Fitues i çmimit Pulitzer për poezinë këtë
vit (1999), është z.Mark Strand me librin “Blizzard
of One” , i nënti vëllim poetik nga ky autor i cili
ka publikuar gjithashtu libra me përkthime, antologji poetike,
proza dhe libra për fëmijë. Laureat i Shteteve të
Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht anëtar
i shumë forumeve të njohura. Zoti Strand sot është
pedagog në University of Chikago. Urime për çmimin
dhe ju faleminderit për praninë tuaj sot.
-Ju faleminderit për ftesën!
Ju keni fituar shumë çmime të njohura ndër
to më prestigjozi MacArthur Genius Fellowship. Pulitzer a ka tërhequr
më tepër vëmendjen e botës letrare ?
-Besoj se po. Megjithse edhe MacArthur solli ndihmesën e vetë.
Por ky çmimi i tanishëm është histerik. Telefoni
nuk pushon së rrëni në shtëpi. Jam i nderuar të
jem këtu sotë se nuk do më duhet t’i përgjigjem
të gjitha telefonatave.
Jam shumë e interesuar mbi idetë tuaja se si funksionon
poezia. Ju keni thënë : “Poezia e lëshon vet-veten.
E fsheh veten e saj ngadalë. Disa herë ka natyrë helmuese
në mëndjen e lexuesit” . Si mendoni se poezia e bënë
këtë gjë?
-Mendoj se varet shumë nga lexuesi. Lexuesi duhet
të dali nga vet-vetja dhe japi veten tek poezia. Më tej poezia
e ç’vesh lexuesin nga normaliteti i jetës së
zakonshme... natyrisht po qe se poezia është e aftë të
kryej këtë funksion. Kjo vjen me rigjallërimin e fjalës
aq sa krijohet një atmosferë krejt e re. Kjo vjen si rjedhojë
e përdorimit të një gjuhe krejtsisht të veçantë
nga ajo e rrugës dhe përdit’shmërisë të
ditës së punës. Kështu që si lexues je i detyruar
të kesh vëmendjen aty.
Funksionon e gjitha kjo ndryshe nga fiction ?
-Shiko, fiction të hedh jashtë vet-vetes. Fiction krijonë
një botë ku ti e imagjinon veten, duke u identifikuar me karakteret
e personazheve, ti lëviz në një kurth që është
totalisht i ndryshëm nga ai i përdit’shmërisë
tënde. Poezia besoj, të hedh veçse drejt vet-vetes
prej ku ti del dhe je i angazhuar më tej me botën në
një mënyrë krejt të ndryshme prej atij momenti.
Domethënë, je në kontakt me mënyrën se si ti
e njeh atë (botën), në një mënyrë sipërfaqësore
më të alternuar. Ajo mbetet bota jote, nuk i përket të
tjerëve, por veçse më e përparuar dhe moderuar.
Duke u rreferuar diku, ju keni deklaruar se detyra dhe destinacioni
i poetit nuk është përparësia drejt publikut, por
gjuha i vetmi faktor ku poeti shpreson se e vet-përsosë me
kohën dhe përvojën e tij. Mundet të na shpjegoni
diçka ?
-Nuk besoj se gjithkush është poet pa lexuar poezi të
të tjerëve më parë. Sikurse besoj se çdo
poet e ka të qartë se ekziston një vazhdimsi, traditë,
që ka bërë të ngrihen themelet, e gjuhës në
të cilën ai shkruan. Dhe besoj me bindje se poeti pikërisht
fokusohet në këtë detyrë. Të kryej më
të mirën e mundëshme për ta përparuar dhe zhvilluar
gjuhën e traditës së vet.
Le të shohim më nga afër se si funksionon kjo
në poezinë tuaj. Mundet të na lexoni diçka ?
-Po me kënaqësi : Në një tjetër kohë
do të donim të dinim / Se si Toka do të dukej po qe se
popullohej / Nga po këta njerës në format natyrore që
ata janë sot / Në një tjetër kohë gjurmët
e tyre do na bindin se jemi të pandryshueshëm / Dhe mundej
të ishte më e lehtë në të shkuarën vetmia
e së tashmes / Drejt së ardhmes ku të gjithë duhet
të jemi të falur / Por mbas gjithë kësaj çfarë
nuk mund të shihet apo shpjegohet / Gjithmonë ka për
të qenë tjetërkund / Gjithmonë e supozuar / E padukshme,
mbas shenjave / Sipërfaqe e bukur e së panjohurës / Kjo
është pika vendimtare, ç’veshëse e njohjes
/ Në një tjetër kohë e padukshmja e sotme do na
vet-përsosë / Dhe gadishmërisht duhet të dëshmojmë
se gjuha që përdorim është e gabuar / Dhe të
gjitha gjërat e tjera të gabuara janë nga mënyra
se si i paraqesim / Vet-veten , duhet të themi, se asnjëherë
nuk mundet ta shohim pa maskë / Në fakt, duhet thënë,
nuk mund të kuptohet pa ato.
(Maskat dy-fytyrëshe)
Kjo lloj poezie që ilustron mendimin tuaj në atë
çka pretendoni e paraqet veten e vet ?
-Besoj se po. Unë dhe poezia jetojmë së bashku nën
të njëjtën çati në këtë botë.
