Masakra e natyres ne qarkun e Beratit duhet ndalur.
Interviste me deputetin Erion Brace
Ju e njihni problemin e ndotjes se ujit ne burimin e Bogoves si arritem deri ne kete situate?
Demtimi i vendburimit te ujit te bogoves eshte nje histori e vjetër.
Para dy vitesh kur u verejt fenomeni per here te pare prefekti i asaj kohe mori masa per ta bllokuar , edhe me dhune.
U bllokuan firmat me ndihmen edhe te policise se shtetit atehere por per shkake te problemeve sociale qe krijoheshin per nje sere njerezish te punesuar ne firmat e gurit nuk ju dha nje zgjidhje perfundimtare.Demtimi ka vijuar gjate gjithe kesaj kohe e vazhdon ende, por tani ka ardhur momenti qe ti jepet nje zgjidhje si teknike ashtu edhe sociale per njerezit qe punojne ne ate zone. Une nuk e di se ç’duhet te ndodhe me qe ministri perkates te ngreje nje grup pune me specialiste te dikastereve te ndryshemte e te gjejne zgjidhjen perfundimtare.
Keshtu qe ministri te ngreje nje grup pune bashke me pushtetaret vendore ku te vendosi te gjithe zonen ne karantine te plote per nje periudhe te pacaktuar kohe, sa s’jemi ende vone, qe te mos ndodhe si ndodhi me Syrin e Kalter. Ne rast se do te vazhdohet me shfrytezimin e kariereve te gurit specialistet thone se uji edhe trembet nga tritoli dhe burimi do te shuhet, e do te duhej nje investim kolosal per te ndertuar nje ujesjelles te ri prandaj ministri ta vej te gjithe zonen ne karantine dhe ta mbroje me forca te policise a te ushtrise per te garantuar ujin per rreth 110 mije banore.
Kompanive qe shfrytezojne karierat te cilat kane te punesuar rreth 1500-2000 njerez ne ate zone, t’u jepet leje shfrytezimi ne nje vend tjeter ku nuk i bejne dem Tomorit, e sidomos ujrave
Nxjerrja e gurit u be alarmante se u ndot uji….
N.q.s. doni te dini mendimin tim, mua me vjen keq per te gjithe ata qe punojne ne keto kariera, por per mua te gjitha karierat ne malin e Tomorit ashtu si edhe ato te Ures Vajgurore duhet te mbyllen.
Eshte turp i madh qe kur hipen ne kalane e Beratit te shikosh ate masaker qe eshte bere ne kodren e Ures Vajgurore e ne pjesen me pas saj, eshte nje masaker e naturore e papare.
Ky eshte mendimi im personal.
Kam qene kunder te gjitha lejeve qe ka dhene qeveria gjate kohes kur ishim ne ne pushtet.
Berati eshte nje qyetet historik, eshte nje qytet qe mund ta perdor shume mire turizmin historik, natyrisht s’mund te vish ne Berat ne lagjet muzeale e nga ku te mund te shohesh se çmasaker i eshte bere natyres perreth.
U desh serisht nderhyrja e nje prefekti.
Sepse eshte autoriteti konkret I nje shteti, sepse nuk mund te marre masa askush, pasi lejet per shfrytezim nuk I jep as komuna e as Qarku…
…komunat ...
…firmosin nje shkrese formale dhe nga ku marrin nje takse lokale te vogel.
Lejet I jep ministria, nje pjese te lejeve I ka dhen ministria jone, nje pjese tjeter ka punuar pa leje, tani eshte momenti te pezullohen njehere e mire ato leje, dhe firmat po deshen te punojne ne vende te tjera ku s’shkaktojne deme, si ndaj natyres ashtu edhe ndaj burimeve te domosdoshme per njeriun.
Edhe ne Q.Dardhë ka pasur tentativa per nxjerrje guri
Siç duket ai zoteria u terhoq mbase mendoi se shpenzimi per berjen e rruges ishte i madh. Ne marrim persiper ta cojme rrugen deri ne Dardhe kemi pikesynim te bejme edhe nje shkolle atje ku ajo firma qe do te ndertoje shkollen te mund te ndertoje edhe rrugen.
Ajo zona ku do te nxirret guri s’perben problem pasi nuk shkaterohet asgje.
Specialisti i njohur ekologjik Xh. Mato eshte i mendimit se duhet nje shfrytezim normal e me nje plan te studjuar mire.
Po prandaj po them se duhet te jete i kontrolluar dhe s’duhet te jete ajo ideja e tamaqardhekut te madh se meqenese guri shkon ne Greqi e Itali ajde te shfrytezojme ne menyre barbare natyren e te bejme leke. Ja mbaroi me çfare do te merren keta, kur mali i Tomorit mund te ofroj mundesi te pafunda ekonomike, nese shfrytezohet per projekte qe nuk prishin por afrojne njerez.
Me mire te vijne njerez se sa ta shkaterrojme me tritol e ku me vone mos te ngelet asnjegje e asnje te mos vij me.
Ju do te zbrisnit vete per te sqaruar banoret se shfrytezimi pa kriter I karierave s’duhet te vazhdoj.
Nuk e di nese me degjojne se nuk eshte zona ime.
Nje pjese e banoreve te zones sime qe banojne afer vene e punojne, por keta njerez si ata te Kapinoves me mire te merren me turizem se te nxjerrin gure e te prishin ambjentin.
Opinionet e para kunder shfrytezimit te pllakave ne ate zone e kane pasur disa pronare lokalesh ne Bogove te cilet shohin te rrezikuar bizneset e tyre. Pasi vendi do te behej me pak terheqes.
Dakort ata jane kunder gurit por po te mos kishin bere ndertimet pa leje s’do te prishej ura.
Edhe pse dikush ka pronen e tij te kerkoje leje te beje nje project edhe me te bukur se ato qe kane bere, per tub ere me terheqes per njerezit, jo thjesht te ofrojne mish ne hell, e pak raki.
Te krijojne ambjente me te mira turistike.Rruga tashme eshte rehabilituar. Te gjithe do te vijne me kenaqesi n.q.s. ata do te dine ofrojne ambjente me te mira.
Ndoshta s’eshte bere sa duhet per te ndergjegjesuar komunitetin qe te shohe mjedisin si pasuri te vetin.
Te bejme ç’te duam ne nese banori s’e ndjen…
Shikoni Dajtin. Ne fillim ishte nje gurore, ndersa tani perdoret per turizem e jo per te nxjerre gure.Eshte ndalur shfrytezimi i asaj kariere guroreje e atje eshte bere edhe nje teleferik.
E njejta gje po behet edhe ne Kruje, pra eshte me interessant turismi.
Intervistoi A. Soraj
Lajmetari:17.04.2006. |top | Commente | Printo
