Fituesit, kėta humbės tė mėdhenj
E gjithė zhurma parlamentare me sherret, diskutimet, hartimet, replikat,
dosjet e spiunėve dhe pseudonimet qė zotėroi Parlamentin Shqiptar javėn
qė shkoi, lindi vetėm njė ide brilante, artikuluar nga deputeti Spartak
Ngjela: tė persekuturit e regjimit komunist nuk janė thjesht viktima tė
krimit komunist. Ata janė fitimtarėt e njė beteje midis lirisė dhe diktaturės,
midis ekonomisė sė tregut dhe skllavėrisė sė ekonomisė kolektive. Ata janė
fitimtarėt e njė beteje qė, pėr fat tė keq, vazhdoi gjatė, pėr pesė dekada.
Njė pėrcaktim i tillė nga njė tribunė e lartė siē ėshtė Parlamenti Shqiptar
ka munguar gjatė kėtyre 15 viteve, pas rėnies sė Murit tė stalinizmit shqiptar.
Qenė artikuluar slogane tė tillė, si : nė demokraci nuk ka tė humbur,nė
demokraci nuk ka tė vonuar, bashkėfajtorė dhe bashkėvuajtės, me ne fitojnė
tė gjithė, ska kala qė nuk e marrin komunistėt, ne qė ndėrtuam diktaturėn
do tė ndėrtojmė edhe demokracinė etj., etj.
Ata qė u dergjėn burgjeve tė komunizmit pėr shkaqe politike, ata qė i bloi
pėr 50 vjet me farė e fis mokrra e pamėshirshme e luftės sė klasave, pas
rėnies sė komunizmit u trajtuan si viktima tė mjera tė diktaturės. Nė vitin
1991 nomeklatura e regjimit qė po binte, nisi privatizimet e njėsive tregtare
duke ua dhuruar ato njėsi shitėsve, ndonėse pronarėt e trojeve qenė gjallė,
tė pafuqishėm ose tė sapodalė nga burgjet. Edhe mė pas shumica e pronės
sė krijuar nga djersa e disa brezave, iu dha nėpėrmjet privatizimeve jo
fort transparente servilėve politikė dhe anėtarėve tė klaneve tė lidhura
me politikėn, ose edhe ndonjė tė persekutuari qė kishte bėrė njė mijė e
njė kompromise me tė keqen duke lėnė me gisht nė gojė fitimtarėt qė u dergjėn
burgjeve, fitimtarėt qė qenė pėrndjekur nė mėnyrė tė pamėshirshme nga diktatura
duke u mohuar tė drejtėn e shkollimit, duke u pėrjashtuar nga puna, duke
u mohuar deri edhe krijimin e familjes, duke lėnė me gisht nė gojė edhe
qytetarėt e thjesht, shumicėn e heshtur, ata qė u ndjenė nė krahun e fitimtarėve
pas rėnies sė diktaturės, sepse kishin vuajtur nėn diktaturė njėlloj edhe
pa qenė nė burgje, sepse blloku i madh dhe blloqet e vegjėl nėpėr Shqipėri
ishin oaze parajse mjaft tė vogla. Fitimtarėt mbetėn me gisht nė gojė: merrnin
bukė me listė, ndėrkohė qė nė pronat e tyre shefat e regjimit tė dikurshėm
dhe pinjollėt e tyre po ngrinin biznese miliona dollarėshe Po jo vetėm fitimtarėt,
por edhe ajo shumica e heshtur e qytetarėve shqiptarė mbeti me gisht nė
gojė. Mijėra e mijėra u derdhėn kufijve tokėsorė dhe detarė nė kėrkim tė
punės, nė kėrkim tė shkollės, nė kėrkim tė pronės, nė kėrkim tė njė atdheu
tjetėr, sepse atdheun e tyre pasi ua kthyen nė ferratdhe pėr 50 vjet nė
diktaturė, ua privatizuan, ua grabitėn me njė mijė e njė marifete nė liri.
Nė vitin 1991 Bajram Hoxha qė kishte kryer 30 vjet burg politik gjatė diktaturės,
u strehua nė njė depo tė vogėl drush, nė anė tė shkallėve tė pallatit nė
qendėr tė qytetit tė Beratit. Banorėt e shkallės, nė shumicė ish-zyrtarė
tė lartė partiakė tė kohės sė diktaturės i ēuan rroba tė ngrohta, supė tė
shijshme dhe bukė gruri. Ai kishte 30 vjet qė nuk ishte nginjur me bukė,
ndaj u ndje i lumtur aty, nė atė pallat ku jetonin nė sipėrfaqe tė bollshme
tė sapomundurit. Ky fitues i madh mė foli deri nė adhurim pėr njė nga banoret
e pallatit, njė emėr mjaft i njohur, qė kujdesej me dhimbshuri pėr tė. Atij
kurrė nuk i shkoi mendja te dhomat e tepėrta qė kishin ish-ėt (sapo fituesit
u varėn nga malet mė 1944 dėbuan pronarėt e shtėpive dhe u bėnė zotėr vetė,
ose i zbritėn nė bodrumet e vilave tė tyre pronarėt e vėrtetė, ose i pushkatuan
nė breg tė lumit nė agimin e diktaturės qė po lindte). Ky fitues i madh
i betejės midis lirisė dhe diktaturės nuk dinte tė urrente, dinte ti gėzohej
lirisė sė tij tė veshur me zhele. Si ai mijėra e mijėra tė tjerė, shumica
e heshtur, fituese dhe njėkohėsisht humbėse e madhe. Ndoshta nė Shqipėri
beteja midis lirisė dhe diktaturės ende nuk ka pėrfunduar.
Yzedin Hima
