Njė traditė qė vazhdon
Berat:
Ėshtė i treti vit radhazi qė klubi shumėsportėsh Tomori organizon kampionatin
lokal tė boksit midis shkollave tė mesme tė qytetit. Edhe kėtė vit, ky kampionat
u zhvillua nė mjediset e palestrės sė boksit Bernardi&Hasani. Pėr
fat tė keq, duhet theksuar me forcė se kėto mjedise janė 200% tė papėrshtatshme!
Sikur tė ndodhė qė tė vijnė nga Federata Evropiane ose Botėrore e boksit,
me siguri qė, si ai, ose ata qė lejojnė qė tė vijnė e tė rrezikojnė shėndetin
e dhjetėra fėmijėve, me siguri qė i ēojnė nė gjyq.
Tetė vjet qė PS kishte dhe pushtetin vendor dhe atė qendror, u dhanė fonde
vetėm pėr tu vjedhur, si nga firmat qė merrnin tenderat, si ata qė gjoja
tregoheshin sportdashės. Kjo ngrehinė, mund tė quhet gjithēka, vetėm palestėr
sportive nuk mund tė quhet.
Megjithatė, nė kėto mjedise u zhvilluan finalet e kampionatit, ku pas njė
sėrė ndeshjesh paraprake, gjatė periudhės sė seleksionimit, nė finale dolėn
24 boksierė nga pesha 42 kg e deri nė mbi 70 kg. Pas njė seri ndeshjesh
tė bukura dhe me rivalitet nė pėrfundim dolėn kampionė kėta nxėnės qė premtojnė
tė bėhen boksierė tė talentuar. Sipas peshave u zhvilluan kėto ndeshje:
Nė peshėn deri nė 42 kg, kampion doli Andi Murati i shkollės Shyqyri Lakra.
Nė peshėn deri 46 kg, kampion doli Ali Ruēi i shkollės Stiliano Bandilli.
Nė peshėn deri 48 kg, kampion doli Blendi Agalliu i shkollės Ajet Xhindole.
Nė peshėn deri 50 kg, kampion doli Marius Etemaj i shkollės Shyqyri Lakra.
Nė peshėn deri 52 kg, kampion doli Gjergj Hetemaj i shkollės Shyqyri Lakra.
Nė peshėn deri 54 kg, kampion doli Ardit Peshtani i shkollės K. Capo.
Nė peshėn deri 60 kg, kampion doli Xhordano Marini i shkollės Shyqyri Lakra.
Nė peshėn deri 63 kg, kampion doli Stiliano Bisha i shkollės Ajet Xhindole.
Nė peshėn deri 70 kg, kampion doli Halit Seiti i shkollės Shyqyri Lakra.
Ndėrsa boksieri mė i mirė dhe me perspektivė i kampionatit u vlerėsua Andi
Murati. Aktiviteti u drejtua me kompetencė nga trajneri i apasionuar, ish-boksieri
dhe kampioni i boksit pėr peshėn 51 kg, sot trajner i vetėm i ekipeve Gentin
Bega.
Njė ndihmesė tė mirė dhe qė i ka qėndruar gjithmonė si boksit, por dhe sporteve
tė tjera, ėshtė sekretari i klubit Ismet Ajazi. Duhet vlerėsuar dhe ndihmesa
qė dha drejtoria arsimore e Beratit. Aktivitetin e ndoqėn shumė nxėnės,
prindėr, sidomos mėsues tė shkollave qė konkuronin. Nė pėrfundim, si ekip
vendin e parė e zuri shkolla Shyqyri Lakra, e cila mori dhe kupėn e kampionatit.
Nė vend tė dytė doli shkolla K.Capo. Kampionė mė shumė nxori shkolla Shyqyri
Lakra, 4 kampionė. Mė pak K.Isak vetėm me njė, ndėrsa shkollat e tjera
nxorėn nga 2 kampionė mė pak. Sado qė tė kenė dėshirė e talent fėmijėt beratas,
sado i apasionuar tė jetė trajneri Gentian Bega, sado qė tė ketė dėshirė
sekretari i klubit Ismet Ajazi, qė ti ndihmojė, po nuk u ndėrgjegjėsua
bashkia e Beratit, se nė Berat ka dhe sporte tė tjera mė tė suksesshme se
sa futbolli dhe ti kthejė sytė nga kėto sporte, atėherė do tė kemi nga
kėto sporte dhe kampione ndėrkombėtare.
Ndėrsa nė futboll kurrė nuk do tė kemi ndonjėherė shansin tė vemi nė finale
evropiane! SHA e futbollit nuk e ka hallin te rezultatet e skuadrės, por
te fitimi i saj nė kėtė kombinacion qė bėri.
Gojėt flasin shumė se drejtuesit e kėsaj SHA nuk janė aq nė gjendje qė tė
mbajnė skuadrėn. Thonė se kėta drejtues kanė borxhe ndėr njerėz qė nuk i
kanė shlyer akoma!
Ju them me sinqeritet se nuk njoh asnjė nga kėta drejtues, nuk kam asnjė
paragjykim pėr ta, por gojėt flasin dhe, o Zot qofsha i gabuar, se shkodranėt
thonė: ku ka za, sasht pa gja!
Bujar Orizaj