Intervistë me Dritan Haznedarin, kryetar i degës së Partisë Demokratike Berat
Nuk jemi radikalë as në konceptin filozofik, as në konceptin praktik
Si e gjykoni rezultatin e 3 korrikut ne qytetin e Beratit ?

Padyshim qe qyteti i Beratit ne keto zgjedhje votoi qarte dhe bindshem per ndryshimin.
Partia Demokratike dhe aleatet e saj fituan ne gjithe gjeografine e qytetit, ne zonen 74, por edhe ne 11 nga 16 qendrat e zones 75.
Megjithe perpjekjet e bera nga pushteti, ne gjithe nivelet e tij, per te frenuar me çdo mjet ne dispozicion si dhe me forma aspak te ndershme fitoren e opozites ne Berat, rezultati i zgjedhjeve deshmoi se vullneti i votuesve ishte shume me i forte se kjo barriere e korruptuar dhe e inkriminuar .
Keto zgjedhje deshmuan se Berati, mbase me shume se çdo qytet tjeter, ne keto zgjedhje ishte i motivuar per te vendosur ndryshimin nepermjet votes.
Historia traumatike e zgjedhjeve te zhvilluara ne Shqiperi, veçanerisht ne Berat, e ka deshmuar se asnje fitore, asnje pushtet qe ngrihet mbi manipulimin dhe amoralitetin nuk mund te sjelle zhvillime pozitive ne jeten e njerezve, ne jeten e qytetit apo të fshatit qe, padrejtesisht, perfaqesohet nga individe, te cilet pas zgjedhjeve, çdo dite, çdo ore jane te detyruar te paguajne haraçin e “fitores” vetjake, duke shitur interesat publike si dhe duke lene peng autoritetin e institucioneve.

A priten reforma radikale ne institucionet e varesise vertikale ne Berat?

Partia Demokratike fitoi zgjedhjet nen moton se do te rifuste vendin ne rrugen e reformave dhe eshte ne detyrimin e saj moral e ligjor te zhvilloje me shpejtesi reformat e premtuara.
Reformat, per me teper radikale, eshte nje term me interpretime shume variabel ne mendjen dhe gjykimin e qytetareve. Ajo çka mund te them, konsiston ne faktin historik se PD-ja ,por edhe aleatet e saj, asnjehere nuk kane shfaqur shenja radikalizmi ekstrem. Ne nuk do te jemi radikale as ne konceptin filozofik dhe as ne ate praktik te fjales, por do te jemi shume konsekuente per te çuar deri ne fund reformat ne planin ekonomik, social dhe politik. Natyrisht, reformat kane edhe aktoret e tyre. Keshtu perveç anes programore, reforma kerkon edhe individualitete me integritet moral e profesional, me vullnetin dhe perkushtimin e duhur ndaj nevojes dhe domosdoshmerise qe ka gjithe shoqeria per keto reforma te shpejta dhe efikase.

Cilat jane konceptet e tua si kryeta
r i deges se PD-se per reformimin e ketyre institucioneve ?

Se pari, duhet te kuptojme se reformimi i institucioneve nuk eshte nje proces me protagonizem lokal apo rajonal, ne thelb ky proces ka te beje me çeshtje shume te rendesishme, te cilat jane sfidat reale te qeverise se neserme, çeshtje te tilla, si : qendrimi ndaj opozites se ardhshme, qendrimi ndaj lirise se medias, qendrimi ndaj te drejtave te njeriut, forcimi i sistemit te drejtesise, lufta kunder korrupsionit etj.
Per te shpjeguar me ne thelb ate çka une kuptoj me reforme po permend nje thenie shume interesante te Helderlin “Ajo qe e ka bere gjithmone shtetin nje ferr mbi toke, eshte pikerisht perpjekja e njeriut per ta shnderruar ne parajsen e vet”. Besoj se nuk ka shqiptar te mos konstatoje se ky fenomen te ne eshte aq i ndjeshem, sa investimi me rentabel apo me i suksesshem aktualisht eshte investimi, apo ka qene investimi per nje post te lartë ne administraten shteterore. Per kete arsye reformat tona do te synojne me se pari te çmontojne konceptin e shtetin per shtetaret dhe t’ua ktheje ate qytetareve jo ne kuptimin populist, por ne kuptimin e nje shteti social, nje shteti qe s’mund te lejoje administratoret e vetë te pasurohen si biznesmene. Realizimi i ketij objektivi primar natyrisht qe nuk mund te arrihet vetem me deklarime publike apo demagogji mediatike, por me vullnet te forte te konkretizuar ne veprime koherente, te qarta dhe te vendosura.
Duke iu kthyer edhe nje here konceptit te reformimit te institucioneve, ky proces nuk duhet kuptuar aspak ne menyre sempliste si nje rokade e shpejte emrash drejtuesish, institucionesh apo drejtorish, por si nje proces shumeplanesh qe me teper se me emrat konsiston ne nevojen qe ka gjithe grehina institucionale e ketij vendi si dhe e gjithe jeta ekonomike, sociale e kulturore e tij per te ndryshuar, per t’u reformuar nder to mund te permendim : reformen fiskale dhe buxhetore, reformen administrative, reformen e decentralizimit, reformat ne fushen e arsimit, shendetesise dhe ne politikat sociale si dhe reformat ne kulture ne fushen e te drejtes se autorit,ne fushen e librit, etj. Pra, ka nje mori reformash te cilat duhen trajtuar ne: aspektin e tyre kushtetues, aspektin ligjor dhe ne aspektin praktik.
Ne qofte se dy aspektet e para ndoshta pak kane te bejne me interesimin tuaj dhe te publikut beratas, aspekti i trete apo aspekti praktik, lidhet drejtperdrejte me zgjidhjet dhe zgjedhjet qe do te behen edhe ne nivel lokal.
Kam theksuar edhe ne nje konference per shtyp te para disa diteve se PD-ja nuk eshte momentalisht e impenjuar ne projektime kandidaturash apo listash per drejtues te ndryshem, por ajo qe kuptoj une nga gjithe kjo situate butaforike emerash qe fliten e perfliten, eshte nje tendence e inspiruar fort nga segmente te se majtes per te paraqitur si viktima te nje revanshi qe po pregatitet nga pozita e re, ata qe sistematikisht punuan per te ngritur ne sistem paaftesine, politizimin e skajshem dhe korrupsionin ne administraten shteterore. Vertet qe “peshku qelbet nga koka” dhe Nano eshte pa me te voglin dyshim ideatori i aleances per korrupsion dhe papergjegjshmeri, por, tashme, pas tete vitesh, nuk mund te flitet vetem per “koken”, por per nje “peshk” te qelbur.
Nuk dua aspak te absolutizoj apo te perfshij ne kete definicion me dhjetëra punonjes te ndershem dhe te afte profesionalisht te administrates shteterore, punonjes dhe specialiste te cilet padyshim perbejne nje pasuri te çmuar dhe vlera mbi te cilat do te ndertohen reformat, por çdo individ qe ka abuzuar me pushtetin, ka zhvilluar praktika korruptive, ka keqadministruar fondet publike apo qe te vetmen vlere e perbledh ne nje tesere partie, ka plotesisht arsye per t’u shqetesuar nga reformat.

