Politika ne Berat
kronika e numrit 112 date 17. tetor2005

Home Info Contact Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva About us

Foto : K.Dervishi

 

 

HOME NEWS OPINIONE

Tė qėnit nė opozitė fatkeqėsi apo luks ?!


  Tė qėnit nė opozitė nuk ėshtė ndonjė fatkeqsi e madhe, pėrkundrazi nė perėndim eshtė njė fare luksi.
  Ndersa nė Shqipėri socialistėt kanė filluar ta pėrjetojnė si njė tmerr i vėrtetė. Kjo pėr faktin se socialistėt opozitėn e kanė trajtuar si fatkeqsia qė ju ka rėnė atyre pėr pjesė, dhe se tė gjitha tė kėqijat kėtij kombi i vijnė nga opozita, dhe qė tė jem mė konkret nga Berisha.
  Gjatė 8-tė vjetėve tė mbretėrimit tė tyre kanė pasur vetėm njė qėllim, tė shkatėrrojnė ēdo qelizė tė opozitės, duke kaluar deri nė fjalėn e fundit tė njė ish kandidati socialist pėr deputet nė fushatėn qė sapo lamė pas (bashkė me tė) “ nuk keni faj ju, kemi faj ne qė ju kemi mbajtur me bukė”.

   Fushata qė ndermorėn socialistėt mbi PD-nė, Berishėn dhe 97-ėn kishte nė bazė kėtė filozofi, dhe pikėrisht trajtimin e kundershtarit politik si fatkeqėsi kombėtare. Kjo fushate denigrimi kunder opozites, arriti deri nė deklarata skandaloze, se ardhja e Berishės nė pushtet u quajt nga Nano-Gjinushi-Rama krim kombėtar.
  Nė ketė mori marrėzish po kujtoj vetėm njė ndodhi elektorale. Kryetari i Partisė Socialiste tė Beratit zoti Bashkim Ēela (nuk po e quaj shoku se ėshtė nė opozitė, pasi ky ėshtė koncepti ynė pėr opozitarėt si pasuri kombėtare ) nė njė tak im elektoral, nė zyrėn elektorale nė lagjen “Dėshmorėt e Kombit” e quajti kreun e opozitės armik tė Shqipėrisė, ndersa Ilir Metėn tradhėtar. Nė fund tė fjalimit salla brohoriti: Fitore! Fitore! Vdekje Sali Berishės!
   Po tė vazhdoj tė rendis fakte tė tilla ato janė pa fund. Pėrsa i pėrket konceptit qė ata kishin pėr opozitėn, koncept mbi tė cilin ndėrtuan fushatėn, ishte populli ai qė i mandatoi pėr nė opozitė mė 3 korrik. Ishte elektorati, qė i dha pėrgjigje se kush e organizoi 97-ėn, qė kujtoi se ishte i nevojshėm edhe njėherė 1992, se demokracia ishte goditur rėndė.
  Pas pėrfundimit tė farsės “opozitė kriminale” mė 3 korrik demagogėt socialistė po ngrenė opinionin se do tė hiqen nga puna tė gjithė pa pėrjashtim. Postet drejtuese do t’i marrin ai apo ajo, duke drejtuar gishtin mbi emra sharlatanėsh qė s’kanė tė bėjnė me PD-nė. Partia Demokratike tashmė e ka shpalosur platformėn fituese, dhe nė themel tė saj qėndronjnė parimet themelore tė demkracisė qė rrjedhin nga vota e 3 korrikut.

Kastriot Dervishi

shkruajtur me: Gusht 2005. |top | Commente