85-vjetori i spitalit tė parė rajonal tė Beratit
Doktor Hajdar Sulo themeluesi i spitalit
Doktor Hajdar Sulo 1866-1936
Nė 85-vjetorin e ngritjes pėr herė tė parė tė spitalit tė prefekturės sė
Beratit (30.05.1921- 30.
05. 2006), pėrkujtojmė ngjarjen mė tė shėnuar nė historinė e mjekėsisė pėr
Beratin e
krahinat e tij nga Shkumbini deri nė Vjosė dhe nga Adriatiku deri nė Sulovė
ku shtrihej kjo prefekturė.
Njėherėsh pėrkujtojmė nė 140-vjetorin e lindjes dhe 70-vjetorin e vdekjes
dhe doktor Hajdar Sulo, i cili, duke vėnė nė jetė vendimin e qeverisė tė
dalė nga Kongresi Kombėtar i Lushnjes, janar 1920, pėr ngritjen e njė spitali
nė Berat, u bė i pari dhe i vetmi qė me punė vetėmohuese ngriti spitalin
rajonal tė Beratit nė lagjen Goricė. Pesė lekė i dha bashkia, nėntėdhjetė
e pesė i nxori nga populli dhe xhepi i tij duke vajtur derė mė derė tek
ata qė kishin.
E dėgjonin dhe i thoshnin po, se kishte 29 vjet qė po u shėrbente. Natėn,
pa llogaritur ditėn, doktori kaloi sokakeve nė errėsirė, nė tė ftohtė apo
nė shi pėr tė hyrė nė portat e qytetarėve nė ankth dhe pėr tė pėrzėnė nga
shtėpitė e tyre vdekjen qė po u vinte vėrdallė. Dhe kur grumbulloi sa mendja
i tha se me to mund tė ngrihet spitali, shkoi nė Shkodėr dhe bleu batanijet,
shkoi nė Vlorė e bleu krevatat e hekurta.
Vasil Pambukut, qė e thirri pėr ekonomat nė spital, i thoshte:
Vasil, shėnoi mirė harxhat qė po nxjerrim nga qeseja, se janė tė popullit!
Ndėrsa Urani Filipi, e veja kryefamiljare, shpirtbardhė dhe me autoritet
nė lagjen Goricė, lėshoi shtėpinė pėr spitalin me qiranė mė tė ulėt.
Me pesėmbėdhjetė shtretėr, spitali u ēel nė Berat. Javė mė parė tė kėsaj
pune tė madhe tė doktorit, Drejtoria e Pėrgjithshme e Shėndetėsisė nė Shqipėri
kishte marrė vendimin :
Dr. Hajdar Sulo, emėrohet drejtor i spitalit tė prefekturės sė Beratit.
Nė Njoftime historike mbi zhvillimin e mjekėsisė nė Shqipėri, faqe 98,
botuar nėn drejtimin e Universitetit Shtetėror tė Tiranės, me autor Prof.
Fejzi Hoxha, Tiranė 1962, shkruhet:
Mė 1921, me ndihmėn e bashkisė dhe tė vetė popullsisė sė qytetit, u ngrit
njė spital i vogėl me 15 shtretėr dhe me drejtor Dr. Hajdar Sulon, i cili,
ndihmon dhe vetė pėr pajisjen me materiale.
Mbas doktor Hajdar Sulos, erdhėn nė spital si drejtorė tė tij doktor Leon
Gjini, doktor Xhafer Kongoli, doktor Jani Kona dhe mė vonė, mė 1940 doktor
Lluka Muēo.
Hajdar Ferhat Sulo, lindi nė Libohovė nė vitin 1866 nė njė familje tė shquar
atdhetare. Kėtu mbaroi shkollėn fillore e paskėtaj atė para tė mesme. Duke
parė pėrparimin e shkėlqyer tė tij, i ati Ferhat Sulo, kadi, kryetar gjykate
nė Drejtorinė e Perandorisė Turke, e ēoi pėr tė vazhduar Zosimean e Janinės,
nė tė cilėn studioi gjatė viteve 1881-1886. I shkėlqyer e pėrfundoi dhe
kėtė shkollė tė dėgjuar dhe me autoritete shkencore dhe pedagogjike jo vetėm
nė Greqi, por edhe jashtė saj. Fill mbas mbarimit tė Zosimeas, shkoi nė
Stamboll ku u regjistrua dhe nisi studimet e larta nė Fakultetin e Mjekėsisė.
Veē autoriteteve shkencore mė tė mira tė Perandorisė turke nė fushėn e mjekėsisė,
qė jepnin mėsim kėtu, ishin ftuar me kontratė dhe shumė mjekė me grada tė
larta shkencore nė mjekėsi nga Franca dhe Gjermania. Me titullin Aligjullala
para emrit qė ėshtė shėnuar nė dipllomė e qė do tė thotė i shkėlqyer,
mbaroi Fakultetin e Mjekėsisė. Mė pas bėri dhe njė specializim njėvjeēar
pėr ndėrhyrje kirurgjikale nė lindjet e vėshtira.
Nė vitin 1892, la qytetin me bukuri pėrrallore nė botė, Stambollin, duke
refuzuar emėrimin e tij atje. Zgjodhi qė nė fillim Beratin, Shqipėrinė e
tij pėr ti shėrbyer popullit tė vetė. Animi nga ky qytet e jo nga njė tjetėr
erdhi se prej tij e kishte origjinėn e ema. I biri qė kur ishte i vogėl
dhe i ri, kishte ardhur jo pak herė nė Berat, kishte qėndruar jo pak ditė.
Ndėrsa mė 1892 erdhi i maturuar dhe me dipllomėn e mjekut pėr tė mos u larguar
mė pėr dyzet e katėr vjet rresht. Nė kėtė kohė shėrbimi si mjek pėr gati
njė gjysmė shekulli si asnjė tjetėr deri tani dhe me shėrbimin qė ofroi
me aftėsi tė rralla profesionale, qė ruhen edhe sot e kėsaj dite nė kujtesėn
e qytetarėve beratas, doktor Hajdar Sulo, vjen sot pas 70 vjetėsh nė memorien
e beratasve njė emėr me njė vepėr e pavdekshme.
Do tė na duhesh tė ēelnim njė kapitull tjetėr qė mund tė ishte sa njė libėr
pėr tė shkruar pėr veprimtarinė atdhetare tė mjekut. Por njė artikull gazete,
nuk na lejon pėr tė folur pėr ndihmėn qė dha nė krijimin e ēetave tė armatosura
mė 1906-1908, nė aderimin si pjesėtar aktiv nė shoqėrinė atdhetare ilegale
Shoqėria e zezė pėr Shpėtim; me shpalljen e Pavarėsisė nė Berat mė 27
nėntor 1912, pėr dėnimin me vdekje qė iu dha nga rebelizmi mė 1914, pse
nuk donte e luftoi pėr tė mos u rikthyer sundimi turk nė Shqipėri, pėr pjesėmarrjen
nė lėvizjen demokratike nė Shqipėri nė vitet 1923-1924 dhe pėr tė mbajtur
tė pastėr shėndetėsinė nga abuzimet.
Varrimi madhėshtor qė iu bė, tregoi shumė. Berati u tund, i paparė dhe i
padėgjuar, e qau i madh dhe i vogėl nė aė ditė qė humbi njė njeri tė madh.
Mikail Miti
Drejtor i spitalit rajonal tė Beratit