-Ngjarje e dhimbshme, e kobshme, mjerisht e paimagjinueshme mė parė, kriminale nga ata qė e pėrgatitėn dhe e ekzekutuan nė njė kohė tė tillė tė motit dhe detit. Faktet janė kokėforte dhe tregojnė njė papėrgjegjshmėri tė strukturave tė shtetit pėrfshi edhe SHIK. Nuk e di gjer ku do tė shkojė pėrgjegjėsia konkrete, por ajo duhet tė bjerė e ashpėr kundėr kujtdo tė pėrfshirė drejtpėrdrejtė nė kėtė tragjedi tė madhe. Unė vetė, pėr arsye tė njohura ekonomike, kam rriskuar dy herė dhe kam kaluar detin po nga brigjet e Karaburunit dhe e di mirė ēdo tė thotė tė ikėsh me gomone. Vdekja atje tė shoqėron nė ēdo ēast. Sigurisht, kam qenė me fat, sepse kam pritur edhe javė tė tėra kohėn e pėrshtatshme dhe kam kaluar. Mund edhe tė isha mbytur nė ikjen e parė... Pra, shkurt, duke mos gjetur mundėsi ligjore, theva ligjin. Sot jam me dokumente dhe familjarisht nė Itali, por ndiej dhimbje tė madhe pėr ēka ndodhi. Nuk shoh shumė hapėsirė pėr tė tjerė shqiptarė tė qarkullojnė lirisht nė Evropė ku tregu i punės ėshtė dhe mė fitimprurės. Kjo mė shqetėson...
L. Si e shihni pėrgjegjėsinė e qeverisė!
-Natyrisht pėrgjegjėsia ėshtė e madhe jo vetėm pėr mospengimin e tragjedisė, nė kohėn e duhur; por edhe pėr pjesėmarrjen e drejtėpėrdrejtė tė segmenteve qeveritare nė bashkėlidhje me krimin. Pėrgjegjėsi duhet tė ketė edhe pėr orėt e humbura me paaftėsi pėr tė shkuar te viktimat. E pafalshme qė pėr 13 orė a mė shumė tė mos zbulohet gomonia?!... Uroj qė drejtėsia ta thotė fort fjalėn e vet.
L. Keni qenė kryetari qė ka firmosur rezultatin pėr kushtetutėn aktuale tė Shqipėrisė pėr rrethin e Beratit, anėtar i kryesisė sė PS tė rrethit, i K.Drejtues tė PS, anėtar i kėshillit tė rrethit dhe drejtues i gazetės "Berati". Tani nuk jeni mė. Mos vallė e keni braktisur PS ,apo ajo ju ka braktisur?
-Pėrmendia e kėtyre atributeve, qė dikur vėrtet i kam patur, nuk mė sjell asnjė nostalgji dhe rrahje gjoksi. PS nuk mendoj se mė ka braktisur mua. As unė nuk e kam braktisur atė. Nė tė vėrtetė, sipas statutit qė ka qenė, unė kam ngrirė antarėsimin nė PS, sepse jam larguar pėr shkak tė arsyeve ekonomike. Ndėrsa pėr mė tej... mund tė them se segmente tė veēantė tė PS u konfrontuan seriozisht nė kėtė drejtim. Pėrplasjet e mia kanė qenė tė shpeshta, pasi, si natyrė, unė jam tip qė s'duroj korrupsionin, tarafllėkun dhe paaftėsinė. Pėrplasjet e mia kanė qenė tė ashpra me ish-prefektin e paaftė Ndue Gega; me zv/kryeministrin e atėhershėm Ilir Meta, ministrin Ndre Legisin e ndonjė tjetėr. Nė K. Drejtues, nė kryesi, por dhe nė shtyp kėrkoja pėrgjegjėsi pėr njė PS mė serioze, mė energjike, mė moderne, sepse ēdo ditė e mė shumė po shihja tė kundėrtat e atyre qė kishim predikuar nė opozitė. Sot bėrtitet nė shumicė qė PS ka shumė tė korruptuar, tė paaftė, gjer dhe maskarenj dhe kriminelė, siē nxori dhe tragjedia. Nuk i ka pjellė sot nė njė ditė. Ata si vemjet qė i ngjiten trupit, iu ngjitėn PS-sė sė shėndoshė atėherė dhe, po tė vazhdohet kėshtu, rrezik nė zgjedhjet e ardhshme tė gjeni njė PS skelet. Para se tė ikja, i kam lėnė njė diskutim pėr konferencėn e PS tė rrethit sh. Alfred Kote sepse skafet nuk kishin