Kultura ne Berat
kronika e numrit 112 date 17. tetor2005

Home Info Contact Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva About us

Foto : K.Dervishi

 

 

HOME NEWS OPINIONE

Ky nuk eshte Pallat kulture!


Artisti i madh belg Rene Magritte ne tablone “Kjo nuk eshte llulle” paraqet nje llulle te pikturuar me shume realizem dhe poshte saj eshte shkruar: “Kjo nuk eshte llulle”.Ne fakt eshte nje iluzion i pikturuar i llulles , imitimi ose objekti i pikturuar sado sakte, por qe s’eshte real, na tregon se me te nuk mund te pihet duhan.
Do te thote dikush se ç’hyn kjo analize e nje vepre arti, me ane te kesaj vepre une mund te spjegoj qarte te gjithe problemin qe dua te parashtroj une po e perdor idene e Magritte, por me nje ndryshim ne vend te llulles do te vendos si objekt pallatin e kultures dhe rrjedhimisht tabloja ime do te quhet “Ky nuk eshte pallat kulture”..
Dua te ngulmoj me shume force, se ky nuk eshte pallat kulture, dhe s’eshte gje tjeter veçse nje iluzion, nje objekt i ndertuar qe s’eshte real. E them kete sepse ketu nuk prodhohet as kulture as art.
Perse nuk eshte pallat kulture?
E para qe me formen dhe menyren e ndertimit te tij, mu perpara ansamblit te vjeter , eshte si nje bunker i tmershem qe nuk eshte e veshtire te kuptosh se çfare mund te kete prodhuar, dhe cfare prodhon aktualisht. Eshte e njohur ne psikologji ndikimi i mikroambientit ne jeten dhe veprimtarine e njeriut dhe i objekteve qe rrethojne. Kjo ndertese pare nga pikpamja vizive, forma e arkitektures tregon fare qarte kohen kur eshte ndertuar, ne pozicionin ku eshte vendosur per te treguar forcen e sistemit . Kjo persa i perket anes pamore. Por une do te mundohem te hyj ne te dhe te spjegoj qarte se si funksionon, duke e anashkaluar problemin e mesiperm, por qe edhe ky ka ndikimin e tij, pa dyshim negativ.
Etika, nuk e pranon qe une te te tregoj gjithcka di ne media nga institucioni ku une punoj, pasi duhet t’i shtroj keto probleme brenda institucionit, por sterthenieve te mia askush si ka vene veshin, dhe me cinizem dhe arrogance veprojne ne te tyren.
Per te qene korekt me lexuesin po citoj disa nga shkrimet e mija per kulturen ne vite.
29 Mars 1999 “Orakulli i Tomorit” faqe 9.
“Nga 55 punonjes 90% e tyre jane punetore, marangoza, shofer, roje eshte njesoj si ta kthesh artin pjese te klases punetore.Mund te shikojme nga afer hollin e pallatit te kultures qe mban ere wc dhe vodke.Aty mund te degjosh çdo lloj bisede por asnje per artin.
-18 Dhjetor 2000 “Orakulli i Tomorit” faqe 10.
“Nga nje tualet gjigand qe eshte dhe qe qendron hapur vetem para dite,te shndrohet ne tempullin e kultures beratase e kjo kerkon patjeter nje reforme te thelle.
Te hiqen 90% e punetoreve dhe tu kthehet vlera artistike Te hiqen artistet e ardhur nga fshatarsia dhe klasa punetore, te thellohet me shume e te ristrukturohet konceptualisht ky institucion, ku bashkeveprojne shume struktura paralele”. Dhe nje jave me pas Drejtori i kultures ne Bashki zoti Kadri Kuka reagon:
25 Dhjetor 2000 “Orakulli i Tomorit” faqe 14.
“Jam plotesisht dakort me z.Kastriot Dervishi”…..
Beratit i duhet rikthyer arti e kultura e vertete. Ne vijim te idese se z.Dervishi, mbeshtes mendimin qe kultura kerkon reforme te thelle”.
Dhe ç’fare ka ndodhur realisht me reformen e thelle?!.
Mbas 14 vjetesh ne demokraci qendra e kultures ne Berat, na jep keto rezultate.(pa perfshire biblioteken, e cila eshte drejtori me vete?! Edhe kjo histori me vete).
25 Janar 2005 ne pallatin e kultures marin rroge 27 punonjes:
7 me asim te larte, 16 me arsim te mesem, 4 me arsim 8-te vjecar.
Po ti bejme nje analize me te hollesishme,per te pare nivelin professional del se shkalla e kualifikimit rezulton ne nivel tejet te ulet. Vetem 3 artiste kane akademi artesh.
Pra siç shihet nga kjo strukture organike del qarte se “Ky nuk eshte pallat kulture”.
