Po, e dua letėrsinė
pėr njė Kasėm Trebeshinė...
(Takim i maturantėve tė gjimnazit B.D.Karbunara me shkrimtarin e kėtij
fillimshekulli Kasėm Trebeshina).
Ai nuk ishte thjesht njė trill adoleshenteje, siē e kuptova unė kėrkesėn
e maturantes Blerina Ago nė njė takim tė shkurtėr nė pesėminutėshin midis
orėve tė mėsimit nė hollin e katit tė dytė tė shkollės sonė. Ishte njė ngulmim
kategorik. Do tė takohemi me shkrimtarin modern shqiptar K. Trebeshinėn,
kėtu nė shkollėn tonė.
-Po ai nuk vjen, ėshtė i moshuar, 79-vjeēar, i rėnduar nga shėndeti. E kanė
lutur shumė gjimnaze nė Tiranė dhe institucione tė tjera letrare e ai i
ka refuzuar...
-Po ai ėshtė beratas, ka lindur nė kėtė qytet mė 8 gusht 1926, ... unė,...
ne... Mė nė fund Blerina mė jep si sihariq surprizė letrėn e 21 nėntorit
2005 tė K. Trebeshinės, ku midis tė tjerave ai i shkruan zonjushės njomėzake:
-Kėmbėngulja juaj e mundi kundėrshtimin tim. Mė nė fund nuk mund ti thosha
jo ftesės suaj. Kokėkrisuri profetik i fillimit tė gjysmės sė dytė tė
shekullit XX ishte zbutur e shtruar nė bradė nga njė gjimnaziste babėdudase
tejet kėmbėngulėse. Pas 9 ditėsh, mė 30 nėntor 2005, ora 11.00 shkrimtari
pothuaj 80-vjeēar hyri nė mjediset e gjimnazit B.D.Karbunara.
Fillimisht njė takim i ngrohtė nė drejtori, ku drejtorit Gafur Hoxha nuk
iu ndanė emocionet nga fillimi e deri nė fund tė fjalės pėrshėndetėse tė
mirėseardhjes.
Shkrepje tė panumėrta blicesh tė aparateve fotografike, kur befas njė surprizė
aty, nė drejtori: Zoti Kasėm... Jo, xhaxhi Kasėm... Jam ...bija...mbesa
e dr. Ymer Dishnicės... Pėrqafime, lot malli, shkrepje aparatesh fotografikė.
Nė kabinetin e fizikės njė takim emocionues me njė pjesė maturantėsh dhe
mėsuesish, veēanėrisht prekės ishte falėnderimi i mėsueses Luiza Kote, fjala
e sė cilės nė orėt e mėsimit ka qenė katalizatori nxitės i kėtij takimi
qė konvergoi shtruar pastaj, nė orėn 12-00 nė mjediset luksoze e komode
tė Castle Park tė Zamir Spatharės, mes pishave tė blerta, nėn Drobonik.
Aty filloi kuvendimi i aqpritur Trebeshina-maturantė, tė ftuar, mėsues,
shkrimtarė e piktorė beratas.
Fjala e tij pikonte kulturė universale qė nga Homeri deri te Xhojsi e Kafka,
nga Athina e Roma antike e deri te Petėrburgu me netėt e bardha polare.
Tek-tuk regjisorja Blerinė e flladiste takimin me recitime nė poezi e
nė prozė tė autorit tė nderuar.
Emocionet vrun-dulluan sidomos kur shkrimtarit iu drejtuan pyetje nga mė
tė larmishmet e auditori priste nė ankth e me emocion pėrgjigjet. Befasues
si nė vitet 40, 50 e mė tej, i tillė nė vijimėsi koherente ai u shfaq
edhe tani, nė muzgun e moshės, nė kulmin e pandėrprerė tė krijimtarisė.
Kur e pyetėn pėr promemorien profetike tė 5 tetorit 1953 drejtuar E. Hoxhės,
pėr disidencėn, Shkrimtari me Sh tė madhe, befasoi dėgjuesit, kureshtarėt
dhe bindi medituesit me thjeshtėsinė e thellė filozofike krijuese kur u
pėrgjigj me qetėsi apostolike: -Disidenca nuk ėshtė vlerė letrare. Kush
kėrkon disidencėn tek unė, mė fyen. Unė dua tė lexohem, tė vle-rėsohem pėr
tekstin letrar, veprėn si letėrsi e mirėfilltė. Mjerisht veprat e mia nė
poezi, prozė e dramė sjanė botuar ende... Nuk mė donin e paradoksalisht
smė duan edhe sot. Unė sjell dimen-sionin e katėrt nė letėrsi, shumė-kohėsinė
nė Mirėpo, askush skujtohet ta botojė. Punė e madhe. E keqja qėndron gjetkė,
te cinizmi i heshtur.
Pyetjeve pėr disidentėt ambivalentė Trebeshina u pėrgjigj shkurt dhe me
nėnqeshje ironike.
Kur mendon se tri drama tė tij i kanė folur publikut frėngjisht nė Paris,
gjermanisht nė Bon dhe italisht nė Romė, trishtohesh e pezmatohesh sė tepėrmi
kur asnjėra nga 74 dramat e autorit (me tė 75-ėn ai po punon) sėshtė vėnė
nė skenė nė Shqipėri... Dhe levantinėt krenohen me Pulėbardhėn e Ēehovit
tė shfaqur nė Beograd. Kėrkesa e znj. Deshnica pėr tu vėnė nė skenė ndonjė
dramė trebeshiane nga gjimnazistėt babėdudas tingėllon si njė klithmė e
dhembshme mjelmeje, se sa njė muzikė reale, ngaqė kėrkon profesionalizėm
elitar dhe financim.
Nė fund tė kėtij shkrimi me tri pika si nėnkuptim vijimėsie, po i kthehem
titullit, ku kam pėrshtatur dy vargje tė mikut tė shkrimtarit Trebe-shina,
Lame Kodrės: Cilido e do letėrsisė shqipe pa mite nė panteon, letėrsinė
si tė tillė. E letėrsi si letraritet estetik Trebeshina e ka me prurje tė
shumta e cilėsore nė tri gjinitė letrare. Atij i takon tė jetė lokomotiva
e letėrsisė moderne shqipe tė kėtij shekulli. Studiuesit dhe historianėt
e ardhshėm tė letėrsisė do ta bindin cilindo, kur tė jetė realizuar imperativi
kategorik letrar: Botimi i veprės letrare tė K.Trebeshinės.
Llazar Fype

