Tregu informal vret ēdo ditė tregun ligjor
Nė Shqipėri ka dy jetė paralele: njė ligjore dhe njė e paligjshme
Flitet se Shqipėria noton nė tregun informal. Ndonėse ka njė pėrpjekje
nga organet tatimore pėr tė vjelė tatimet dhe taksat e ndryshme, infomaliteti
duhet tė jetė nė njė shkallė mjaft tė lartė. Pohimet e qeverisė shqiptare
dhe tė organizmave ndėrkombėtare flasin pėr njė pjesė tė rėndėsishme tė
ekonomisė qė zhvillohet jashtė rrugėve ligjore. Organet e tatimeve dhe tė
taksave, qoftė ato tė pushtetit vendor, qoftė ato me varėsi vertikale mjaftohen
qė tė vjelin taksa te biznesi i ligjshėm, i cili nė fakt nuk ka fare nevojė
pėr presionin e kėtij shėrbimi, sepse faturat i paguan rregullisht dhe nė
kohėn e duhur. Biznesi i ligjshėm ka mjaft nevojė pėr organet tatimore pėr
tė siguruar rregulla loje brenda tregut. Ka nevojė pėr tė shmangur konkurencėn
e pandershme tė tregut informal qė lulėzon mu nėn hundėn e tatimorėve dhe
taksidarėve qė varen nga pushteti lokal dhe ata qė varen nga pushteti qendror.
Hidhni njė sy tezgave qė kanė pushtuar lagjen 30 vjetori! Ata tregtarė
qė zėnė sipėrfaqe sa dy apo trefishi i dyqaneve tė tjerė nuk paguajnė asnjė
tatim, nuk paguajnė taksa (me pėrjashtim tė ndonjė 20 lekėshi). Ndėrsa dyqanet
me liēencė tė rregullt qė i paguajnė shtetit vendor dhe shtetit qendror
qindra mijė lekė tatime dhe taksa, qė u paguajnė shpesh edhe qera tė rėnda
pronarėve tė lokaleve, qė paguajnė siguracione pėr punonjėsit, konkurohen
pandershmėrisht nga ky lloj tregu, pa folur pastaj pėr ndotjen dhe mjerimin
e kulturės sė tregtimit trė mallrave. Tatimorėt qė kėrkojnė tatimet dhe
taksat nga biznesi ligjor bėjnė njė sy qorr dhe tė dy veshėt shurdh para
kėtij informaliteti gjigand. Nė fakt nuk e pėsojnė vetėm tregtarėt e ligjshėm
nga ky informalitet, por e gjithė ekonomia shqiptare. Dhe, kur ndėrkombėtarėt
tė japin shifra alarmante tė tregut informal, tatimorėt tanė me kostum lokal
dhe kostum qendror hapin gojėn dhe mendohen se ku gjendet ky informalitet,
ndėrkohė qė i kanė vjelė taksat dhe tatimet deri nė groshin e fundit nga
tė gjithė dyqanet. Po kėta tatimorė dhe taksidarė harrojnė ato tezga mallrash
nė ēdo shesh tė qytetit, nė ēdo trotuar, nė ēdo portė shkolle, nė ēdo sofat
shtėpie. Aty shitet gjithēka: ushqime, veshje pėr ēdo moshė, enė kuzhine,
paisje pėr ndėrtim, paisje elektrike, kanceleri etj. etj. etj. Tregtarėt
e ligjshėm luten e luten se mos ndonjė blerėsi i merr Perėndia mendjen dhe
kthehet nė dyqanin e tyre pėr tė blerė diēka.
Tė gjithė qytetarėt e shohin kėtė skenė qė pėrsėritet ēdo ditė, ēdo javė,
ēdo muaj, ēdo vit, me pėrjashtim tė tatimorėve dhe taksidarėve tanė syshqiponjė.
Nė Shqipėri ėshtė e dukshme, qartėsisht e dukshme se ka njė jetė paralele:
njerėz qė jetojnė ligjėrisht dhe individė qė nuk e njohin dhe nuk e pėrfillin
ligjin. Disa i paguajnė faturat e energjisė elektrike, disa nuk i kanė paguar
qė nga viti 1991 dhe presin qė nė ndonjė prag fushate elektorale tua falė
qeveria. Disa i paguajnė taksat, tė tjerėt nuk e dinė se ēfarė do tė thotė
taksė. Disa presin lejen pėr tė ndėrtuar, tė tjerėt ngrenė dhjetra kate.
Ky dyzim e lodh dhe varfėron qytetarin qė respekton ligjin dhe rregullin
dhe e argėton dhe e pasuron atė qė preferon tė jetojė si i paligjshėm. Biznesi
i ligjshėm ka mjaft nevojė pėr tatimorėt dhe taksidarėt. Jo pėr ti kujtuar
atij (biznesit) se erdhi data e pagesės sė tatimeve dhe taksave, por pėr
tė albitruar, gjykuar lojėn e tregut, e cila kėshtu siē po zhvillohet nuk
ėshtė as lojė e tregut tė lirė, nuk sjell as begati ekonomike. Pėrkundrazi.
Po vret biznesin e ndershėm, po shkatėrron vendet e punės, po ul tė ardhurat
nga biznesi pėr shoqėrinė. Shpesh qytetarėt gjenden para dilemės hamletiane:
tė jetojnė ligjėrisht apo tė jetojnė nė mėnyrė tė paligjshme?!
Yzedin Hima
Y.
Hima