Por e vërteta e botës dhe e vërteta e vet-veteve tona,
gjithmonë ka për të ngelur në dritë’hije
mbas nesh. Gjithmonë ka për të ekzistuar diçka
që nuk e dimë.
Nuk po ju pyes më se ç’nënkuptime ka
kjo poezi sepse ju keni thënë se poezia nuk është
e reduktueshme. Nuk është reprezantuesja e gjithçkaje.
Poezia nuk nënkupton ose qëndron në jetë për
një arsye apo për diçka tjetër. Mundet të
jeni më i shpjegueshëm për të gjitha këto në
raport edhe me rrolin e poetit ?
-Të gjitha këto varen se çfarë poeti je. Disa
prej poetëve bëjnë shumë kujdes me fjalët duke
i paraqitur ato teknikisht të përkryera në mënyrë
foliore. Disa të tjerë mundohen të krijojnë tjetër
botë imagjinative me fjalë më të thjeshta imagjinare
të cilat na drejtojnë veçse drejt po kësaj bote
(jetëve tona reale) prej ku dalim , mbas leximit, qartësisht
më syz’gjuar. Dua të them se poezia si askund dhe askush
tjetër ndihmon eksperiencat tona jetësore, nëpërmjet
koloritit të fjalëve të përzgjedhura, në mënyrën
më intensive.
Ndërsa lexoni një poezi çfarë kërkoni
të shihni tek ajo ?
-Shikoj për dritë’dhënie. Pres duke
lexuar të vihem në lëvizje imagjinare. Të kem përpara
tabllonë e botës në të cilën jetoj, të
ndryshuar , të zmadhuar, që të dyja së bashku të
konsoliduara dhe super-metaforizuara në poezi. E më tej, të
jem në gjendje të shoh aty ndër vargje, të gjithë
këtë ndryshim. Më paradoksialisht të jem në
distancë ndjekje pasionante së bashku me poezinë. Të
bashk’udhëtoj me imazhin e saj.
Kur shkruani z.Strand, a përdorni dorëshkrimin
?
-Po. Ndërsa shkruaj përpiqem me sa mundësi të
kem që të mos e lexoj atë që shkruaj. Kjo ndodh
gjer në finale pasi e kam mbaruar plotësisht dhe vihem në
daktilografimin e saj. Ndërsa përdor dorëshkrimin kam
përshtypjen se e shtyj poemën gjak’nxehtësisht
më tej sa të jetë e mundur. Ndërsa daktilografimi
dhe më tej printimi i fletëve të shkruara është
më tepër një proces final që i jep fund poezisë,
megjithse në mendje ka kohë që ka përfunduar.
Mendimet, a ju vijnë lirshëm në mendje ndërsa
krijoni ?
-Jo. Qartësisht jam një mendimtar i ngadaltë nga
natyra, ç’ti bëshë ?!
Atëherë mundet të na thoni se si vijnë mendimet
tek ju ?
-Ato vijnë në çdo kohë. Jam duke
ecur në rrugë dhe fjalët apo figura hop- kërcen
në mendje prej nuk e di se ku. Ose jam duke lexuar një roman
dhe mos’leximi korekt i fjalisë në prozë shndërohet
në mendje si të thuash në vargun e ardhëshëm
poetik. Mundet që figura të dali prej një dialogu me
një mik dhe prej aty të konsolidohet në mendje. Gjithmonë
gjej fjalë të cilat më zhvasin dhe më tërheqin
me dobinë dhe funksionin e tyre figurativ.
Kur shkruani, sa kohë merr përfundimi i një
poezie apo poeme ?
-Varet. Disa vijnë menjëherë. Disa prej
tyre janë të përfunduara në mendje përpara
se t’i përfundosh në letër. Disa poezi marrin edhe
muaj për t’i përfunduar. Ndërkohë që
kam shkruar poemë edhe përgjatë një ose dy vjetë.
Së fundi kjo është pyetja jonë finale. Të
më falni që po ju pyes por shumë lexues kureshtar duan
të dinë nëse mund të jetohet vetëm duke shkruar
poezi apo duhet të ushtrosh diçka tjetër për të
siguruar jetesën. Si për shembull profesionin e arsimtarit
?!
-Mendoj se duhet patjetër të punosh në
arsim e japësh leksione. Poetët nuk janë shumë të
paguar. Edhe po qe se je poet shumë i njohur dhe i sukses’shëm.
Edhe po qe se ke publikuar dhe shitur shumë libra. Besoj se do
të duhet të kruash dhe shtërngoshë shumë fort
xhepat dhe vet-veten që të mbijetoshë duke shkruar vetëm
poezi.
Kjo është përgjigja juaj finale në
raport me shoqerinë e sotme industriale ?!
-Atë që mendova sapo e thashë se poezia
nuk është shumë e paguar në ditët tona. Nga
ana tjetër si të thuash kjo është një gjë
shumë e mirë dhe e shëndetshme për poezinë.
Duke mos patur presionin e pagesës dhe parasë për atë
që shkruan je krejtësisht i lirë të bëshë
dhe japësh ide dhe krijime krejt të lira dhe origjinale.
Atëherë edhe një herë ju faleminderit dhe
urime për çmimin Pulitzer, z.Strand !
Ju faleminderit !
Përktheu dhe përgatiti F l u r k a