Editoriali i "Lajmetarit"
kronika e numrit 136 date 17 prill 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

. Foto: Bogova

 

 

HOME NEWS EDITORIALE

Bogova, zemra e tronditur e Tomorit

Pelegrinet qe kete gusht do te bejne kurbanin e tyre ne teqene e Baba Aliut, duke u ngjitur perpjete Tomorit ndoshta, ndryshe nga viti i kaluar, do te vene re me shume livadhe e shpat mali te prishura, por me pak ose aspak kamiona, ngarkuar dinkas me pllaka te verdha guri, qe zbresin tatepjeten e thepisur.
Shirat qe rane rrembyeshem kete funddimri mbi shpatin verior te Tomorit te shenjte rrezuan edhe ate mal- indiferentizmi, qe kishte mbreteruar i qete per me se gjysme dekade.
As interesi i medias, apo i ndonje specialisti te izoluar (drejtori i ujesjellsit F.Shehu e vuri alarmin qe para tre vjetesh) nuk kishte arritur te zgjonte pergjegjesit e dremitur lokale e qendrore.
U desh qe Tomori i plagosur te rrjedhë llum ne rubinetat tane, duhej me doemos qe thika te futej thelle.
Policet serioze e te vendosur qe rrine atje ku rruga per ne Bargullas e Novaj le rrugen nacionale, arriten te ndalin hemoragjine.
“Pas disa javesh nderprerje te germimeve, shprehet per “Lajmetarin” drejtori i ujesjellsit, rezultatet duken qarte. Edhe pse rreshjet kane vijuar me nje intensitet te madh, turbullimi i ujit, keto kohe te fundit, ka qene pothuajse inekzistent”
Por me nderprerjen e nxjerrjes se gurit, nuk duket se beteja ka mbaruar. Ka mbaruar vetem raundi i pare. Tani ndodhemi ne pushim midis dy raundeve.
Prefekti pret analizat e detajuara nga specialistet tiranas, qe me vone t’i japë drejtim zgjidhjes se problemit.
Firmat dhe masa e madhe e punëtorëve qe presin, sa vjen e me shume shqetesohen, tregtaret qe eksportojne shohin se malli rezerve ne sheshet qe shtrihen gjate gjithe rruges nga Berati deri ne Kakrukë po mbaron.
“Ne do t’i mbyllnim qe para dy vjetesh, thote Erion Brace. Prefekti i asaj kohe perdori edhe dhunen policore, por u sprapsem para
kostos se larte sociale. Rreth 2000 vete humbisnin vendet e punes. Por tani mjaft me, vijon deputeti socialist. Nuk e kuptoj se ç’pret me ministri. Edhe ushtrine te perdore per te vendosur ne karantine zonen. Firmat shume mire mund te pajisen me leje ne nje zone tjeter ku s’prishin malin e s’ndotin burimet”.
Frika se mos kesaj here e kane seriozisht, duket lehte ne fytyrat e poliçanasve qe punojne ne nxjerrjen e pllakave te gurit.
Ne Poliçan pas mbylljes se uzines se armeve, nxjerrja e gureve dekorativ i dha serish oksigjen ekonomive te varfra familjare, dikush perdorte edhe fuoristraden per te zbritur pllakat nga mali. Linden edhe shume biznese qe eksportonin pllakat ne Itali e Greqi (ato me te medhat jane nga Berati), per nxjerrjen e te clave impenjohen jo vetem punëtore te zones afer, por deri dhe nga Korça e larget.
Atje ku ishte gjurma e Baba Aliut tani te le pa fjale nje “qytet” çadrash plasmasi e deri me ndonje kioske, nga ato qe zaptonin sheshet e qyteteve te verteta deri para disa vitesh.
“Qyteti” pershkohet ne mes nga nje rruge ku kamionet fuoristrada me tre akse aktive ngjiten e zbresin shpatit te thepisur te Tomorit.
Ekonomite e tjera ne zone pothuajse nuk ekzistojne, vetem ne Bogoven e afert, kohet e fundit biznesi i turizmit ka bere te lindin nje sere restorantesh qe me rrugen e reabilituar kane shanse te mira zhvillimi.
“Do benin mire ta mbyllin, shprehet nje pronar lokali buzes rruges nacionale,- kur e pyeta si do te ishte me mire per ata. Ketu njerezit vine per ujin e malin, nese ata prishen edhe ne mbyllim.”