kohė tė mė prisnin mua sa tė mbaja diskutimin e pastaj tė mė ēonin nė Itali. Siē jam nė dijeni, Ilir Meta e tė tjerė, nuk e lejuan atė tė lexonte fjalėn time, ku unė, pasi kritikoja dukuritė qė kishin nisur tė nxinin PS, pėrfundoja me kėrkesėn pėr dorėheqje tė parevokueshme si anėtar i kryesisė sė PS dhe i K. Drejtues. Nė TV "Kuēova" ka njė kasetė tė njė mbledhje tė K. Drejtues me ca tė vėrteta tė hidhura qė hapur i thuhen Ilir Metės. Mbase mirė do ishte tė botohej ai diskutim dhe tė rishfaqej ajo kasetė e regjistruar, qoftė pėr pak ēaste. Pra, unė nė atė kohė isha nė konflikt jo me PS-nė, por me elementė tė korruptuar tė papėrgjegjshėm dhe tė paaftė tė saj, si dhe me kėrkesėn pėr bukė dhe srehim tė familjes sime. Ē'tė bėja ? Tuneli nė PS po bėhej gjithnjė e mė i errėt. Nuk mund tė ecja mė me atė pjesė tė korruptuar tė PS. Ndieja dhimbje tė madhe pėr njerėzit e ndershėm, idealistėt, pėr ata qė sakrifikuan gjithēka, pėr ata qė morėn mbi supe shkopin e gomės, burgun dhe hedhjet nė shatėrvan nga tė pafytyrėt e Berishės. (O Zot, sa tė pafytyrė ka ky vend i mjeruar!)
Dhe ika me vdekjen mbi kokė drejt Evropės. Sigurisht ekonomikisht shpėtova, por, mė vjen shumė keq pėr ēka po ndodh sot nė PS. Nuk gėzohem absolutisht! Kam njė dhimbje qė mė hidhėron shumė...shumė...
L. Si e shikoni tė ardhmen e PS-sė?
-Disi tė zymtė, por jo pa shpresė. PS ėshtė e sėmurė sot, por ka shumė energji brenda saj, sa ka mundėsi tė vetėkurohet, para se ta kurojė populli me votė elektorale... Vėshtirė tė dalė nė opozitė. Ka punuar vėrtet jo mirė, por nuk mund tė krahasohet kurrsesi me PD-nė e Berishės, ku vendi degjeneroi nė anarki dhe u vranė mijėra njerėz.
L. Nano-Meta, njė konflikt i riparueshėm, apo njė parti e re e Metės?
-E paparashikueshme! Gjer tani edhe pse tonet kanė qenė tė larta, gjithēka ėshtė brenda kuadrit demokratik dhe statutit. Por Nano fitoi jo vetėm zgjedhjet lokale, por edhe sėrish postin e kryetarit tė PS. Ėshtė instituticionalizuar tashmė pėr njė mandat tė ri dhe vetėm ndonjė humbje zgjedhore apo vetėdorėheqje mund ta largojė nga posti qė i ngarkoi kongresi. Meta ka njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė PS, jo vetėm si ish-kryetari i FRESH, por dhe si kryeministėr. Gabimet e tij janė edhe ēėshtje moshe dhe pėrvoje, qė, besoj, se do t'i riparojė. Nėse jo, ėshtė normale tė veprojė si tė dojė, bile tė vijė edhe nė emigracion duke ngrirė pėrkohėsisht anėtarėsimin, ėshtė normale. Mund tė bėjė edhe parti tė re dhe tė marrė maksimalisht 1 deputet nė Skrapar, pra veten e vet. Por nuk besoj tė veproj "tymēe". Nuk e keni parė qė dhe mbėshtetėsit e tij kėtu nė Berat, qė i kthenin kurrizin Nanos, kaluan shpejt e shpejt nė kampin tonė me "kongresmenė"? Mė vjen keq pėr Ilirin, sinqerisht, por mund tė jetė dhe "loja" jonė "shahistike" pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė e mėdha ekonomike. Kemi bėrė shumė "lojėra" me Berishėn deri tani, ndaj s'di pse besoj qė dhe kjo e tillė ėshtė ... Nejse..., nuk dua tė flas pėr strategjinė dhe taktikat politike qė vėshtirė t'i kuptojnė edhe socialistėt e thjeshtė, lėre mė Berisha e anėtarėt e tij...
