Ndodhi ajo qė pritej.
Ditėn e premte datė 27 prill 2007, nė konstituimin e Kėshillit tė Qarkut
tė Beratit u shpreh pėrfundimisht hapur se pluralizmi nė nahijen tone ėshtė
nė rrezik tė madh. Ndodhi ajo qė pritej. Treva e Beratit, pėrveē dokeve,
riteve, zakoneve, mėnyrės sė jetesės, ka edhe mėnyrėn e tė menduarit tė
njėjtė (kėtu kam parasysh rezultatin e votimit, pasi nė realitet ėshtė krejt
ndryshe) duke pėrfshirė edhe bindjet politike. Kjo u duk qartė nė votimin
pėr kryetar qarku, ku zoti Pelivan Shatri i mori tė gjitha votat e kėshilltarėve
tė tė gjitha partive qė pėrfaqėsohen nė kėshillin e qarkut njėsoj si nė
kohėn e qoftėlargut. Kjo mund tė jetė goditja mė e rėndė qė i ėshtė dhėnė
pluralizmit nė Shqipėri
Forcat e djathta kanė 20% tė kėshilltarėve nė kėshillin e qarkut, tė cilėt
nė unanimitet votuan pėr kryetarin Shatri.
Tė gjitha rastet e kombinacionet e pėrsėritura shpesh kohėt e fundit nė
politikėn lokale, kishin vetėm njė llogjikė, atė tė pazarit. Pluralizmi
politik pushoi sė ekzistuari. Tek- tuk filluan tė krekoseshin pėr fitore,
individė tė forcave tė djathta, a tė majta nė konstituimet e bashkive a
komunave, duke i interpretuar si politikanė qė nuk ua ha qeni shkopin, madje
se kjo ėshtė politika e vėrtetė duke krijuar idenė se ca dalin pėr tė mbledhur
vota nė fushatė dhe ca tė tjerė dinė ti pėrdorin ato.
Nė demokracinė e vėrtetė oponenti ka tė drejtė tė kundėrshtojė. Nė rastin
e zgjedhjes sė kryetarit tė qarkut, kėshilltarėt e koalicionit tė djathtė,
jo qė nuk kundėrshtuan me votė, por u bėnė palė me tė majtėn. Vota nuk ėshtė
mall qė mund ta shkėmbesh pėr ushqim a tė mira materiale Ata e pėrdorėn
votėn pėr tė shtuar komoditetet e tyre dhe duke mė dhėnė mua tė drejtėn
tė mendoj se e kanė kėmbyer pėr ushqim e tė mira materiale.
Nė demokraci vota ėshtė fjala e fundit. Vota e elektoratit tė djathtė i
dha vetėm tė drejtėn kėshilltarėve qė tė kryejnė detyrėn, dhe ata nuk e
kanė kuptuar misionin qė kanė si pėrfaqėsues, tė tyre por e shpėrdorojnė
atė pėr qėllime personale.
Duke parė numrin e votave qė ka marrė zoti Shatri, rreziku pėr demokracinė
ėshtė shumė i madh, madje edhe vetė socialistėt janė befasuar me besimin
qė iu dhuroi e djathta, edhe pse ata nuk kishin nevojė. E gjitha kjo rrodhi
si pasojė e rrėzimit tė shtyllave tė moralit politik dhe vendosjes nė vend
tė tyre tė shtyllave tė interesave meskine. Pra ta shikosh votėn pėrfaqėsuese,
si mall, dhe ta pėrdorėsh pėr interesa fare tė ngushta, nuk ka papėrgjegjshmėri
mė tė madhe qė mund tė bėjė njė i zgjedhur, por akoma mė e madhe bėhet papėrgjegjshmėria,
kur i zgjedhuri eshtė edhe drejtues i rėndėsishėm.
Kastriot Dervishi