Pra reforma e nisur nga viti 1991, ka forcuar akoma me shume termin “Arti i takon popullit” Vazhdon akoma e njejta forme e te se kaluares po e njejta skeme dhe menyre te funksionuari.Ne qendren e kultures ne Berat nuk ka kaluar asnje puhize perendimore, sa per ere te perndimit as qe behet fjale. Bashkia e Beratit sipas kesaj strukture, rezulton se ka frike te beje reforme.(Kete vit as qe behet fjale se eshte vit elektoral). Ka frike te largoje ata qe nuk kane lidhje me kulturen por qe kane lidhje vetem me rrogen e shtetit,( ose sic e quajne edhe vet ATA “zinxhirin e qenit” dhe po u keput zinxhiri dihet…”). Duke pare vetem perberjen ku 50% jane punetore{14,ketu vlen te permendim qe keta jane ne shtim e siper}dhe10% { artiste me akademi artesh} pjesa tjeter artiste amator, dhe pjesa tjeter shefa {kjo ploteson thenien ,se ne Shqiperi ne cdo tre veta njeri eshte shef.}
Me tregoni nje vend ne bote(pervec Shqiperise) ku artisti merr rroge nga bashkia si: aktor, kengetar, piktor, instrumentist etj. A e dini ju se De Niro, Di Kaprio, Madona, Pavaroti nuk firmosin ne asnje bordero te shtetit te tyre dhe aq me keq te Bashkise? A e dini ju se ne kapitalizem punohet me projekte dhe ekipe menaxhues? Reforme nuk do te thote te mbushim kulturen me te pa arsimuar dhe militante. Reforme nenkupton riorganizim konceptual i institucioneve te kultures ,pavaresi institucionesh, ristrukturim i institucioneve ,vleresim i artisteve, largimi i menjehershem artisteve amatore dhe te pa arsimuar, dhe me e rendesishmja te patalentuar,dhe i turmave me punetore . Ky ekip qe ka pushtuar pallatin e kultures nuk mund te ruaje dhe zhvilloje kulturen dhe artin,arsyeja eshte fare e thjeshte ,eshte ekip i pa arsimuar, dhe nga keta nuk mund te presesh studime dhe as mund te flitet per art. E vetmja pune qe mund te bejne eshte te shperdorojne kontributin e taksapaguesve te Beratit. Arti dhe kultura zhvillohen nga individe qe kane dhene dhe japin perdite dicka nga vetja e tyre, dhe jo nga individe qe kane ardhur per te zhvatur, ate pak qe jep komuniteti yne i varfer per kulturen. Pra,aktualisht pallati i kultures nuk ka mundesi te ruaje dhe te zhvilloje artin dhe kulturen. Drejtuesit e larte te kultures kane per detyre t’ua bejne te qarte drejtuesve te larte te bashkise dhe keshilltareve kete gjendje tejet te rende, qe ata kur te aprovojne strukturat mos te ngrene doren kotmasikoti, por t’ju behet e qarte se veprimi ne kete menyre iu rrit edhe atyre autoritetin. Kjo eshte ne kendveshtrimin e asaj cfare duhet te jete. Pare ne kendveshtrim meskin le ta ngrene doren si njehere e nje kohe dhe perfundimi dihet,na ishte njehere nje qytet me emrin Berat. Sa per dijeni ,ne vend te harreses,nje vend i banuar quhet qytet kur net e fuksionojne institucionet e artit dhe te kultures si:galeritee arteve,muzeumet,qendrat e kultures,kinemate,pallatet e sportit,stadiumet.Dhe e thene me thjesht institucionet qe mbulon drejtoria e kultures ne bashki.
Por funksionimi i tyre ne parametrat e kohes kerkon reforme te thellee cila do te bjere ndesh me shume interesa te drejtperdrejta ose te ndersjellta .Kjo do te ndodhe duam apo s’duam ne, koha do te bej te sajen ,ajo qe kane ne dore drejtuesit eshte t’i ngadalsojne apo t’i shpejtojne {deri tani drejtuesit vetem kane ngadalsuar rimet,per mos te thene qe kane pasur si qellim largimin e te afteve duke perfituar edhe nga kushtet ekonomike te tyre t’i largojne fare nga Berati per tu ndiere te sigurt ne ciflikun e tyre.}Ne kete pike dua t’ju bej me dije se z.Fatbardh Dervishi u largua per 2000 leke me shume nga kultura ne arsim. Ai keshtu shprehet, por une mendoj se nje arsye tjeter me e rendesishme ka ndikuar ne largimin e tij dhe shume te tjereve. Pallati ka rene ne duart e te paditurve{ketu e kam fjalen ne fushen e artit}dhe te punetoreve. Dhe le te mbetet ashtu sic eshte i punetoreve.nje miku im do te thoshte pernjehere hallall! hallall!.
Perse eshte I punetoreve?
