“Ndëshkohen”
mësuesit
Drejtoria arsimore e Beratit, në një prononcim
për shtypin ka theksuar se do të ndëshkojë
të gjithë mësuesit që u kërkojnë
para nxënësve për të kaluar
klasën ose për të rritur notën.
Burime nga kjo drejtori njoftojnë se disa
mësues të shkollës së mesme
“Kristo Isak” u transferuan në
shkolla të tjera për shkak se u kërkonin
nxënësve shuma të mëdha për
të kaluar klasën. Këta mësues
nuk kanë kërkuar shpjegime në drejtorinë
arsimore kur kanë marrë në dorë
letrën e bardhë, ku shkruhej me të
zezë se largoheshin nga shkolla e mesme “Kristo
Isak” për në shkolla të tjera.
Ata që kanë guxuar dhe kanë pyetur
për motivin e largimit kanë marrë
një përgjigje të fortë:
“Largohuni se keni rrjepur nxënësit”.
Burimet shtojnë se objekti i “vjeljes”
së parave ishte shkolla e mesme pedagogjike.
Për një pesë janë kërkuar
nga mësues të veçantë deri
edhe 15000 lekë të reja, plus “dhuratave”
në natyrë si raki, arra, mollë, gjel,
qingj, lesh, etj.
Mësuesit e larguar, ndonëse i njohin mirë
të drejtat e tyre, nuk janë ankuar asgjëkund
për “padrejtësitë” që
u është bërë. Nën zë
kanë folur se mirë ne na ndëshkon
drejtoria për ndonjë lek që marrim,
po drejtorinë kush e ndëshkon kur kryen
të njëjtin veprim ndaj mësuesve apo
tenderave?
Sidoqoftë “ndëshkimi” i fundit
është pritur mirë nga nxënësit
dhe prindërit, të cilët e kanë
patur më të lehtë të paguanin
krahas faturës së ujit, energjisë,
edhe faturën e “dembelizmit” të
fëmijës te mësuesit.
Lajmëtari
|