Kush është Martin Heusinger
(vendlindja, edukimi, punësimi, etj)
-Jam lindur ne Gjermani, ne qytetin Coburg, para 37 vjetësh. Kam studiuar
gjeografi dhe shkencat sociale ne Mynih dhe Strasburg. Kam bere edhe nje
vit trajnim pasuniversitar per komunikim profesional. Specialiteti im jane
konceptimi dhe organizimi i projekteve nderkombetare per zhvillimin ne nivel
rajonal dhe lokal, marredheniet me publikun dhe marketingu. Para se te vija
ketu ne Berat, kam punuar 3 vjet si manaxher projektesh per kerkimet ne
treg ne fushen e marketingut dhe tashme kam krijuar ndermarrjen time te
re per konsulence “Regio-Berater”. Ju vini nga një
vend mjaft i zhvilluar siç është Gjermania, cilat qenë
përshtypjet e para nga Shqipëria?
-Zhvillimi nuk ka vetem nje fytyre, por disa, ka edhe diçka
qe fshihet mbrapa fasades dhe Gjermania nuk eshte vetem nje “parajse”.
Kam udhetuar ne disa kontinete te botes e çdo vizite tregonte qe
çdo vend ka nje jete specifike, dhe qe lumturia dhe pasuria nuk jane
motra. Personalisht nuk me pelqen te bej krahasim Shqiperi - Gjemani ne
menyre te pergjithshme “me i mire, me i keq”. Shqiperia nuk
eshte ashtu siç mendojne te huajt shpesh per te, por nganjehere nuk
eshte as ashtu siç mendojne shume shqiptare per te!
Pershtypjet e para i kam patur ne viziten e pare ne shtator 1998. Une kam
ardhur me gruan time , beratase, per pushime, per fat te keq nje dite pas
vrasjes se deputetit te PD Azem Hajdari, dhe situata ka qene mjaft kritike.
Ne rruge kishte shume police te maskuar, me plot armatim. Hyrja e Tiranes
ishte bllokuar me tank. Nuk ishte koha per turizem e pushime.
Erdhët në qytetin e Beratit për të punuar
dhe jetuar. Cilat janë lidhjet tuaja me këtë qytet?
-Natyrisht, te githa lidhjet kane filluar me gruan time. Ajo eshte nga
Ura Vajgurore. Enkeleda eshte diplomuar ne ekonomik ne Gjermani, me nje
koncept per zhvillimin e turizmit per qytetin e Beratit. Ka patur noten
me te mire, por per fat te keq nuk gjeti mbeshtetje per te realizuar kete
koncept. Ne kemi menduar pastaj qe duhet qe ne vete te fillojme nje iniciative
konkrete dhe pas nje viti pergatitje ne kemi ardhur ne janar 2004 ketu
per te realizuar programin “Promovimi i turizmit dhe nje zhvillim
rajonal te integruar ne Berat”. Sot, pas nje viti e gjysme, iniciativa
eshte mbyllur. Mungonte interesi dhe mirekuptimi edhe nga “specialistet”
e pushtetit vendor dhe qendror per nje bashkepunim te suksesshem.
Megjithate lidhjet me Beratin do te vazhdojne patjeter: lidhje familjare,
lidhja profesionale me projekte per zhvillimin dhe lidhja me Beratin,
qytetin dhe rajonin,qe une personalisht e konsideroj si nje vend jashtezakonisht
te bukur dhe atraktiv.
Tani ju jeni qytetar i Beratit. Në ç’pikpamje
ndiheni i tillë?
-95% e shqiptareve e fillojne biseden e pare me mua me pyetjen: “Çfare
eshte ai?”, ose : “Nga je?” Kur une pergjigjem: “Jam
nga Berati”, asnjeri nuk eshte i kenaqur. Jam qytetar i Beratit,
por me leje qendrimi per te huajt. Por ne jetojme jo vetem ne Berat, por
edhe ne Gjermani.
Por shqiptaret ne pergjithesi, jo vetem ne Berat, kane nje koncept te
qarte kush eshte i huaj dhe kush eshte vendas. Nuk eshte e lehte te te
pranojne si pjesetare te barabarte te bashkesise se tyre. Kjo qartesi
eshte e çuditshme per mua, sepse ka 15 vjet kohe ndryshimi per
mentalitetin shqiptar dhe shume familje shqiptare kane femijet jashte
shtetit. Ne njefare menyre per shume prej tyre ti mbetesh gjithmone i
huaj. Pra, ndonjehere nuk ka shume rendesi se si ndihesh ti, por se si
te trajtojne te tjeret. Megjithate, nga pikepamja e te huajit ne Berat,
une i konsideroj fqinjet e mi dhe beratasit ne pergjithesi si jashtezakonisht
te kendshem dhe miqesor.
