Sqarim
Znj. Parashqevi Sahatēiu
Znj. Parashqevi, nė shkrimin qė botova pėr mbylljen e debatit me familjen
Kajana, theksova se, nėse kjo familje dėshiron tė sqarojė deri nė fund ēėshtjen
e doktor Kajanės, nė njė gazetė qendrore dhe jo te Lajmėtari, se kjo ėshtė
njė gazetė vendore, tė hapė njė debat me historianin Gazmend Shpuza, sepse
ėshtė ai qė e akuzon doktorin, mbėshtetur sipas tij nė dokumente tė arkivit
tė shtetit, tė cilat i permend nė shėnimin nr. 88. Ky shkrim nuk ka asnjė
lidhje me atė ēka thotė nė kujtimet e tij Eqrem bej Vlora. Kėto janė dy
shkrime krejt tė pavarura. Gjithashtu unė nėnvizoj nė shkrimin tim se mirėpres
ēdo dokument arkivor nė mbėshtetje tė doktor Kajanės, nėse pėrmendet emri
i tij nė to.
Ju, znj. Parashqevi nuk e patėt prasysh mendimin tim dhe dėrguat pėr botim
njė shkrim nė mbėshtetje tė doktor Kajanės nė gazetėn Lajmėtari.
Kjo mė dha rast tė shkruaj kėtė sqarim.
Nė shkrimin tuaj nuk gjejmė ndonjė tė dhėnė nga arkivi i shtetit ose nga
Historia e Shqipėrisė, ku tė emėrtohet veprimtaria e doktor Kajanės. Vetėm
mundoheni tė zhvlerėsoni mendimin e shprehur nga historiani Gazmend Shpuza.
Kjo nuk mjafton.
Ju thoni nė shkrimin tuaj se doktor Kajana ėshtė varur nga rebelėt mė 18
prill 1914. Nėse pranojmė kėtė datė, atėherė varja e doktor Kajanės nuk
lidhet me rebelėt e Musa Qazimit. Po ju duhet ta dini se lėvizja e rebelėve
(sipas Historisė sė Shqipėrisė faqe 419-425), ka nisur me incidentin e Urės
sė Limuthit pranė Tiranės mė 17 maj 1914 dhe mė pas mori tė pėrhapur. Mė
23 qershor 1914 u mor Elbasani. Berati u pushtua nga bandat greke nė gusht
1914 dhe pas disa ditėve u dėbuan nga rebelėt e Musa Qazimit. Kjo kohė pėrkon
edhe me dėnimin e doktor Kajanės.
Pra, ju kėshtu e deformoni tė vėrtetėn historike, nuk e vendosni drejt zhvillimin
e ngjarjeve, gjė qė pėr njė historian nuk ėshtė e lejueshme dhe e bėn tė
pabesueshme gjithēka qė shkruani.
Pa e zgjatur, me respekt,
Agim Mehqemeja