Flitet se ne PD po afrohen dhe anetaresohen mjaft persona pas 3 korrikut.
A nuk keni ndonje drojtje nga fenomeni i sahanlepiresve ?

Nuk paragjykoj askend qe deshiron te anetaresohet ne PD, qofte edhe pas 3 korrikut, madje, do te thosha se kjo dukuri eshte shprehje e besimit dhe shpreses te programi i PD-se si dhe deshires per te qene kontribues ne realizimin e tij.
Ne qofte se do ta trajtonim si dukuri kerkesat per t’u anetaresuar ne PD, pavaresisht kohes se kur jane bere ato, nuk duhet t’i lidhim domosdoshmerisht me pretendime te ketyre personave per ndonje vend pune. Ju e dini dhe eshte shume e rendesishme te marrim ne konsiderate gjate analizes sone dhunimin dhe persekutimin qe anetaresia dhe simpatizantet e PD-se kane perjetuar ne marredhenie me shtetin gjate periudhes 8- vjeçare qe qendruam ne opozite, per kete arsye, te njohur tashme nga çdo njeri qe ka nje gjykim te drejte, shume aspirante demokrate jane frenuar ne deshiren e tyre per t’u anetaresuar, fitorja e 3 korrikut çliroi njerezit nga frikat dhe ankthet, prandaj eshte normale te rritet numri atyre qe kerkojne te anetaresohen ne PD.
Per sa i takon pjeses se dyte te pyetjes, mendoj se koha e ndëjtjes ne opozite kishte edhe ajo te “mirat” e saj, sidomos ne drejtim te vleresimit me objektivitet te kontribuesve qe me idealizem dhe besim, me aftesite dhe vlerat e tyre individuale ndihmuan ne ruajtjen e vlerave universale te demokracise dhe rikthimin dinjitoz te PD-se ne pushtet.
Fitoren PD-se dhe të aleateve te saj nuk ia dhane ata qe feçken e tyre e mbajten ne sapllaken e ndotur te “lemoshes” apo ata qe ju i quani sahanlepires, por me dhjetëra e qindëra burra e gra, djem e vajza qe fisnikerisht dhe ne shume raste me modesti dhane kontributet e tyre pa kerkuar domosdoshmerisht vemendjen tone.

Ju personalisht do te jeni pjese e administrates se ardhshme apo do te qendroni ne postin e kreut te PD-se vendore ?

Eshte heret per t’iu pergjigjur kesaj pyetjeje, sidoqofte dua te them se per mua politika tashme nuk eshte thjesht nje lidhje sentimentale apo rastesore, por investimi dhe pasioni im prej 15 vitesh. Per sa i takon vleresimit se sa i vyer ka qene ky kontribut, mua nuk me mbetet tjeter veçse te falenderoj gjithe demokratet e Beratit per besimin qe shpesh kane deshmuar ndaj meje.
Duke patur ne konsiderate menyren se si u zhvilluan zgjedhjet e fundit ne zonen zgjedhore 75, problematiken qe shoqeroi procesin parazgjedhor, por edhe diten e votimit, pengesat dhe presionet nga administrat lokale, vjedhjet dhe blerjet e turpshme te votave me pare tenderash e trafiqesh te paligjeshme, them se, per sa kohe ligji nuk do te veproje ndaj abuzuesve te tij, liria jone eshte seriozisht e kercenuar, per sa kohe qe varferia do te jete shume pranishme, po aq i veshtire do te jete zhvilllimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.
Ne fituam me premtimin per te ndryshuar kete realitet dhe angazhimi im vetjak do te jete ne funksion te ketij ndryshimi.

Lajmetari

Lajmetari i beratit...gazeta nr.104 shtator/2005