Estrada e Beratit jeton vetėm nė... bordero
Javėn qė shkoi nisi nė qytetin e Vlorės festivali i estradave tė rretheve.
Morėn pjesė nė kėtė veprimtari artistike trupat humoristike tė qyteteve
tė Shqipėrisė qė nga Peshkopia deri nė Sarandė.
Kjo veprimtari ėshtė detyrim pėr trupat profesioniste, tė cilat financohen
nga taksat e mbledhura nga qytetarėt.
Kur u prezantuan trupat pjesėmarrėse, u vu re se estrada profesioniste e
qytetit tė Beratit mungonte.
Nuk u ēudit askush me kėtė mungesė, sepse estrada e qytetit tė Beratit,
e cila varet nga bashkia e Beratit ka vite e vite qė mungon nė skenėn e
teatrit tė Beratit, ndonėse kėshilli i bashkisė sė Beratit, parlamenti ynė
i nderuar qė pėrfaqėson interesat kulturore e artistike tė qytetarėve, nuk
u merakos kurrė se ku shkon tėrė ai grant pėr estradėn e Beratit, si pėrdoret
kur nuk ngjitet askush nė skenė.
Estrada e qytetit tė Beratit mungon nė skenė, mungon edhe nė veprimtaritė
e rėndėsishme kombėtare. Njė trupė qė nuk del nė skenė, nuk ekziston .
Edhe estrada e qytetit tė Beratit ka kohė qė nuk ekziston. Ajo jeton vetėm
nė bordero. Nuk e dimė se cili ėshtė mendimi i kėshillit tė bashkisė Berat.
Lajmėtari
.
Foto: Y. Hima