A keni miq në qytetin e Beratit?
-Personalisht une konsideroj disa njerez nga Berati si miq e shoke te
mi. Sinqerisht nuk jam gjithmone i sigurt per vleresimin e tyre kundrejt
meje. Ishte nje rast konkret para pak kohesh qe ka treguar ne menyre dramatike
se fjalet e bukura “miku im” shkojne bashke vetem me shpresat
per perfitim personal ne lekë, viza, prestigj dhe kjo kur eshte nevoja
edhe ne kurriz te te tjereve. Vetem koha e ndan shapin nga sheqeri.
Cilat janë tri të metat që ju i vini re banorëve
të këtij qyteti?
-Lejohet nje pyetje e tille? Ne çdo vend te botes njerezit nuk
jane te gjithe njelloj. Te meta te perbashketa te nje shoqerie shpesh
jane rezultat i nderlidhjeve shume me te medha e te nderlikuara, nga te
cilat vuajne te gjithe. Nuk mund t’u bej verejtje njerezve ketu,
kur atyre edhe pas 40 vjetesh diktature u mungon nje fare kurioziteti,
per t’iu hyre me thelle te vertetave te se kaluares dhe se tashmes
se tyre, ne vend qe ta shtyjne jeten brenda guaskes se stereotipit te
edukuar me ideologjine e marksizem-leninizmit. Aq me teper qe femijet
shpesh marrin shembull nga prinderit e tyre. Pra, nuk do te ishte keq
nje “spastrim” me themel nga keto vjetersira. Nga ana tjeter
do te ishte ne te miren e te gjitheve, nese do te tregohej me teper interes
dhe imagjinate nga banoret per te marre pjese ne procesin e krijimit dhe
asaj qe ndodh ne jeten publike ne Berat, ne vend te indiferentizmit.
Po tri virtyte?
-Beratasit i duan shume femijet. Ne disa aspekte, menyra se si rriten
femijet ketu, me kaq shume dashuri dhe perkushtim, eshte shembullore.
Ne pergjithesi njerezit jane mikprites dhe dine ta vleresojne nje jete
te qete dhe pa stres. Shume beratas tregojne se kane nje dhunti per tregti
dhe biznes, shpesh kjo e kushtezuar nga mundesite egzistuese, por qe eshte
nje kusht i domosdoshem per gjallerimin e jetes ekonomike ne vend.
Cili ka qenë përfytyrimi juaj për qytetarët
shqiptarë para se të vinit në Shqipëri?
-Nuk kisha nje ide konkrete. Ne pergjithesi kur vete per here te pare
ne nje vend te huaj kam mendimin: edhe ketu jetojne njerez, qe perpiqen
sipas mundesive qe kane te vene ne vije jeten e tyre dhe une jam kurioz
t’i kuptoj ata. Kam ardhur me shume kuriozitet per te njohur me
shume nga jeta shqiptare.
Një gjerman dhe një shqiptar çfarë kanë
të përbashkët dhe çfarë kanë të ndryshme?
-Gjermanet dhe shqiptaret flasin gjuhe te ndryshme, por te dy shpesh kane
talent per te mesuar gjuhe te huaja. Mendoj se nuk eshte ndonje gje e
rralle qe gjendet nje gjerman dhe nje shqiptar qe jane me afer me shpirt
dhe interesa se dy gjermane te tjere. Kombi gjerman sot eshte me i hapur
per kultura dhe menyra te jetuari te ndyshme. Shqiptaret i vleresojne
me shume lidhjet familjare se gjermanet, gjermanet jane me shume te lidhur
me koleget e punes apo rrethin shoqeror qe kane pothuajse te njejtat interesa
dhe hobe, ndersa lidhjet familjare jane ne dore te dyte.
A u mësuat të jetoni me ritmet e ngadalta të
këtij vendi, apo vazhdoni të jetoni si në vendin tuaj?
