Shkrimtari Kasėm Trebeshina nė Berat
Berat:
Me nismėn e njė grupi tė rinjėsh tė shkollės sė mesme Babė Dudė Karbunara
u organizua nė Berat njė takim me shkrimtarin e nėmur Kasėm Trebeshina.
Takimi u zhvillua nė lokalin Castle Park. Nė takim morėn pjesė tė rinj
e tė reja gjimnazistė dhe njė grup i vogėl dashamirės tė artit dhe lėtėrsisė
nga qyteti i Beratit.
Takimi u hap nga krijuesi Llazar Fype, i cili u ndal nė veprimin disident
tė shkrimtarit Kasėm Trebeshina gjatė diktataturės komuniste dhe nė veprėn
e tij ende tė pabotuar dhe tė censuruar. Takimi u monitorua nga gjimnazistja
Ago. Nxėnėsit nisėn tė bėnin njė sėrė pyetjesh, tė cilave shkrimtari Trebeshina
iu pėrgjegj gjatė dhe me durim.
Pyetjes a ka patur disidencė nė lėtėrsinė shqipe Trebeshina iu pėrgjegj:
Disidenca nuk ėshtė vlerė letrare, por thjesht vlerė shoqėrore. Ne letėrsinė
shqipe nuk ka disidencė, as nė Shqipėri nuk ka patur disidencė.Ėshtė spekuluar
shumė me termin disidencė gjatė kėtyre viteve. Tempulli i letėrsisė shqipe
ėshtė i mbushur me tė pėrgėra dhe smund tė flitet pėr disidencė. Unė dhe
letėrsia ime nuk mund tė quhemi pjesė e letėrsisė shqipe,
Pyetjes se cilat janė lidhjet me qytetin e Beratit, shkrimtari i nėmur Trebeshina
iu pėrgjegj: Kam lindur nė qytetin e Beratit, matanė parkut nė lagjen poshtė..
Nje nga novelat e mia Mekami ka njė motiv nga qyteti im i lindjes, Berati.
Nuk merrem me letėrsi burgu. Vepra ime do tė ishte po kjo qė ėshtė edhe
nėse nuk do tė isha burgosur nga diktatura. Unė kam nė gjak temperaturėn
time, pra gjak tė nxehtė. Nuk jam reptil qė e ngroh gjakun me temperaturėn
e partisė, apo shtetit, sic ndodh shpesh, iu pėrgjegj njė pyetjeje tjetėr
Trebeshina. Njeriu duhet tė rujė veten nga tjetėrsimi dhe futja nė kopenė
e shpersonalizuar. Diktaturat kėtė synojnė, depersonalizimin e njeriut.
Cilėt janė shkrimtarėt qė ka mė pėrzemėr Kasėm Trebeshina?
Pėr ēudi tė auditorit shkrimtari i mėnjanuar nuk pėrmendi emrin e asnjė
shkrimtari shqiptar. Madje ai foli me ton tė hidhur pėr shqiptarėt: Po
ēfarė bėnin shqiptarėt ndėrkohė qė fqinjėt e tyre grekė dhe romakė po hidhnin
themelet e njė qytetėrimi tė madh? Po ēfarė bėnin shqiptarėt pėr 2000 vjet
me radhė? Pse nuk e shkruanin gjuhėn e tyre? Pse nuk e bėnė alfabetin e
tyre? Unė jam mėkuar qė fėmijė me njė letėrsi tė madhe . Qė nga shpella
e Polifemit deri te kėshtjella e Vajmarit. Homeri, Sofokliu, Dante, Cervantes,
Shekspir, Gėte, ja cilėt janė shkrimtarėt e mi tė zemrės. Nuk duhet tė lė
pa pėrmendur edhe letėrsisnė e madhe ruse. Letėrsia ruse e mori romanin
nga Europa dhe ia ktheu asaj romanin me kryevepra tė letėrsisė botėrore
nga penat e mėdha tė Tolstoit,Turgenjevit dhe gjeniut Dostojevskij.
Nė Shėn Petėrburg unė kam pėrjetuar njė magji artistike. Sapo arrita aty
pėsova njė metamorfozė tė ēuditshme. Nisa njė pėrjetim tjetėr tė realitetit
dhe njė krijim artistik ndryshe. Ditėt pa fund polare janė tė paharrueshme
pėr mua, pėrfundoi pėrgjegjen e pyetjes shkrimtari i vetmuar Trebeshina.
Ndėrsa pėr dy librat mė pėr zemėr Trebeshina u pėrgjegj se ata janė dy :
Testamenti I vjetėr dhe 1001 e njė netėt.
Kur unė tradhėtova partinė komuniste tė gjithė mė tradhėtuan mua. Vetėm
nėna mė besonte dhe nuk mė shihte si armik. Ballistėt edhe nė kohė tė vėshtira
kishin njė farė solidariteti midis tyre, ndėrsa ne partizanėt jo, ne i hėngrėm
kokėn njeri-tjetrit , tha Trebeshina.
Ndėrsa pėr modernitetin e letėrsisė sė tij shkrimtari foli pėr zbulimin
e kodeve tė reja tė ligjėrimit dhe shprehjes, kode qė nuk i pėrkasin kėtij
planeti. Ai theksoi se nėse letėrsia shqipe nuk ka nevojė pėr Kasėm Trebeshinėn,
ai Kasėm Trebeshina nuk ka nevojė pėr letėrsinė shqipe.
Nė letėrsinė time gjendet shumėkohėsia nė njė kohė, tipar i letėrsisė sė
sotme moderne europiane ashtu siē u shfaq Shekspiri te letėrsia e Dantes,
apo Gėtja te Shekspiri. Apo siē erdhi Virgjili nga Odiseu, Fausti nga Virgjili
e kėshtu me radhė.
Kam shkruar qindra vepra, por kam botuar pak. Letėrsia e realizmit socialist
qė ėshtė edhe sot letėrsia zyrtare shqipe nuk mė pranon se edhe unė nuk
e pranoj. Personazhet e dramave tė mia kanė folur nė skenat e Parisit frengjisht,
pa folur shqip. Po kėshtu edhe njė pjesė e veprave tė mia, pėrfundoi ligjiratėn
2 orėshe shkrimtari i nėmur nė trė kohėt Kasėm Trebeshina.
Lajmėtari
