Artet Figurative nė Berat 1944 1957
Pas ēlirimit tė vendit nė 1944, siē dihet u vendos sistemi i ri qeverisės,
sistemi komunist. Ndryshimi i sistemit sjell me vete kushte tė reja zhvillimi.
Historia ndėrtohet mbi kushtet e kohės dhe nė tė ndihet fryma e re e zhvillimit.
Por kjo frymė e re zhvillimi nė artet figurative, u krijua pėr tu kanalizuar
nė analet e politikės komuniste.
Edhe pse kish pasur njė prejardhje tė shkėlqyer nė ikonografi (vlen tė pėrmendim
Onufrin, Nikollėn, Selenicėn, Shpatarakun, Ēetirėt etj.) kjo nuk u pėrdor
fare. I gjithė zhvillimi ngrihet mbi artin e realizmit, por ky realizėm
kanalizohet ne kanone te forta. Ky realizėm u aplikua pa u gėrshetuar me
traditėn e vendit, qė do te thote se artistet i perkisnin artit demonstrativ.
Pra zhvillimi nėn ndikimin e vendeve te Lindjes nė Shqipėri, favorizoi edhe
zhvillimin e arteve figurative ne Berat, i cili si nė tė gjithė vendin u
zhvillua i gjithi nė frymėn e artit demonstrativ, pra art nė shėrbim tė
politikės dhe nė rastin konkret nė shėrbim tė diktaturės komuniste. Nė kėtė
periudhė filloi tė vinin artistė nga vendet e lindjes pėr tė pikturuar dhe
pėr tė ekspozuar veprat e tyre. Kemi raste edhe nė Berat: Piktori rumun
Vasile Kazari qėndroi disa ditė duke pikturuar nė Berat. (Gazeta Bashkimi
15 tetor 1955). Piktori Gjerman nga Berlini Tom Bayer bėri 35 peizazhe nga
Shqipėria, si dhe disa peizazhe nė Berat. (Gazeta Bashkimi 13 tetor 1956)
Piktori rus Viktor.S.Ivanov sė bashku me J.Myler hapėn ekspozitėn e artit
sovjetik nė Tiranė, dhe tė dy sė bashku pikturuan Beratin. (Gazeta Bashkimi
31 tetor 1956) Kėto raste ndikuan nė kėtė periudhė, dhe shėrbyen pėr zhvillimin
e arteve figurative. Krijimi i marrdhėnieve tė reja shoqėrore, krijoi kushtet
pėr nje art tė tillė, i cili qė me lindjen u fut nėn komande, u vu nė shėrbim
tė sistemit politik shoqėror duke pasqyruar pa pushim realitetin e dhunshėm.
Megjithate duke u larguar nga kjo analizė, gjithsesi njė jete artistike
me kushte tė pėrcaktuara filloi tė marrė jetė nė Berat, menjėhere pas ēlirimit.
Siē e thashė mė sipėr sistemi vepronte nga lart- poshte. Nė vitin 1946 ne
Tirane hapet pėr herė tė parė nė Shqipėri Liceu Artistik Jordan Misja,
e para shkolle arti figurativ.
Nė Berat filloi kursi i pikturės, nėn organizimin e shtėpive tė kulturės.
Kursi i pikturės nė njė farė mėnyre bėhet shkolla e parė e artit figurativ
nė Berat. Por njėkohėsisht shkuan edhe nxėnesit e parė nė Liceun Artistik
nė Tiranė, (Dhimitėr Buda (1929 1992), Thanas Papa (1931), Grigor Ikonomi
(1934), Sotir Capo (1936), Hasan Nallbani (1934), Llazar Myzeqari (1935).
Fillon tė krijohet plejada e re e artistėve beratas pas ēlirimit tė Shqipėrise.
Filloi tė zbatohej sistemi sovjetik nė arsim dhe kulturė.
Vladimir Jani (1921 -2001) dhe kursi i pikturės.
Piktori shkodran i cili kishte mbaruar studimet nė Itali emėrohet nga Ministria
e Arsimit nė qytetin e Beratit, ne vitet 1946-1949. Ky piktor vjen si mesues
ne shkollėn pedagogjike, por hap kursin e piktures nė shtepine e kulturės.
