Intervista
kronika e numrit 146 date 11 dhjetor 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

Zaho Jaēaj

 

 

HOME NEWS INTERVISTA

Bujqėsia ėshtė njė sektor prioritar nė Shqipėri, sidomos nė Berat

Intervistė me z.Zaho Jaēaj, drejtor i zyrės rajonale tė Fondit tė Financimit tė Zonave Malore, dega Berat


Diēka pėr Fondin e Financimit tė Zonave Rurale. Cila ėshtė veprimtaria e kėtij Fondi nė Berat?

Fondi i Financimit tė Zonave Malore(FFZM) ėshtė Fond Shtetėror i themeluar me Vendim tė Kėshillit tė Ministrave nr. 560, datė 02.12.1999.
Donator kryesor i Fondit tė Financimit tė Zonave Malore ėshtė Fondi Nderkombetar pėr Zhvillimin e Bujqėsisė (IFAD), i cili ėshtė themeluar nė vitin 1977 me synim ndihmėn dhe mbėshtetjen financiare tė vendeve anėtare nė luftėn ndaj varfėrisė rurale. Donatore tė tjere janė qeveria shqiptare dhe qeveri te vendeve te tjera
Aktualisht fondi i financimit tė Zonave Malore ka njė shtrirje gjeografike nė pothuaj tė gjitha zonat kodrinore-malore, nėpėrmjet 19 degėve tė tij, nė Dibėr, Bulqizė, Burrel, Rrėshen, Puke, Kukes,Tropoje, Has, Librazhd, Pogradec, Korēe, Erseke, Tepelene, Skrapar, Berat, Permet, Gjirokaster, Sarande dhe Shkoder.
Fondi i Financimit tė Zonave Malore ėshtė njė organ financiar (institut krediti) qė mbėshtet me hua zonat rurale malore. Ai funksionon si njė mekanizėm financiar pėr administrimin e programit tė huasė.
Sektori i bujqėsisė nė Berat dhe Kuēovė, krahasimisht me zona tė tjera nė Shqipėri, zė njė peshė tė madhe nė zhvillimin e ketyre rretheve.
Sa i pėrket aktivitetit te degės Berat, fondi vepron nė 15 komuna dhe bashki tė rretheve Berat dhe Kuēovė, duke kredituar fermere tė 80 fshatrave (qė nga fshatrat e komunės Kozare deri nė komunėn Terpan, nga fshatrat e komunės Sinjė deri nė komunėn Roshnik).

Cilėt janė pėrfituesit e kėtij fondi dhe cilat janė kriterėt pėr tė aplikuar pėr njė kredi?

Pėrfituesit e kėtij fondi janė individė, fermerė dhe biznese nė zonat rurale qė ne mbulojmė.
Produktet qė ofron fondi i Financimit tė Zonave Malore janė hua individuale dhe hua SME (Small Medium Enterprise). Raporti midis totalit tė huave Individuale dhe huave SME po pėrmirėsohet dukshėm nė favor tė huave SME. Aktualisht huatė SME zėnė rreth 98% tė tepricės totale tė huasė (Portofolit tė Huasė) dhe 86% tė numrit tė klientėve.
Parė nga efektshmėria qė jep kredia SME, ajo ėshtė shumė herė mė e lartė sė kredia individuale. Kjo ka lidhje me tė mirat materiale qė krijohen, me lidhjet e shumta qė krijohen midis kėsaj ndermarrje (sipėrmarrje) dhe fshatit (fermereve individuale), pėr produktet reciproke, me rritjen e numrit tė tė punėsuarve etj.
Aktualisht ne ofrojmė kėto lloje huash:
· Hua afatshkurtėr me afat kthimi jo mė shumė se 3 vjet.
· Hua afatmesme me afat kthimi jo mė shumė se 7 vjet.
· Hua afatgjatė me afat kthimi jo mė shumė se 10 vjet.,
Pėrshtatur kjo me nevojat e klienteve, planin e investimit, ciklin e biznesit etj.
Sa i pėrket kritereve pėr tė aplikuar po pėrmend ato mė thelbėsoret:
· Rezultat pozitiv nė tre vitet e fundit tė aktivitetit
· Garanci hipotekore.
· Plan-biznes tė argumentuar dhe bindes.
· Plan tė qartė dhe tė detajuar tė investimit, objekt i huasė
Fondi i Financimit tė Zonave Malore ka pėr qėllim tė japė hua kryesisht nė bujqėsi dhe nė industrinė agro-ushqimore dhe konkretisht nė drejtimet e mėposhtėme:
· Tregėti&Shėrbime,
· Blegtori,
· Industri,
· Artizanat,
· Sera diellore,
· Frutikulture,
· Makineri bujqėsore,
· Agroindustri.
Synim kryesor i fondit ėshtė nxitja e aktivitetit prodhues nė zonat rurale.

