Pergatiti Florans Ilia-Flurka
 

 

-Hip-Hop ka tashmë mëse 25 - vjetë si rrymë muzikore dhe kulturale që përshkon dejet dhe damarët e Amerikës e që ka përfshirë breza rinorë në veshje, kulturë, muzik dhe mënyrë origjinale të jetuari dhe shprehuri ndryshe, në mbarë planetin mëmë. Kjo rrymë muzikore e prejardhur prej rhythm and blues, soul music, përzier disa herë me funk dhe rock’n roll, si të thuash është rryma më radikale në të cilën thyhen urat e lidhjes etike prej nga ngrihet dhe krejt ngrehina kulturore e Hip-Hop. Në fundin e viteve ’70 dhe fillimet e ’80-ës, në jug të lagjes Bronx të populluar kryesisht nga popullsia me ngjyrë në New York, lindi rryma kulturale muzikore që studiuesi Jeff Chang do e quaj “ brezi hip-hop”. Bazat filozofike të kësaj rryme janë të ngritura mbi veprën e Lyndon Johnson “ “Great Society” ku protestohet dhe njëkohësisht jepen ide revolucionarizuese se si popullata e Amerikës duhet të jetë në raport me një shoqeri sa më demokratike konstitucionale ku barasvlersimi i vlerave humane të jetë i njëjtë për të gjithë. Si të thuash kjo lloj kulture nëpërmjet zërit të protestës në muzikë u bë shpresa (anglisht - hope) e një brezi të tërë rinor. Në fillimet e veta Hip-Hop nuk shtrihej gjeografikisht më tepër se shtat milje rreth e qark lagjes Bronx. Kësaj lagje të varfër njujorkeze ku në dekadat e fundit ka humbur 600 000 punë manifakturale, 750 000 banues që janë larguar prej aty, dhe 43 000 shtëpi të braktisura. Në katër fëmijë tre prej tyre e kanë braktisur shkollën e mesme. Ligji bëhej prej formacioneve të gangsterave të njohur si Savage Nomads apo Black Spades të cilat e ndanë lagjen në grupime të përgjakshme bllok më bllok. E gjithë kjo situatë, gjithmon sipas Jeff Chang solli edhe shprehjen e njohur që “ nëse blues lindi prej kushteve të këqia dhe diskriminuese të popullsis me ngjyrë të Amerikës së atyre viteve, atëherë Hip-Hop lindi nga papunësia dhe ligji i xhunglës që mbizotëronte rrugëve të dekadave të brezave të sotëm”. në këtë kohë dolën edhe pionierët e parë DJ Kool Herc dhe Grandmaster Flash, si dhe stili i kruarjes së disqeve nën autopolantë të fuqishëm mbi voltazhor. Johnny Apleseed ish kryetar i bandës së gangsterëve Afrika Bambaataa ishte i pari raper që kapërceu kufijt e lagjes Bronx për t’u hedhur në qendër të Manhattan duke e zgjeruar dhe inspiruar më tej rrymën e cila filloi të gjej vetveten në poetët raper, break dancers dhe graffiti artist që pikturonin ilegalisht trenat dhe ndërtesat në New York. Në vitin 1979 në New Jersey studioja e vetquajtur Sugar Hill Gang nxori albumin e parë rape në historinë e muzikës i cili u shit më tepër se një milion kopje në mbar Amerikën duke e futur definitivisht Hip-Hop në industrinë muzikore. Jesse Jackson, Chuck D dhe Ice Cube janë të parët lider serioz të getove, të ngarkuar poetikisht me misionin e denoncimit të padrejsive dhe influencave politike në Amerikë, që kanë shitur më tepër albume dhe janë të parët protagonist të populluar në historine e kësaj kulture muzikore. Por zhvillimi i vërtetë do të vinte nga qyteti i Los Angelos me botimin e njëzet faqeve manifest hip-hop të shkruara nga Rodney King, si dhe dalja e revistës “The Source” prej së cilës u bënë të njohura figura madhore udhëheqësish të gangsta rapers si Dr. Dre dhe Snoop Dogg që aktualisht janë edhe kënëautorët e këngëve dhe albumeve më të shitura të kësaj rryme në industri. Me Dre dhe Snoop hip-hop nga protestë e getos u shndërua në zërin e periferive që është krenar për prej’ardhjen e vet duke e ngritur kështu rrymën në një shkallë më të lartë graviteti filozofik. Kështu që në kulturën hip-hop filluan të shfaqeshin G-të e mëdhaja të arit apo diamantit të varuara në qafë ose në unaza, ConArt, Chevrolet, Pendleton, Zig-Zag, Seagram,Remy, Hennsey, Tanqueray, Desert, Eagle, Dogg Pound, Deth row, simbole të ngadhnjimit dhe lirisë, ngritjes materiale dhe luftës për të fituar barazi. Në New York raper si Jay-Z dhe P.Dedy të shndëruar në milionerë e ngritën nivelin e kulturës hip-hop madje edhe në sferat politike.
Do të ishte shumë i cunguar ky shkrim po qe se nuk do evidentonim njërën nga figurat më madhore si përfundim. E kam fjalën për shfaqjen dhe rrolin e Eminem në linjat kulturore të hip-hop. Pa këtë djalosh të çuditshëm poet, raper i talentuar, protestues provokativ dhe revolucionar njëkohësisht kjo lloj kulture nuk do të kishte kuptim. Jo vetëm për talentin e padiskutueshëm të Eminem por edhe për faktin provokativ që ai është dhe ngelet i pari raper i racës së bardhë ujrat e llogjikës së këtij fakti të shpien drejt burimit se protesta ekziston në një forëm më të gjerë sociale, jo vetëm nga popullata me ngjyrë. Kështu kjo rrymë në fjalë mori zgjerimin dhe popullimin social në sy të admiruesve dhe brezave të të gjitha racave dhe të gjitha vendeve e kombeve gjithandej nëpër botë. U bë si të thuash zëdhënëse e zërit të protestës.
Përktheu dhe përgatiti F l u r k a
 

Lajmetari...gazeta nr.108 20/09/2005