“Mjedisi eshte ekonomi , -shprehet specialisti i njohur i mjedisit Xhemal Mato ne nje interviste. Fitimet nga mjedisi jane te shumta. Ne kete rast fitimet jane te shpejta se askush nuk paguan taksen e mjedisit, ndaj edhe ndjellin interesin e aq shume njerezve.
Nuk ka rregulla, plane zhvillimi per kete zone dhe njerezit e zones asnjehere nuk e dine sa fitojne e sa humbasin. Pasi ajo qe fitohet aq shpejt, ka edhe kosto shume te madhe mjedisi, qe mund te çojne ne braktisjen e detyruar te vendit , ate qe ne e quajme : migrim mjedisor. Fenomen qe haset shpesh ne vendet afrikane. Pasi pa uje nuk ka jete.”
“Mbyllja e ketij aktiviteti u heq banoreve te zones te vetmen mundesi jete”, i them.
“Sigurisht nuk eshte e lehte, me pergjigjet, - pjesa me e madhe e banoreve duhet t’i hedhë syte tjeterkund. Nuk mund te jetohet vetem me gure. Nga eksperienca jone ne kemi pare se zonat qe mbeshteten ne nje ekonomi te vetme rrezikojne shume.
Ju keni rastin e kombinatit tekstil, uzines e Poliçanit, por edhe te bllokut me fiq ne Uznove, nje dite mallrat e tyre s’kerkoheshin me, pasi kishin edhe kosto te larte, dhe mijëra banore ngelen pa pune, fiqte po i kthejne ne vreshta.
Keto zhvillime ne i quajme kanceroze, pasi mbysin ekonomite e tjera , dhe zona ka nevoje edhe per ekonomite e tjera si turizmin, bujqesine, blektorine etj. Te jeni te sigurt nese zhfrytezimi i malit perhapet, keto biznese do te falimentojne. Por edhe me police ama nuk mund te ruhet.
Duhet qe te studiohen plane zhvillimi per te githe zonen. Shfrytezimi mund te behet sa 1/10 e asaj qe eshte tani, ne menyre qe te mos te shkaterrojne ekonomite e tjera. Ja, shihe kete nishanin,- dhe me tregon nje te tijin qe ka ne mjeker, edhe ky eshte tumor, por nuk perhapet e s’demton organet e tjera jetesore te trupit, pasi eshte i izoluar e i kontrolluar. E rendesishme eshte, qe banoret e zones te informohen mire e me trasparence se cilat jane te mirat e te keqijat.
Shqiptaret kur informohen mire kane kuptuar, shihni rastin e TEC-it te Vlores, vetem pasi u informuan, kuptuan se ç’ishte me e mire per ta.”
Pershkrimi i fenomenit nga ana e ekologjistit me solli ne mend piramidat dhe eksperiencen e tyre te hidhur.
Te gjithe u turrem pas tyre, fituan shume ne periudhen e pare, ishin aktivitete gjysme ligjore gjysme ilegale, zhvillimi i tyre i zuri frymen rritjes se shendoshe te ekonomive te tjera dhe ata qe fituan ishin shume te pakte. La prapa nje kosto sociale shume here me te larte se ajo qe do te linte mbyllja e tyre.
Atehere qeveritaret tane u kujtuan shume vone.
Kesaj here shpresojme.

Raundi i dyte po afrohet pasi “armpushimi” s’do te zgjase gjate.
Sido qe te jete vendimi qe do te marre, prefekti do te kete reagime.
Nga njera ane banoret e Beratit s’do ta “gelltisin” kollaj nje uje qe vazhdon te turbullohet (e shtrenjtohet), ashtu si edhe banoret e zones së Poliçanit do ta kene te veshtire te pranojne nje vendim qe i nxjerre serisht ne rruge si 10 vjet me pare.
Banoret e zones me shume se 10 vjet me pare, para faktit te mbylljes se uzines dolen ne rruge e i krijuan probleme shtetit. Rrethanat nuk jane me te njejtat, mbeshtetja qe atehere u jepte opozita duket se kete here mungon.
Prespektiva e 110.000 banorve pa uje e tremb me shume se ajo e 10.000 banorve pa buke…
Nje fjale e mençur italiane thote se jo çdo e keqe vjen per te bere dem.
Turbullimi i Bogoves duket se do te shpetoje Tomorin nga tumori qe po i perhapet.

Arjan Soraj

 

Lajmetari: 17.04.2006. |top | Commente | Printo