SOCIALISTĖT DHE DEMOKRATĖT I BASHKON PROJEKTI I QEVERISĖ BERISHA
Berat:
Ndryshe nga vendimi i ish-qeverisė Nano pėr tė hapur universitet nė Berat,
ku socialistėt dhe demokratėt ishin tė ndarė, antarė tė kėshillit bashkiak
tė mbledhur nė dt.30.11.05 rreth orės 12:00 nė sallėn e mbledhjeve tė bashkisė
pėr tė miratuar disa projektvendime si Mbi tė drejtėn e pėrfitimit falas,
Miratimi tituj nderi etj..
Ende pa u njohur mirė me proēedurėn e rendit tė ditės antari i kėshillit
bashkiak, pėrfaqėsues i PAD, z.Miltiadh Veveēka iu ka propozuar antarėve
tė kėshillit bashkiak qė pa dallim bindjesh politike tė mbėshtesin projektin
e qeverisė Berisha pėr korridorin qėndror -jugor, i cili pėrshkon aksin
rrugor Tiranė-Papėr-Cėrrik-Berat-Memaliaj.
Ai ka kėrkuar mbėshtetjen e tė gjithė kėshilltarėve pėr tė dalė me njė deklaratė
ku tė mbėshtet ky projekt dhe tė falenderohet kryeministri Berisha pėr qėndrimin
konseguent tė tij nė parlament nė lidhje me ndėrtimin e korridorit qėndror
jugor Tiranė-Papėr-Cėrrik-Berat-Memaliaj.
Kėshilltarėt e tė gjitha ngjyrimeve politike, pas propozimit tė bėrė nga
kėshilltari dr. Miltiadh Veveēka, kanė miratuar pa hezitim propozimin e
tij duke i hapur rrugėn pėrgatitjes sė njė rezolute ku ti kėrkohet kryeministrit
qė sa mė shpejt tė kryen procedurat ligjore pėr dhėnien me konēesion palėve
qė do tė ndėrtojnė kėtė rrugė.
Ndėrtimi i kėsaj rruge e shkurton rrugėn ekzistuese Tiranė-Gjirokastėr nga
220 km nė 110 km. Gjithashtu kėshilltarėt argumentuan se bėrja e kėtij aksi
rrugor do ta nxjerrė Beratin nga gjendja e xhepit dhe do tė lidhe popullsinė
e jugut me kryeqytetin dhe atė tė Shqipėrisė sė mesme e veriut me atė tė
jugut. Nė njė distancė rruge mė tė shkurtėr krahasuar me rrugėn ekzistuese
do tė ndikojė edhe nė pėrballimin e lėvizjes me njė kosto mė tė vogėl pėr
qytetarėt nėpėrmjet kėsaj rruge. Kėshilltarėt nė kėtė takim u shprehėn se
do tė mbėshtesin tė gjitha inisiativat dhe projektet qė janė nė dobi tė
komunitetit dhe tė zhvillimit nė tėrėsi pavarėsisht se nga ēkrah i politikės
vijnė.
Nė pėrfundim tė takimit iniciuesi i kėsaj deklarate z.M.Veveēka u shpreh
pėr gazetėn Lajmetari se Ndjehem shumė i kėnaqur nga miratimi unanim
i propozimit tė bėrė pėr mbėshtetjen e projektit tė qeverisė pėr ndėrtimin
e aksit rrugor tė korridorit qėndror -jugor dhe se ndėrtimi i kėsaj rruge
do tė shėrbejė jo vetėm pėr zbutjen e gjendjes sė vėshtirė ekonomike qė
ka pėrfshirė rajonin e Beratit, por do tė forcojė edhe unitetin e popullit,do
tė zhdukė diferencimet kulturore dhe krahinore, tė cilat janė prezente nė
vendin tonė,-gjithashtu, vazhdoi ai, pėrshėndes ideatorin e kėtij aksi rrugor
inxh.Xhevair Ngjeqarin.
