Politika e Beratit
kronika e numrit 150 date 24 korrik 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

 

 

HOME NEWS POLITIKA

Intervistė me z. Shkėlqim Hysi, kryetar i komanduar i degės sė PD-sė Berat


Shkelqim Hysi ka lindur ne Berat me 23/05/1966 dhe banon ne lagjen “30 vjetori”, i martuar me dy femije.
Ne vitet 1980-1984 ka kryer arsimin e mesem te pergjithshem ne shkollen “Babe Dude Karbunara” Berat.
Ne vitet 1984-1989 ka kryer arsmin e larte ne Fakultetin e Mjeksise ne degen Mjeksi e Pergjithshme ne Universitetin e Tiranes
Ne vitet 1994-1998 kryen specializim per mjek otojater prane Fakultetit te Mjeksise ne Universitetin e Tiranes.
Eksperienca e punes fillon ne vitin 1989 si mjek i pergjithshem dhe i familjes ne qendren shendetsore Vokopole deri ne vitin 1992, prej ketij viti deri ne 1994 punon mjek prane urgjences ne Spitalin Rajonal Berat.
Ne vitin 1998 e ne vazhdim mjek otojater prane Spitalit Rajonal Berat. Pjesėmarres ne disa konferenca medico-kirurgjikale si dhe specializim pasuniversitar ne fushen e rinoplastikes.
Per te gjitha keto disponon ēertifikatat perkatese.
Eshte anėtar i Akademise Amerikane per Kirurgjine e kokes dhe te veshit, si dhe eshte anėtar i Urdherit te Mjekut te Shqiperise.
Eshte njohes i mire i kompjuterit si dhe zoteron ( te mbrojtura prane fakultetit te Gjjuheve te Huaja ne UT) gjuhet frengjisht dhe anglisht. Jeta politike fillon ne vitin 2001 si anėtar i Partise Demokratike.
Ne vitin 2002-2005 kryetar i grup seksionit te lagjes “Kushtrim”, ne vitin 2005 sekretar i KZZ ne zonen zgjedhore Nr.74 Berat. Aktualisht kryetar i komanduar i deges se PD Berat.

Jeni komanduar nga selia blu nė krye tė degės sė Partisė Demokratike tė Beratit. Cilat janė pėrshtypjet e para nė krye tė kėsaj dege?

Duke qene se shumica e anėtareve te ktyesise si dhe ish kryetari i deges, u emeruan drejtues te institucioneve ne rreth (emerime keto plotesisht te merituara), ne degen e PD u krijua si te thuash nje vakum i cili solli si rrjedhoje ato probleme qe jane evidente sot.

Koalicioni i qendrės sė djathtė po mbush vitin nė pushtet. A keni ndonjė koment pėr drejtuesit e ndėrmarrjeve dhe institucioneve tė kėtij koalicioni nė Berat?

Ne menyre individuale te gjithe drejtuesit e koalicionit kane punuar ne menyre te kenaqshme, por nuk ka funksionuar fryma e grupit te ketij koalicioni.

Mjaft aktivistė dhe militantė tė partive tė koalicionit janė tė pakėnaqur. Ata janė ende tė papunė. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė grup interesi nė politikė?

Une nuk kam asnje informacion nga koleget e partive te koalicionit ne rreth per pakenaqesite e aktivisteve dhe militanteve te partive te tyre.

A mendoni se qendra e djathtė i ka numrat pozitivė tė 3 korrikut 2005 nė qytetin e Beratit?

Qendra e djathte i ka plotesisht numrat pozitive te 3 korrikut 2005.

A funksionon koalicioni partiak nė rang lokal?

Koalicioni partiak ne rang lokal per mendimin tim funksionon pjeserisht.

Cilat kanė qenė veprimet politike qė keni kryer sapo keni ardhur nė krye tė degės?

Veprimtarite e mia politike pas ardhjes ne krye te deges se PD-se, kane qene kryesisht te karakterit prezantues si dhe takime me drejtues te institucioneve, pergatitjet per konferencen e jashtezakonshme duke filluar me takime me kryesite e nėndegeve.

A po pėrgatitet dega e PD-sė Berat pėr zgjedhjet lolake? A ėshtė pėrcaktuar kandidati pėr kryetar bashkie?

Vete procesi qe ka filluar per pergatitjen e konferences se jashtezakonshme per zgjedhjen e kryesive te n/degeve si dhe kryetareve te tyre dhe me pas te zgjedhjese se kryesise dhe kryetarit te deges eshte ne funksion te pergatitjeve per zgjedhjet lokale.

Flitet se koalicioni i qendrės sė djathtė do tė hyjė i bashkuar nė zgjedhjet lokale. Cili ėshtė mendimi juaj?

Sigurisht, une jam dakort me hyrjen ne zgjedhjet lokale te bashkuar, ne nje koalicion te djathte, si punojme edhe sot, per me teper qe aleatet tane, perberes te ketij koalicioni kane potenciale intelektuale te rendesishme dhe te domosdoshme qe garantojne fitimin e ketyre zgjedhjeve dhe nje qeverisje lokale dinjitoze.

Cili ėshtė kalendari politik i kėsaj vere pėr degėn e PD-sė Berat?

Kalendari politik i deges eshte shume i ngjeshur dhe me aktivitete politike intensive. Kete e tregon fakti qe ne kete periudhe vere dhe pushimesh per ne nuk do te kete vakanca.

Ju faleminderit.

Lajmėtari

 

Lajmetari: 24.07.2006. |top | Commente | Printo