Pra Vladimir Jani ėshtė njė shans i madh pas Dhimiter Ēanit (para ēlirimit)
nė mėsimin e vizatimit nė Berat. Dhe nga kursi tė cilin e drejtonte Vladimir
Jani u krijua brezi i artisteve beratas Dhimiter Buda, Sotir Capo, Yzedin
Shelegu, Grigor Ikonomi, Hasan Nallbani dhe Llazar Myzeqari. Ne qytetin
e Beratit kanė kaluar shumė mėsues vizatimi e pikture, por Dhimitėr Ēani
para ēlirimit dhe Vladimir Jani pas ēlirimit do tė mbeten dy themeluesit
e brezave tė artistėve figurativė nė qytetin e Beratit. Nė shtėpinė e kultures
( qė ndodhej nė shtėpinė e familjes sė Haznedarėve, pranė Teqesė sė Helvetive,
kujton piktori Grigog Ikonomi, ndėrsa piktori Y.Shelegu kujton se mė pas
shtėpia e kulturės kaloi te shtėpia e Bardhė. Kursin e vizatimit e drejtonte
piktori shkodran Vladimir Jani, i cili punoi 3-4 vjet nė Berat dhe la vizatime
e piktura tė shumta.) Kursin e vizatimit e ndiqnin femijėt para se tė shkonin
nė lice. Ne takimin e pasur me piktorin e madh shqiptar Vladimir Jani nje
muaj para se te vdiste ne prill te vitit 2001, ai deklaron: Ngrita kursin
e parė tė fėmijėve nė qytetin e Beratit pas luftes i dėrguar nga Ministria
e Arsimit pasi Berati nuk kishte asnjė specialist nė kėtė fushė.
Vladimir Jani hyn nė historinė e pikturės nė Berat si themelues i kursit
tė pikturės dhe si mėsuesi i parė profesionist i bazave tė vizatimit. (Mėsuasi
i parė ka qėnė artisti i madh korēar Dhimitėr Ēani, por ky nuk ka punuar
me fėmijėt, ka ushtruar aktivitetin e tij vetėm si artist dhe si mėsues
i thjeshtė vizatimi.) Ky kurs qė mė vonė i kalon qendrės kulturore tė femijeve,
do tė vazhdojė pa ndėrprerje deri nė ditėt e sotme. Vlen tė pėrmėndet njė
nga mesuesit e parė tė vizatimit beratas, Fiqiret Ymeraj. (mėsuesi i parė
i vizatimit pas ēlirimit ishte Fiqiret Ymeraj. kujton Y. Shelegu.) Jani
mbetet nja nga piktorėt mė tė mėdhenj tė traditės shqiptare, por pėr Beratin
do tė mbetet pėrgatitėsi i brezit tė parė tė artistėve figurative tė arsimuar.
Ne vitin 1951 nė qytetin e Beratit, vjen i pari artist beratas me arsim
artistik,
(siē thamė mė sipėr u dėrguan nė liceun e Tiranės) dhe ky ėshtė Dhimiter
Buda (1929-1992). Pra Buda eshte i pari artist nė qytetin e Beratit me shkolle
arti. Para Budės gjejmė vetėm raste tė amatorėve tė pikturės siē janė Fatmir
Shehu dhe piktori dekorator-amator Lili Ropi. Piktori amator Fatmir Shehu
(1922-1973) merrej me zmadhime fotografish, portrete, peisazhe dhe natyra
tė qeta dhe njihet si i pari piktor (amator) nė qytetin e Beratit. Pas Budės,
pėrfundojnė liceun Thanas Papa dhe Grigor Ikonomi, tė cilėt menjėherė shkuan
me studime nė Moskė dhe nuk u kthyen mė nė Berat. Aktivitetin e tyre artistik
e ushtruan nė Tiranė. Dhimitėr Buda (1951), Sotir Capo dhe Hasan Nallbani
nė vitin (1954), Llazar Myzeqari nė 1955, Yzedin Shelegu nė vitin 1956,
krijojnė brezin e parė tė artisteve beratas, tė gjithė kėta artiste lidhen
ngushtė me qytetin e Beratit pėr rreth 40 vjet duke u bėrė protagonistė
tė jetės artistike nė Berat.