-Ne Berat ose Shqiperi nuk eshte e mundur te jetosh me te njejtin ritem
si ne Gjermani. Por çdo vend ka ritmin e tij. Po te marresh p.sh.
te nxehtit e mesdites, gje qe nuk para e gjen ne Gjermani, eshte e natyrshme
qe eshte me mire ne kete kohe te besh nje pushim dreke. Natyrisht qe ne
aspektin profesional te ngrihen nervat kur te duhet ta lesh punen per
shkak te nderprerjes se energjise elektrike, kur takimet shtyhen ose nuk
behen sepse nuk ka perpikmeri dhe kur duhet t’u shkosh vete nga
mbrapa te gjitheve e te gjithave. Por kete ritem mund ta gjesh edhe gjekundi
tjeter. Per mua shtrohet pyetja nese kjo menyre jetese gjithnje ne optimim
e me shpejtesi marramendese ne qytetet gjermane eshte vertete shembulli
i duhur per te ardhmen e Beratit. Sidomos po te kemi parasysh nje te ardhme
me nje zhvillim te suksesshem ne Berat. Turistet dine ta vleresojne atmosferen
e nje jete te ngadalte dhe te qete ne Berat.
Cilat gjëra ju mungojnë në Berat?
-Natyrisht qe funksionimi i infrastruktures publike, sidomos
furnizimi me uje dhe drita, duhet te jete nje prioritet. 5 ore pa drita
ne orar pune eshte kushtezim shume i madhe per ekonomine e komunitetit.
Edhe ne jeten kulturore mungon nje nivel cilesor dhe pak “piper”,
nese mund ta shpreh keshtu. Sidomos gjeneratat e reja ne kete aspekt duhet
te motivohen me teper, duke i pranuar dhe u krijuar hapesirat e duhura
te lira, per te krijuar diçka te re.
Por ajo qe me mungon ne radhe te pare, eshte nje ndergjegjesim i forte
se Berati eshte nje vend i veçante, dhe jo i varfer dhe i rendomte.
Shikimi plot zili mbi gjithçka qe kane te tjeret shpesh te ben
te verber per te pare pasurite qe ke vete. Keshtu Berati shume shpejt
behet nje vend, ku nuk ka asgje. Parate e shpejta behen diku tjeter. Por
une mendoj se familjet qe jetojne ne Kala, sikurse edhe ato te fshatrave
rreth Tomorit, dine shume mire se ç’vlera ka jeta ne Berat
dhe qe s´mund t’i gjesh diku tjeter.
Diçka për punën që kryeni dhe bashkëpunimin
me pushtetin qendror dhe atë vendor.
-Ne pergjithesi sistemi qeverises ne Shqiperi eshte shume i dobet. Ne
te gjitha nivelet mungon autoriteti dhe transparenca. Kjo na ka kushtuar
shume energji ketu ne Berat me iniciativen tone te turizmit dhe kjo pa
ndonje rezultat te dukshem. Megjithate, keto perpjekje tonat me nje administrate
joefiçente kane qene per ne presonalisht nje eksperience, prej
te ciles vetem mund te mesosh. Keshtu, nese une do te isha i punesuar
ne bashkine e Beratit, nuk besoj se do t’i mbijetoja dot kushtet
ne te cilat punohet aty pa ndonje pasoje te rende psikologjike. Duke patur
parasysh intransparencen ekzistuese ne administrate, me duket e pamundur
qe qytetaret te kene me shume besim tek puna e tyre. Por procesi i decentralizimit
ka ende nje rruge te gjate per te bere.
Sipas mendimit tuaj çfarë duhet të ruajë
dhe çfarë duhet të ndryshojë qyteti i Beratit?
-Ne kushtet e nje qeverisjeje te dobet vuajne me shume te varferit. Kur
sheh vilat dhe makinat lluksoze ne rruge mendon se e di qe Berati nuk
eshte nje vend i varfer nga ana financiare. Askund nuk gjen kaq shume
pika karburanti ne nje hapesire kaq te vogel, aq me teper makinat te tilla
luksoze duhet qe te t’i mbaje xhepi! Kontrasti midis te varferve
dhe te pasurve eshte shume i madh dhe te varferit ende nuk kane mesuar
te mbrohen dhe te behen aktivë politikisht. Une mendoj se, pavaresisht
se nga ka ardhur kjo mireqenie ne Berat, detyra e qeverise eshte nje shperndarje
sa me e drejte dhe e barabarte e saj.
Potenciali turistik i Beratit ofron ne menyre te veçante nje shans
te mire per mundesi te reja ekonomike, qe mund t’i sherbejne dhe
ofrojne perfitime popullsise lokale. Per kete, unë dhe bashkeshortja
ime kemi perpunuar nje propozim konkret, i cili me sa duket nuk eshte
e lehte te integrohet ne jeten e perditshme te pushtetit vendor dhe si
rrjedhim injorohet ne heshtje.
Faleminderit z.Martin!
Intervistoi : Yzedin Hima
|
|