|
Shuhet Ibrahim Kodra
Mė 7 shkurt 2006 u nda nga jeta artisti madh shqiptar Ibrahim Kodra.
Nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Brera tė Milanos u bėnė homazhet pėr
tė pėrciellė piktorin shqiptar, nderim i cili u bė nėn kujdesin e lartė
tė kryetarit tė Bashkisė sė Milanos, Gabriele Albertini.
Ditėn e premte mė 10 shkurt, duke pėrmbushur amanetin e vetė Kodrės trupi
i tij i pajetė, pas homazheve nė Teatrin e Operas dhe Baletit nė Tiranė
tė miqve , artistėve, Presidentit Moisiu, Kryeministrit Berisha, u pre
nė vendlindje pėrballė portės sė Kalasė sė vjetėr tė Ishmit.
Pėr artin humbja ishte e madhe por mė e madhe ishte vepra qė ai la pas.
Ibrahim Kodra, Jeta.
Lindi nė Likmetaj (nė Ishėm tė Durrėsit) mė 22.04.1918. Nė moshėn tre
vjeē mbetet jetim, i vdes e ėma (Xhixha) dhe rritet nga gjyshi Shaban.
I ati Murati, ishte marinar, njeri qė donte detin dhe poezinė. Ibrahimi
pati njė fėmijeri tė vėshtirė. Punoi si disenjator pėr njė tregetar tė
qytetit tė Durresit, vazhdon studimet nė shkollėn teknike tė Harry Fultzit,
ndjek kursin e piktures nė shkollėn e parė tė vizatimit nėn drejtimin
e skulptorit Odise Paskali, derisa bie nė sy tė drejtorit tė doganave
tė Durrėsit, i cili e ndihmon tė futet nė oborrin mbretėror ku edhe njohu
direkt mbretėreshen Geraldina, e cila mė 1938 e ēon tė studioje nė Itali
.me njė bursė studimi nga Oborri Mbretėror.
Ne Milano ndjek studimet nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Brera. Ndjek
kurset e Aldo Caprit e mė pas te Carlo Carra, pėrsa i pėrke pikturės,
ndėrsa pėr skulpturėn ndjek kurset e Francesco Messina.
Jep me sukses provimet e pranimit nė akademi, e cila ende nė atė kohė
ishte shumė rigoroze nė pranimin studentėve dhe pėrzgjidhte ata qė ishin
tė destinuar tė bėheshin tė famshėm. Pas mbarimit tė studimeve, dhe mbarimit
tė luftės sė dytė botėrore ai pėrfshihet nė lėvizjet artistike tė Milanos,
Oltre Guernica(1945) dhe Linea(1947).
Ekspozon sė bashku me Piccasso, Dufy, Dali, Modigliani, Ernst, Mattisse
e tė tjerė personalitete tė kohės.
Kodra ngjitet nė elitėn e artit tė Europės.Ka njė koleksion tė pasur ēmimesh,
ku mund tė evidentojmė: Medalja e Artė e Akademisė Franceze, Qytetar Nderi
nė shumė qytete tė Italisė, ēmimi Ambrogini i Artė nga Bashkia e Milanos,
dhe 1996 Presidenti Berisha i jep titullin e lartė Nderi i Kombit. Vepra
e Kodrės, gjėndet nė tė gjthė botėn, rreth 6000 bėjnė pjesė nė muze ,
galeri, e koleksione private.Vepra e tij ėshtė pasuri botėrore, dhe kombi
ynė nderohet me tė. Kanė thėnė Karriera e tij si piktor do tė njihte vetėm
arritje dhe njekohesisht edhe fama do tė rrezononte talentin e tij. Me
1947 Paul Eluard viziton studion e tij dhe e percakton si: "le primitif
d'unė nouvelle civilitation" - "Ėshtė primtivi i njė qyteterimi tė ri".
Me 1948 merr pjesė ne konferencen ndėrkombėtare te paqes, ku njihet me
Pablo Pikason, takim dhe njohje qė e lidh pėrfundimisht me rrymėn e Pikasos,
jo si njė pasues i thjesht i tij, por si njė individualitet i pashtershėm.
Piccasso ka deklaruar:Mio amico pittore albanese! Una pittura singolare,
anche la tua firma e un disegno, come i tuoi quadri -Miku im piktor
shqiptar! Njė pikture e vecantė! Edhe firma juaj ėshtė njė vizatim, si
veprat e tua "Ai, - shkruan Hans Kinkel ne Stuttgarter Zeitung 1959 -
ėshtė konsideruar si njė prej mė tė mėdhenjve tė gjeneratės sė re tė piktoreve
italianė.
Nė pikturat e tij ka njė origjinalitet midis lirizmit dhe gjeometrise.
