Pėrgjigje zotit Agim Mehqemeja nė shkrimin e tij pėr Dr. Dhimitėr Kajanėn, nė gazetėn Lajmėtari, dt. 26.06.2006
Disa mendime rreth letrės sė familjes Kajana, botuar nė gazetėn Lajmėtari tė datės 19 qershor 2006
Zoti Agim Mehqemeja,
Lexuam shkrimin tuaj pėr Dr. Kajanėn, botuar nė gazetėn Lajmėtari, tė
datės 26 qershor 2006. Nė kohėn e demokracisė qė po jetojmė, ēdo qytetar
ka tė drejtė tė shprehė opinionet e tij pėr njė temė tė caktuar, vetėkuptohet
qė edhe ju bėni mirė qė i shprehni ato nė lidhje me gjyshin tonė, Dr. Dhimitrin,
ashtu si i mendoni. Po ajo qė bie menjėherė nė sy nė shkrimin tuaj nuk ėshtė
dashamirėsia pėr tė shkruar tė vėrtetėn objektive, pėrkundrazi e maskuar
nė aludime tė stėrholluara deri nė tymnaja, del tendenca juaj pėr ta veshur
me njė hije dyshimi, madje pėr ta zhvehur fare nga ideali patriotik veprimtarinė
e mjekut tė nderuar, paraardhėsit tonė martir tė atdheut Dr. Dh. Kajanėn.
Dhe kjo jo rastėsisht, apo pa dashje, pėrkundrazi me qėllim tė caktuar duhet
denigruar ky personalitet i shquar, i cili ndryshe nga shumė patriotė qė
i mbijetuan persekutimit tė pushtetit turk, dha gjėnė mė tė shtrenjtė tė
njeriut, jetėn nė moshėn 44-vjeēare, bashkė me Baki Gjebrean, Ismail Klosin,
Muharrem Lleshin dhe Hajredin Fratarin, duke u bėrė kėshtu dėshmorė.
Interesante, zoti A. Mehqemeja, kėtė gjė, me sublimen njerėzore, ju bėni
sikur e keni harruar nė shkrimin tuaj dhe kapeni pas ditarit tė Babė Dudės,
Shyqyri Lakrės si dhe shprehni dyshime pėr ngritjen e flamurit nė lagjen
Kala. Na lejoni tė shprehim edhe ne faktet tona, pėr ato ēka tė pėrmendura
mė lart, ju i shihni tė pavėrtetuara.
Historia ėshtė e vėrtetė qė duhet tė mbėshtet nė dokumenta tė kohės. Por
nė kohėn e Turqisė dhe tė Luftės sė parė Botėrore, veē gazetave tė pakta
shqiptare, tė botuara jashtė shtetit, nė Shqipėri shtypi ishte pothuaj inekzistent.
Kėshtu qė ne duhet tė kėrkojmė si nė kohėn e sotme tė dhėnat pėr ngjarjet
e atėhershme. Nė tė tilla raste marrin pėrparėsi ditaret e bashkėkohėsve
dhe kujtesa historike, kolektive popullore. Z. Mehqemeja kėrkon qė Babė
Duda tė shkruajė jo vetėm pėr martesėn e Dr. Kajanės, por edhe pėr aktivitete,
mbledhje patriotėsh etj. Zotėria bėn sikur harron, por nė fakt e di mirė
qė Babė Dudės turqit i kishin djegur shtėpinė nė Kala, e survejonin dhe
e pėrndiqnin, pra e kishin nė grykė tė pushkės. Si rrjedhojė Babė Duda duhej
tė ishte mjaft i matur, prudent dhe tė bėnte kujdes deri nė shkrimin e ditarit
tė tij, i cili mund tė binte nė duart e autoriteteve turke dhe kėshtu tė
bėhej shkas pėr tė dėmtuar tė tjerėt. Pėrsa i pėrket ditarit tė Shyqyri
Lakrės, dikur nė muzeun e qytetit, sot i zhdukur, sipas atyre qė e kanė
lexuar, nė kėtė ditar ėshtė protokolluar edhe vendimi i bashkisė sė Beratit
qė e ngarkonte Dr. Kajanėn me misionin e negociatorit pėr shmangien e gjakderdhjes
ndaj popullatės beratase nga ana e vorioepirotasve, mision tė cilin koha
e atėhershme vėrtetoi qė ai e kreu me sukses.
