Editoriali i "Lajmetarit"
kronika e numrit 159 date 22 tetor2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

Yzedin HimaY. Hima

 

 

HOME NEWS EDITORIALE

Anarkia e vlerave dhe shosha e munguar

 

“Natyrisht, Amerika ka mjaft ēudi dhe mrekulli, por ēudive tė Shqipėrisė nuk ua gjen shoqen as nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės”, tregonte njė emigrant nga qyteti i Beratit, i kthyer pėr pak ditė nė vendlindje. Dhe vazhdoi... “ Kur u tregova se Amerika mė shpėtoi nga metamorfoza e plotė nga njeri prej mishi e gjaku nė njė njeri kukull prej plasmasi, askush nuk mė kuptonte. M’u desh kohė qė t’ua shpjegoj se duke u rritur babai vuri re se nuk kisha as prirje e as dėshirė pėr tė vazhduar shkollė. Mė ēoi nė punė qė tė mėsoja ndonjė zanat, ndėrsa pėr shkollėn u kujdes vetė. Mė regjistroi nė shkollėn e mesme tė pėrgjithshme mė kohė tė shkurtuar dhe nuk mungoi asnjėherė nė dhėnien e provimeve, ai, jo unė. Pas pesė vitesh u gjenda me shkollė tė mesme , ndėrkohė qė mezi kisha mbaruar tetėvjeēaren. Po babai im qėlloi njeri me njė dėshirė tė papėrballueshme pėr shkollė, ndaj nuk u ndal kėtu. Ai u nis nė Tiranė dhe mė rregjistroi nė universitet me kohė tė shkurtuar, ose siē i thonė edhe nė Shqipėri, part time. Unė punoja nė garazhin e tim eti dhe u bėra vėrtet mjaft i kėrkuar falė dėshirės pėr profesionin e mekanikut, ndėrsa im atė vazhdonte shkollėn me kohė tė shkurtuar nė degėn e juridikut, gjithmonė nė emrin tim. Kur “qeshė duke mbaruar” vitin e tretė tė juridikut fitova llotarinė pėr SHBA. U nisa pėr nė Amerikė dhe brenda pak kohe gjeta punė si kamionist. Tani i bie Amerikės kryq e tėrthorė me kamionin tim gjigand dhe ndihem shkėlqyeshėm. Fitoj edhe shumė para. Po tė kisha qėndruar edhe ca nė Shqipėri do tė isha kthyer krejt nė njeri fals, me diplomė juridiku dhe mund tė punoja edhe noter me ndihmėn e babait, qė nuk lodhej kurrė pėr tė siguruar tė ardhmen e tė birit. Mund tė isha bėrė edhe prokuror a gjykatės dhe tė jepja drejtėsi. Mjerė drejtėsia nė Shqipėri!”
Nė tregimin e mėsipėrm ka njė tė vėrtetė tė madhe. Shumica e banorėve tė kėtij vendi rropaten qė tė bėhen ashtu siē nuk janė. Mund tė jenė kopshtarė tė zotė, gurgdhėndės tė mirė, mekanikė shembullorė, bletėrritės tė kujdesshėm etj., por shpenzojnė para me grushta pėr t’u shfaqur si juristė e profesorė, si gazetarė e edukatorė. Nė Shqipėri mungojnė filtrat pėr t’i bėrė ballė kėsaj prurjeje kashtė e kokrra. Nė universitetet shqiptare po u rregjistrove si student del pas disa vitesh i diplomuar. Pavarėsisht se mund tė kesh njohuritė e njė filloristi, nė fund tė 4 viteve merr nė dorė njė diplomė tė rėndė specialisti me universitet. Falė aleancės sė tė kėqinjėve, e cila funksionon si aleanca mė e fuqishme nė kėtė truall, merr edhe njė emėrim pėr t’u pasur zili. Atėherė kot ankohemi se nė zyrat tona nuk zgjidh dot punė, se asnjėherė nuk flasim tė njėjtėn gjuhė me zyrtarėt tanė etj. etj.
Mekanizmi i famshėm i konkurseve ėshtė njė farsė mė vete, si tė gjitha farsat nė Shqipėri. Ndaj ndodh rėndom qė kujtojmė se jemi duke biseduar me njė professor, ndėrkohė qė realisht jemi duke folur me njė marangoz qė e ka braktisur profesionin e nderuar vite e vite mė parė, falė vullnetit pėr depėrtuar, pėr tė marrė atė qė nuk i takon. Reformimi i shoqėrisė shqiptare nuk mund tė realizohet pa vendosur rendin e vlerave tė vėrteta. Filtrat pėr tė penguar poplat dhe shoshat pėr shoshitjen e njė shoqėrie qė nuk ėshtė vetvetja, pėr tė ndarė egjrin nga gruri ende nuk funksionojnė mirė. Matura Shtetėrore, e zbatuar kėtė vit nė shkollėn tonė u mbėshtet nga tė gjithė qytetarėt pėr vlerat e saj tė shoshitjes sė nxėnėsve dhe kandidatėve pėr studentė. A mjafton vetėm vetėm Matura Shtetėrore pėr tė dalė nga anarkia e vlerave?
Yzedin Hima

Lajmetari: 22.10..2006. |top | Commente | Printo