Pra Nallbani, Capo, Buda, Myzeqari dhe Shelegu janė tė parėt artistė tė
arteve figurative nė Berat. Kjo prurje artistike krijoi kushte pėr krijimtari
tė organizuar.
Ne janar te vitit 1954 ne Tiranė formohet Galeria Kombetare me 100 vepra,
ndėr to ishin dhe veprat e artisteve qe krijuan kushtet dhe brezin e parė
ne Berat, Dhimitėr Ēani dhe Vladimir Jani. Po nė vitin 1954 Hasan Nallbani
nė ekspozitė kombėtare nė Tiranė ekspozon diplomėn Refugjatėt.
Nė kėto momente u krijuan kushte pėr krijimtari tė organizuar, dhe pikėrisht
artistėt Buda, Capo dhe Shelegu hapin tė parėn ekspozitė nė Berat.
Ekspozita e parė nė Berat kujton piktori Yzedin Shelegu: u hap nė lokalin
e Hotel Tomori (sot pronė e familjes Dyrmo, nė Bulevardin Republika
nė njė sallė tė vogėl. Kjo ekspozitė ka pasur shumė sukses pėrsa i pėrket
numurit tė vizitorėve. Ekspozova unė, Dhimitri dhe Sotiri. Hasani nuk mori
pjesė sepse ishte ushtar. Ekspozova njė pllakat pėr Skėnderbeun
Nė Gazetėn Kushtrimi 22 dhjetor 1979, Sulejman Fuga shkruan: Sotir Capo
pasi mbaroi shkollėn mė 1956 hapi tė parėn ekspozitė tė arteve figurative
nė Berat. Nė kėtė ekspozitė u paraqit me tre krijime , portrete. Lenini
Bajram Curri Malėsoria.
Nė revistėn Nėntori 1957, jepet informacion nga veprimtaritė kulturore
nė rrethe dhe konkretisht shkruhet:
Hapen ekspozita te arteve figurative.
Mė 13. X. 1957, nė njėrėn nga ndėrtesat e rrugės kryesore Enver Hoxha
te Beratit, pėr nder tė 40-vjetorit tė Revolucionit Socialist tė Tetorit,
u ēel pėr herė tė parė nė kėtė qytet njė ekspozitė e arteve figurative.
Nė ekspozite ka kryesisht punime tė skluptorit tė ri Dhimiter Buda, tė piktorit
Sotiraq Capo dhe tė dekoratorit Yzedin Shelegu. Skluptori Dhimiter Buda
ka ekspozuar disa boceta sklupture dhe kompozimin E pamposhtura, ku paraqet
njė vajzė pėrpara torturave. Kurse dekoratori Yzedin Shelegu ka vendosur
nė kėtė ekspozitė, sė bashku me punimet e tjera edhe pllakatėn Pėr paqen
dhe miqėsinė, tė cilėn e ka pėrgatitur pėr konkursin e 40-vjetorit te Revolucionit
Socialist te Tetorit.
Nga kėto tė dhėna tė kohės, 13 Tetori i vitit 1957 shėnon njė nga datat
mė tė rėndėsishme tė arteve figurative nė Berat.
Por ajo qė vėrehet nga fotot e ekspozitės sė parė nė Berat, janė veprat
e artistėve, dhe publiku qė viziton ekspozitėn. Nė njėrėn prej fotove duken
qartė portreti i Leninit i Sotir Capos dhe tre vepra tė Dhimitėr Budės,
E pamposhtura, Skėnderbeu, Aleksandėr Moisiu. Nė foton tjetėr ėshtė
pllakati i Yzedin Shelegut Pėr paqe dhe miqėsi si dhe boceti i Budės Partizani
nė sulm, portret djali i S.Capos, Peizazh me pemė i S.Capos si dhe tre
detyra shkolle qė duken qartė qė janė tė Capos. Vepra e Budės E Pamposhtura
deri nė vitin 1998 ka qėndruar nė Muzeun Historik tė Beratit, por me ēvendosjen
e tij ajo u thye sė bashku me disa vepra tė tjera tė fondit tė muzeut.
Kastriot Dervishi, piktor