Zoti Mehqemeja vė nė dyshim datėn e ngritjes sė flamurit nė Kala, sepse
kjo nuk ėshtė e shkruajtur nė shtypin e kohės, pėr tė cilin shtyp inekzistent
ne kemi arguemntuar mė lart. Vendi i ngritjes sė flamurit ka qenė kisha
e Shėn Mitrit dhe dihet qė tradicionalisht edhe sot e kėsaj dite kjo kishė
meshohet njėherė nė vit dhe pikėrisht ditėn e shenjtit qė ėshtė datė fikse,
gjithmonė mė 26 tetor. Meqėnėse Dr. Kajana kishte emrin Dhimitėr, pra tė
shenjtit tė kishės, banorėt patriotė tė Kalasė, tė lagjeve tė poshtme dhe
patriotėt e ardhur nga mėrgimi ia besuan atij kėtė nder me lavdi historike.
Kjo ngjarje jo aq e largėt, rreth 95 vjet mė parė, ėshtė arshivuar nė kujtesėn
e banorėve tė Kalasė dhe vazhdon tė pėrēohet nga gjeneratat e vjetra nė
ato tė reja deri mė sot. Analogjikisht kujtojmė kėtu ngritjen e flamurit
nga Gori Naska nė fshatin Vokopolė tė Urės Vajgurore. Edhe pėr kėtė ngajrje
historike nuk kemi tė shkruara nė shtypin e kohės, megjithatė historiografia
jonė nuk e ka vėnė atė nė dyshim. Atėherė me tė drejtė mund tė bėjmė pyetjen:
pse pėr Vokopolėn qenkėrka e vėrtetė ngritja e flamurit dhe pse pėr Kalanė
e Beratit duhet tė vihet nė pikpyetje, kur dihet qė shqiptarėt historikisht
mė shumė kanė luftuar se sa kanė shkruar? Pėr mė tepėr vetė zoti Mehqemeja
mė 6 qershor 2003 nė tubimin e intelektualėve demokratė deklaroi se para
ngritjes sė flamurit nė Vlorė, Berati kishte dhėnė shembuj pozitivė. Zotėria
nė fjalė, i cili pėrmend ēuditėrisht me kompetencė emra oficerėsh e gjeneralėsh
turq nė Kala, e di shumė mirė qė nė fund tė tetorit ushtria turke ishte
mundur, dėrrmuar nga ushtritė e aleancės ballkanike dhe ata pak ushtarė
qė kishin mbetur nė Berat nuk kishin as tė hanin.
Tė dhėnat tona pėr Dr. Kajanėn janė marrė nga intelektualė tė spikatur,
ndėr tė cilėt po pėrmendim disa emra: Prof. Skėnder Luarasi, atdhetar, shef
katedre nė universitetin e Tiranės dhe Dr. Dhimitėr Shurdha, mjek bashkėkohės
nė Berat, Llambi Goxhomana i vjetri, patriot dhe kumbarė i familjes Kajana,
Vlash Papa, veteran i arsimit beratas, Thoma Capo, mėsues patriot i kohės
sė Luigj Gurakuqit, Prof. Dr. Fejzi Hoxha, mjek i shquar dhe shef klinike
e katedre nė Universitetin e Tiranės, Kostaq Bulluta-Xhokaxhiu, veteran
i arsimit beratas, Jani Veveēka, kimist i AIPA-s, pedagog i shquar dhe drejtor
i shkollės pedagogjike, Dr. Josif Nushi, ish-anėtar i kryesisė sė shoqatės
mjekėsore austriake etj., qytetarė tė besueshėm dhe tė ndershėm, si: Bektash
Burrimi, veteran i shoqatės Bashkimi nė lėvizjen fanoliste, Janaq Kumani,
Petraq Truja, Xhymyrteka, Arapi, Cici, Papapavli, Dyshniku, Picinane etj.
