshtė i pamjaftueshėm pėr ndėrhyrje tė tilla.
A mos vallė ky problem lindi sot ndėrkohė qė miliona lekė investime janė
harxhuar pėr rrugė qė ende vazhdojnė tė jenė tė prishura dhe miliona tė
tjera pėr kanalizime, lulishte etj, qė vetėm nė zėra ekzistojnė, pasi tė
tilla nuk shikojmė ende?
Abedin Kaja