L.Berisha pėr ju konkurrent, apo sfidant?
-Asnjė nga tė dyja. Ai ėshtė, pėr hir tė sė vėrtetės, fitoria jonė. Kėtu do jemi pas zgjedhjeve tė ardhme. PS ėshtė fituese nėse Berisha ėshtė kryetar.
L. Si mund tė largohet Nano-Berisha? Ata janė e keqja e Shqipėrisė?
- E keni gabim. Ata janė normaliteti i Shqipėrisė. Ē'doni me ta? Ata kanė partitė e tyre tė ligjshme. Zgjidhen, zgjedhin, emėrojnė, shkarkojnė, humbin zgjedhje, fitojnė. Kėto janė demokracia. "E keqja e Shqipėrisė janė vet shqiptarėt", siē thotė Konica. Keni vėnė re sa shqiptarė nuk shkuan kėtė radhė nė zgjedhje? Shumė. Tė bashkosh matematikisht Nanon me Berishėn (votat qė morėn), janė shumė mė pak se sa ata qė nuk shkuan. Pra, po tė votojnė kėta qė s'venė (tė ushtrojnė tė drejtėn e tyre), Nano dhe Berisha, tė dy bashkė, dalin nė opozitė. Sinqerisht, do tė mė pėlqente tė shihja dyshen legjitime nė opozitė. Por, mazhoranca e imagjinuar, ata qė nuk pėrfshihen por qajnė, ulėrijnė, shajnė me fjalėt mė tė ndyra Nanon, Berishėn, nuk organizohet, nuk integrohet nė parti mazhorance, nuk ka program, pra, nuk ka kokė, pėr rrjedhojė, dyshja mbetet dhe, po mbeti Nano-Berisha, e keqja mė e vogėl jemi ne, pra fiton Nano dhe sigurisht do t'i fitojmė pėrsėri zgjedhjet e ardhshme, natyrisht mbi 50.1% mė lart, s'ka rėndėsi shifra fituese,... s'ka rėndėsi qė shumė nuk venė nė votime...
L.I gjykuat zgjedhjet lokale nė rreth?
-E veēanta ishte turbullimi i ujėrave qė bėri Abdyl Pilafi. Ai theu njė traditė dhe na tronditi edhe ne. Unė nga Italia u dėrgova dy miqve tė mi tė mirė nga njė kartolinė secilit me mesazhin pėr tė bėrė njė garė tė ndershme qytetare. Fadili e kishte frikė Avdylin, por unė e qetėsova (fola shpesh me tė dy nė telefon) duke i thėnė se ai, Avdyli, e ka mė keq jo me Fadilin, por me PS. Suporti i Fadilit, pra PS, ishte avantazhi i madh. Natyrisht i urova tė dy, Fadilin pėr fitoren, Avdylin pėr konkurencėn. Dhe pse disi jashtė shifrave tė qytetarisė e demokracisė, pėrsėri e bukur gara, mes dy ish-miqve...
L.Ėshtė bindės kryetari i ri i bashkisė pėr qytetarėt e Beratit?
- Fadil Nasufi ka qenė njė djalė shumė i mirė dhe me kontribute tė rėndėsishme nė PS. Besoj qė ka mbetur po ai i rrezikshmi i fshehur qė s'e mbėrtheu dot PD-ja pėr ta hedhur nė shatėrvan.