Qeveria e mbretit Zog, tepėr e kujdesshme nė trajtimin e barabartė tė shqiptarėve
sipas pėrkatėsisė fetare, duke vlerėsuar veprėn e Dr. Dh.Kajanės, i akordoi
bursė tė tre djemve tė tij: i madhi Vasili u arsimua ushtarak, i dyti Nasi
studioi me paratė e shtetit nė Paris dhe u diplomua mjek, i vogli Gaqi ndoqi
shkollėn amerikane nė Tiranė. Vetėm qeveria komuniste e kaloi nė heshtje
figurėn patriotike tė Dr. Dh. Kajanės. Arsyeja e parė u bė djali i madh:
kapiteni trim Vasil Kajana qė iu kundėrvu ballėpėrballė qeverisė komuniste,
u dėnua nga gjyqet e kohės nė vitin 1946 dhe vdiq nė burg si armik i paepur
i regjimit nė vitin 1974. Arsyeja e dytė: Dr. Kajana u ekzekutua me varje
nė litar prej turkomanėve tė Haxhi Qamilit. Por Haxhi Qamili i fshatrave
tė Shqipėrisė sė Mesme i duhej Enver Hoxhės pėr tia servirur aleatėve rusė
si figurė analoge me Pugaēovin kryengritės fshatar kundėr carit dhe pasanikėve.
Duke mohuar veprėn patriotike tė Dr. Dh. Kajanės ne tregojmė qė vazhdojmė
ende tė kemi komplekse dhe mendėsi tė kohės sė shkuar dhe se jemi ende tė
papėrgatitur pėr tu integruar nė Europėn e Bashkuar, ideal pėr tė cilėn
dha jetėn 9 dekada mė parė pararendėsi ynė i nderuar.
Dhimitėr Vasil Kajana
Xhovan Gaqi Kajana
Serxhi Nasi Kajana
Thoma Gaqi Kajana
Kristela Xhovan Kajana
Eftali Vasil Kajana
Polikseni Nasi Kajana
Llazar Gaqi Kajana
Dora Thoma Kajana
Vasil Dhimitėr Kajana
Jo pėr replikė
Tė nderuar pjesėtarė tė familjes Kajana, po e shoqėroj reagimin
tuaj ndaj shkrimit tim tė botuar nė gazetėn Lajmėtari tė datės 26 qershor
tė kėtij viti Disa mendime rreth letrės sė familjes Kajana, vetėm me kėtė
shėnim tė shkurtėr.
Qė nė hyrje tė shkrimit e kam pėrcaktuar pozicionin tim qartė. Unė u nisa
thjesht pėr tė mbrojtur njė tė vėrtetė dhe pėr tu mbrojtur edhe ju nga
njė gabim qė e kishit bėrė me dashja apo pa dashje, duke pėrdorur si dokumente
mbėshtetėse tė veprimtarisė sė doktor Kajanės dy vepra qė nuk kishin fare
lidhje me veprimtarinė e tij, ditarin e Babė Dudės dhe ditarin (duhej shkruar
kujtimet) e Shyqyri Lakrės. Pikėrisht kėto vepra nuk duheshin pėrmendur
nga ana tuaj. Gjithashtu pėr ngritjen e flamurit shpreva njė dyshim qė e
prisja me dėshirė tė vėrtetohej.
Nė vend qė ju tė bėnit replikė me veten tuaj, mundoheni tė bėni replikė
me mua. Unė nuk kam shtuar asgjė mė tepėr nga ajo qė keni thėnė ju vetė.
Dhe as kam kėrkuar mė tepėr. Kėshtu qė figurėn e gjyshit tuaj jeni ju qė
e keni cėnuar dhe jo unė. Kam theksuar nė fund se veprimtaria e ēdo personi,
jo vetėm e doktor Kajanės, duhet mbėshtetur nė tė vėrteta tė njohura historike
dhe jo nė trillime dhe i takon historianėve ta thonė fjalėn e tyre.
Me respekt
Agim Mehqemeja