Pelqen ngjyren e kaltėr qė e luan nė tė gjitha tonalitetet duke e bėrė
pjesė themelore te shprehjes. Lirizmi i lehtė, ėshtė njė mėnyrė gati "naiv"
qe na kujton Paul Klee" -"Lirizem dhe magji, por edhe autenticitet nė
tė cilin drama antike dhe moderne janė nė konflikt me njėra tjetrėn..."
Francesco Carbone. " Me njė sinteze kapriēioze, abstragime gjeometrike
dhe kompozime piktoreske, Kodra arrin efekte te mrekullueshme tė peisazheve
detare..." Karl Diemer 1959. Besoj se njohja me vepren e tij ka rendesine
e vet, sepse nė fund te fundit, ėshtė njė figure artistke me fame botėrore
dhe qe i pėrket universit shqiptar.
Tre vizitat e Ibrahim Kodrės nė Berat
Vizitė e parė nė Berat, Kodra e bėri nė vitet 70-tė dhe u prit nga artistėt
beratas Sotir Capo, Dhimitėr Buda dhe Vangjel Papa si dhe miku i tij shumė
i ngushtė Dr. Maksut Dėrrasa. Me shokun e tij tė shkollės nė Tiranė, Selam
Tepelena nuk e lanė tė takohej, edhe pse ai e kėrkoi. Nė familjen Tepelena
ruhet me fanatizėm qė nga vitet 30, portreti nė laps i Selam Tepelenės,
i realizuar nga Kodra nė njė fiber tė dollapeve tė konviktit. Nė kujtimet
e tij Kodra shkruan:- Nė prill tė vitit 1996 pranova ftesėn e Presidentit
Sali Berisha pėr tė bėrė njė udhėtim njėjavor nė Shqipėri. Dhe kėshtu
nga data 20-27 prill tė vitit 1996 kalova njė javė nė Shqipėri, plot ngarkesa,pėr
tė bėrė njė shėtitje tė detyruar, tė lodhshme po tė kėnaqshme, i shoqėruar
nga bashkėpunėtori dhe miku im Demetrio Patituēi. Nuk mund ta fsheh kėnaqėsinė
e marrjes sė ēmimit Nderi i Kombit Me kėtė rast me ndihmėn e njė helikopteri
qė mė vunė dispozicion autoritetet, munda tė vizitoj mbarė Shqipėrinė.
Gjatė kėsaj jave mė 24 prill 1996 Kodra nuk lė pa vizituar pėr here tė
dytė Beratin. Helikopteri mbrin nė Kala nė mesditė. Kodra shoqėrohej nga
miku i tij italian Patituēi si dhe poeti Visar Zhiti. Kudo qė shkonte
ai pritej vetėm nga piktorė, dhe kėshtu ndodhi dhe nė Berat, ai u prit
nga artistėt beratas Arben Golemi, Agron Polovina, Nezir Ago dhe Kastriot
Dervishi. Takimin e pare dhe tė vetėm me Kodrėn do ta ruaj si njė nga
takimet mė tė bukura tė jetės time.
Nė atė takim Kodra mė dhuroi pėr Galerinė e Arteve E. Lear serigrafinė
Paqe nė Kosovė, vepėr e cila mban mbishkrimin Dhuruar Galerisė sė
Beratit dhe gjėndet nė fondin e galerisė.
Vizitėn e fundit nė Berat nė gusht 2003. (Kjo ka qėnė njė vizitė private,
i ftuar nga dy bisnesmenė beratas Krenar Merko dhe Ilir Hasani dhe i shoqėruar
nga piktori beratas Nexhmedin Musaj, nė lokalin Castle Park, ku ka lėnė
edhe autografin e tij tė mrekullueshėm.)
Veprat e Kodrės nė Berat
Nė qytetin e Beratit gjėnden disa vepra tė Kodrės. Vepra mė e rėndėsishme
qė ndodhet nė Berat ėshtė portreti nė laps i Selam Tepelenės qė i pėrket
viteve 30-tė ,vepėr qė ruhet nė familjen Tepelena. Serigrafia e dhuruar
nga Kodra. Paqe nė Kosovė, gjendet nė fondin e Galerisė sė Arteve
Edward Lear. Njė vit mė parė nėpėrmjet Eltion Valles nga Kuēova, student
nė Brera tė Milanos, i cili prej tre vjetėsh punon nė studion e Kodrės
nė Milano, Kodra i dhuroi Bashkisė sė Beratit njė serigrafi, e cila gjėndet
nė zyrėn e Kryetarit tė Bashkisė, si dhe Bashkisė sė Kuēovės tre serigrafi.
Familja Valle nė Kuēovė ka disa serigrafi. Njė prej serigrafive ndodhet
nė pronėsinė time (K.Dervishi), dhuruar nga Kodra nė Maj 2005
KASTRIOT DERVISHI |
|
|