Cili ėshtė synimi i kėtij Fondi posaēėrisht pėr rajonin e Beratit?
Nuk ka njė specifikim dhe objektiv tė pėrcaktuar posacėrisht pėr Rajonin e Beratit. Synimet e fondit janė pėr tė financuar, zhvilluar tė gjitha zonat rurale malore, nė kuadrin e marrėveshjes mė IFAD-in. Natyrisht ne jemi prezent fuqishėm nė kėtė rajon dhe dega Berat ėshtė ndėr degėt me treguesit mė tė mirė nė tė gjitha degėt e fondit.

A janė njohur fermerėt dhe banorėt e zonave rurale tė rajonit me egzistencėn e kėtij Fondi?

Po. U bėnė 5 vjet qė ne veprojmė nė Berat. Ne jemi prezent nė pothuaj tė gjithė fshatrat e rretheve Berat, Kuēove. Gjithashtu kemi aplikuar njė program tė qartė dhe tė efektshėm marketingu, gjė qė ka rritur interesin dhe aplikimet pėr hua.

Nė ē’masė ėshtė kreditimi i zonave rurale nė rajonin e Beratit sot?

Unė nuk kam tė dhėna tė plota rreth aktivitetit tė kredidhėnies nga tė gjitha bankat, fondacionet apo institutet e kreditit nė zonat rurale. Nga opinionet qė marim nga klientėt tanė rezulton qė ka ngurim nga bankat pėr tė dhėnė hua nė bujqėsi. Sa i pėrket aktivitetit tė fondit tonė, huadhėnia nė zonat rurale ėshtė objekti kryesor i aktivitetit huadhėnės. Kemi kredituar deri tani mbi 500 individė apo biznese. Si “produkte”, nėse mund tė shprehem kėshtu, tė aktivitetit kredidhėnės tė fondit mund tė pėrmend zhvillimin e sektorit bujqėsor tė serave diellore nė Gorican dhe pėrgjithėsisht nė tė gjithė fshatrat e komunės Kutalli, zhvillimin e vreshtarisė dhe ullishtave nė Bilēė, zhvillimin e industrisė sė pėrpunimit tė vajit nė komunėn Cukalat. Mbetet shumė punė pėr tė bėrė nė kėtė drejtim nga tė gjithė operatorėt e huadhėnies

A mbėshtetet ky financim nė njė srategji tė zhvillimit tė zonave rurale?

Natyrisht. Fondi i Financimit tė Zonave Malore ėshtė pėrgjegjės pėr administrimin e programit tė huasė, i cili ėshtė njėri ndėr programet qė po zbaton qeveria shqiptare nė kuadrin e marrėveshjes sė trete me IFAD-in, ratifikuar ne parlamentin shqiptar nė tetor 2006. Nė kuadėr tė negocijimit dhė miratimit tė marreveshjes sė mėsipėrme ėshtė bėrė njė studim i tregut, i mundėsive pėr zhvillim nė kėto zona, pėrfshirė kėto nė strategjinė kombėtare tė zhvillimit tė zonave rurale. Qeveria shqiptare nė bashkėpunim me donatorėt ofron dhe programe tė tjera zhvillimi, nėpėrmjet projekteve tė tjera. Po pėrmend Fondin e Zhvillimit tė Zonave Malore, i cili ka nė fokus projektet pėr zhvillimin e zonave malore, projektin pėr rehabilitimin e veprave tė vogla ujitėse, projektin e zhvillimit tė zonave verilindore, Projektin 2KR dhe njė zinxhir i tėrė projektesh aplikuar nga Ministria e Bujqėisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit

Cili ėshtė mesazhi juaj pėr banorėt e zonave rurale qė kanė vendosur tė jetojnė dhe investojnė nė kėto zona?

Inkurajues. Bujqėsia ėshtė njė sektor prioritar nė Shqipėri, sidomos nė Berat. Nė sajė tė klimės sė pėrgjithshme tė biznesit po rriten mundėsitė pėr tė bėrė biznes dhe nė bujqėsi. Ka njė tendence poyitive nė kėtė drejtim duke zgjeruar eksportet bujqėsore,qė mė sė shumti janė bio, shijet e konsumatorit vendas janė orientuar drejt produkteve vendase.
Tek Fondi i Financimit tė Zonave Malore, ashtu si deri tani, do tė gjeni njė partner serioz nė ndihmė tė financimit dhe zhvillimit tė zonave malore.

Lajmėtari


Lajmetari:11.12.2006. |top | Commente | Printo