Shikoni me vemendje sistemin e pagave Brenda nje institucioni ; pastruesja merr 15788 leke ne muaj , specialist i larte me UT ne muze merr 15000 leke ne muaj.Specialist i mesem ne galerine e arteve merr 11650,specialist i mesem ne estrade merr 25000,specialist i larte ne galeri {nje nga at ate tre me akademi artesh merr 16000.Te gjithe punetoret marin me shume se ai. Une mendoj dhe keshtu eshte, se pagat vendosen per koke njeriu,mbi bindje partiake nen parullen eshte i yni. Prandaj edhe tabloja “Kynuk eshte pallat kulture” shpreh te gjitha keto qe po shkruaj. Ne sistemin e pagave eshte hequr dore perfundimisht nga vlerat,aftesite,arsimi,titujt,gradat,vjetersia dhe eksperienca dhe vendin e tyre e ka zene shprehur me nje fjale, padituria. Ne shumicen e rasteve keshilltaret e votojne nen presion e trysni, strukturen organizative dhe sistemin e pagave,duke menduar,madje ,dhe duke u shprehur si babaxhane qe ju dhimbset populli i thjeshte, dhe se gjynah,lerini fukarenjte te hane nga nje cope buke. Une mendoj se perdorimi sipas metodollogjise otomano-komuniste i artisteve luan rolin e vet, por edhe keqperdorimi i tyre {ketu behet fjale per ata qe punojne ne pallatin e kultures }zgjon ne nje fare menyre deshiren per keta lloj artistesh.Nga kjo rrjedh edhe dashuria e madhe qe ka pushteti per te paditurit,kokeunjurit.Kjo eshte nje nga arsyet kryesore perse nuk behet reforme ne kulture,pra nga deshira e agallareve per cengie.
Ky problem e ka nje zgjidhje,ligji 551 dt. 07. 11. 2002 ne qofte se nuk ju takon ,gje qe s’eshte e vertete.Merreni per model te per te beret e qarte hierarkine e vlerave.Keshtu si funksionon sistemi I pagave shprehet qarte deshira e pushtetit per ti ofenduar dheshkelur vlerat. E gjithe kjo situate kaotike ne kulturen e Beratit, ka pasur si product antivlerat.Vlen te permendim fundvitin 2004, ekipi i spektakleve{teater,estrade,teater spekteklesh,grupi i show-t e turli emrash e nofkash }u katandis ne disa spektakle me nxenes shkollash.Madje na u paraqitsi prurje e madhe ne teater,ndonje premiere teatri totalisht amatore qe te kujtonte teatrin partizan per nga rekuizita..Fundviti u mbyll me koncert folku fshatar{me financim nga bashkia}ne qender te qytetit. Sa per shplodhje te lexuesit, skenes se sheshit ia kishin shaluar grupe fshataresh me turli veshjesh ,dhe me interesantia ishte prezantuesia me veshje meksikane me sombrero ne koke.Kjo tregon qarte se studiuseit e folklorit dhe specialistet qe paguhen ,nuk ekzistojne. Brenda qendres kulturore ekziston edhe nje dhome e erret, qe mban emrin muzeu historik. Drejtori z. Kuka ka menduar t’ia zgjidh hallin,duke I marre gjysmen galerise se arteve,dhe rrjedhimisht do te formoje dy gjysma. Dhe une po i perseris thenien hallall! hallall! neqofte se kjo eshte reforme. Muzeu eshte institucioni qe duhet te marre zgjidhje shume shpejt. Por ajo qe eshte kryesore,muzeun nuk e bejne muret,por puna e tij studimore dhe shkencore. Si fillim ai ka nevoje per dokumenta dhe fakte te ekspozueshme.Ne kete kontekst dua ti kujtoje bashkise se ne momentin kur grupet e punes se keshilltareve filluan aksionin e vendosjes se emrave lagjeve dhe rrugeve {me urdher nga lart},me tregoni rolin qe luajti muzeu. Historia e emrave pa histori zgjati rreth 6 muaj, dhe keshilltaret livadhisen sit e harlisur neper familjet e tyre per te nxjere ,kush babane,tezen,vjerrin,gjyshin,dajon e me radhe .Kur donin te tregoheshin patriot pas mbarimit te ndereve i erdhi radha histories,dhe filluan te perzdjedhin. Po jap nje fakt te miratuar,rruga per ne kala nga ullinjte ka marre emrin Muzak T OPIA. Historia e Beratit e njeh per gjeneralin gjumash te Skenderbeut te cilin turqit e zune ne gjume. Humbja e betejes se Beratit eshte humbje e tij. {Historia e Popullit SHqiptar, botimet Toena, academia e shkencave, faqe.419} Pikerisht kur duhej nderhyrja e specializuar, muzeu heshti dhe i la keshilltaret te bejne pazaret e tyre.Muzeu duhet ti dorezonte bashkise te gjithe emrat e personaliteteve te histories. Megjithate specialisti i muzeut merr me pak se pastruesia, c’te mbjellesh do korresh. Kjo eshte ne nje fare menyre tabloja e kultures dhe nga kjo ,tabloja ime merr emrin “ky nuk eshte pallat kulture”.


Kastriot DERVISHI
piktor

 

 

 

shkruajtur me: 17.10.2005. |top | Commente