Bashkė kemi qenė dhe besoj qė ende jemi miq tė mirė edhe pse unė s'kam dashur (dhe ia kam thėnė para zgjedhjes nė sy), tė udhėhiqte siē udhėhoqi PS-nė. Doja njė figurė tė re atėherė (jo nė moshė), nė krye tė PS-sė si disa tė tjerė, por ai fitoi me meritė dhe unė pėrėri nuk isha dakort. (Jemi ndonjėherė tė ēuditshėm!). I propozova tė hapte udhė dhe tė vinte si unė emigrant se s'kishte as ai shtėpi. Ai zgjodhi natyrshėm rrugėn e tij. Natyrshėm ka fituar, sipas rregullave. Kur mė tha qė kanė vendosur tė kandidojnė pėr kryetar bashkie, unė isha plotėsisht dakord, por me dhimbje pashė rėnien e tij, sepse PS, nė qendėr, shumė kryetarė PS nė rrethe u ka dhėnė poste, si prefektė, ministra, zv/ministra, ambasadorė dhe pse me rezultate mė tė dobta se PS e Beratit. Nuk ėshtė vlerėsim maksimal ky pėr Fadilin, por shtyrje poshtė pėr t'i hapur rrugėn drejtimeve tė reja nė PS. Fadili mund tė ngjitej lart dhe ndoshta Niko Mata edhe pse me ndonjė mangėsi (nuk paragjykoj se sa), vetėm pse ka profesionin arkitekt mund tė vazhdonte dhe njė mandat . (Kryetar Bashkie arkitekt, njė herė nė 100 vjet mund ti vijė shansi i mirė Beratit).
Por kėto sinqerisht, janė ide tė mijat dhe tashmė s'ngrejnė peshė mė. Fadili duhet ndihmuar nė kėtė ndėrmarrje tė vėshtirė. Dėgjova se do tė prishė ndėrtimet pa leje tė lėna nė mes nga paraardhsi, se do tė fillojė nga qendra dhe do tė zbresė nė lagje. Besoj qė atė qė thotė do ta realizojė. Duhet lėnė tė punojė para se tė paragjykohet. Pėr tė ėshtė njė shans i ri pėr t'u ngjitur ku i takon.
L. Ka plasur sherr nė zgjedhjen e kryetarit tė qarkut. Thuhet se vota nga tė PS-sė i janė dhuruar PD-sė, apo e kundėrta, se ēėshtja ka shkuar nė gjyq..., etj...,etj
-Diēka kam dėgjuar dhe unė, por nuk i kam dhėnė rėndėsi. Ai post do tė mbahet nga PS dhe kjo mjafton. Ata qė konkurojnė janė miq tė mi dhe i respektoj tė gjithė. Karrigia ėshtė njė e vetme dhe s'mė vjen mirė qė ka njė zvarritje tė tillė disi qesharake, si prej krimbi, pėr ta rimbajtur atė, apo pėr t'u ngjitur. Mė keq akoma nėse pėrfaqėsues tė PS i kanė dhėnė vota PD, apo e kundėrta. Ky ėshtė trafik votash dhe njerėz qė e kanė bėrė kėtė s'meritojnė anėtarėsinė nė PS apo PD. Ē'kuptim ka pluralizmi me tė tillė trafiku? Kjo ėshtė edhe pėr tė marrė karrige. Lexova njė shkrim tė njė mikut tim qė gati sa nuk qante nė gazetėn lokale "Tomori", se dhe ai kishte vėnė njė gur nė ringritjen e Beratit. Por ēudia ishte se ai atė gur e kishte vėnė kur Berati i jepte ēdo muaj rrogėn nė xhep, pra, e ka paguar normalisht. Ndryshon puna nėse gurėt vihen, siē i vėnė njerėzit e mėdhenj, pa pagesė, me punė e mund, ditėn e natėn dhe shembuj tė tillė edhe ka nė qytetin tonė... Mė vjen keq qė miq tė mi nuk e ruajnė sensin e masės dhe tė rregullit njerėzor.
L.Do tė ktheheni shpejt nė Berat?
-Berati dhe gjithė Shqipėria synojnė Evropėn, madje po mbytemi tragjikisht pėr tė. Unė e kam arritur deri diku, madje, familjarisht. Kam dy djem qė studiojnė atje, njėri luan me njė ekip futbolli dhe ėshtė thirrur dhe nga shpresa e Shqipėrisė. Dhe dy- tre vjet besoj se do tė rri, por dhe kėtu nė Berat kam blerė shtėpinė e re, kam shokė, miq, varrin e babait tė dashur qė na la kėtė fundviti. Natyrisht do tė kthehem dhe do tė shkrij anėtarėsimin qė kam ngrirė pėr PS-nė. Po pėr PS-nė me njerėz tė ndershėm, idealistė modernė dhe kreativė.
Ju faleminderit
Lajmetari i Beratit ..-Berat 18.12.2004
kthehu tek index