Kastriot Dervishi
Replikë me Pavllo Shkarpën, palikarin e “Antipatreas
-Gazeta “Antipatrea”, në nr. 8 të muajit prill 2005, shkruan: “Askush nuk mund të hedhë baltë mbi “Antipatrean”. Artikull i nënshkruar nga: Xhoxhi Zallëmi, Prof. Dr. Feçor Agaçi, Dr. Arian Pushi, Ferit Mebelli, Vasil Kushi, Kristofor Papa, Hasan Braçe, Dr.Fatos Tusha, Dr.Mario Kona, Petraq Guxhumani, Zamir Saraçi, Loli Bendi, Thoma Paçuku, Fatmir Vrapi.Të gjithë anëtarët e grupit të këngës popullore “Shyqyri Fuga”. (Emrat mund të vazhdojnë më tej si nga Berati, por edhe nga beratas të larguar).
Meqënëse një pjesë e nën-shkruesve janë të njohurit e mi, jam detyruar ti pyes: A janë në dijeni të këtij nënshkrimi? Personalisht besoj dhe jam i bindur që nuk e kanë nënshkruar. Shokë të çetës së Palikar Pavllo Shkarpa ( palikar = kapedan në gjuhën greke), ju them se Palikarit tuaj ka ca kohë që i ka hipur në kokë se i njeh mirë këto punët e kulturës. Po ku i mësoi djalli këto punët e pikturistave? Mos i ka mësuar në gjimnazin e natës (thonë që edhe kungulli do diell të piqet), gjatë kohës që e kreu? Mos i ka mësuar nga ullishtja, kur mblidhte shkarpa për t’u ngrohur dhe ullinj për të kaluar klasën? ( Ulliri i Beratit përveç vlerave ushqyese që i dihen, ka pasur edhe një vlerë të rrallë për beratasit që donin të kalonin klasën, si në rastin në fjalë kur figuronte në listat e studentëve). Mos vallë i ka mësuar kur ndante nga tre autorizime për një apartament? Kjo mund të jetë e vërtetë, sepse zyrën e ka pasur afër pallatit të kulturës, zyrë nga e cila nuk u shkëpute dot edhe pse është rast unikal që ka kthyer zyrën në dyqan (pronë e komunitetit musliman). Balil Gjini ka gabuar rëndë kur mendon se ky i ka hyrë punëve të kulturës për lavdi. Jo, zoti Gjini, mos u mundo të bësh art me personazhe të tillë dhe të analizosh një sharlatan të tipit Pal.
Pal Shkarpa ose Palikari i “Antipatreas” nuk i është futur punëve të kulturës për lavdi. Ai e di mirë se, si kondrabandist floriri, i nevojiten artistët pranë vetes për të kaluar pa probleme në dogana. Unë i kam thënë kokëbosh, por për punët e kulturës. Mos u habisni kur të dëgjoni që filan artist u kap me flori në doganë. Kjo është e para, dhe e dyta në perspektivë është loja me muzeun. Nga përvoja me zyrën që e ktheu dyqan, pse mos të marrim një zyrë për “Antipatrean” në pallatin e Kulturës? Ai ua hodhi pronarëve legjitim dhe jo këtij farë shteti!
Kur bën një studim dhe interesohesh për fakte, dihet që është e vështirë ti gjesh ato, por kur debaton me Palin qenka shumë e thjeshtë, t’i bien vetë, madje nuk të lënë të kalosh rrugës.
Po kaloja rrugës, kur më turret një djalë me teftik dhe më përqafon duke më thënë: “Ç’ia kishe bërë mirë atij Palit për punën e ...”
-Ik,- i thashë,- nuk dua ta dëgjoj më atë emër, duhet të kesh nja njëqind jetë të merresh me Palikarët e Beratit, këtu e në mërgim.
Kur u largova pyeta se kush ishte ai. Më thanë se kishte qenë anëtar i çetës “Antipatrea”, por për probleme ekonomike janë ndarë.

Lajmetari...gazeta nr. 90