|
Jeni
njohur si mjek kirurg ne Berat. Cila qe shtysa drejt politikes? |
|
Duke pare cinizmin, hipokrizine,
dhe indiferencen ndaj problemeve me te prekshme shoqerore sidomos, vendosa
te mos rri ne guacken thjesht te nje profesionisti, por tė vendosem ne
oponence ndaj atyre qe thashe me siper per te kontribuar sado pak per
komunitetin beratas.
|
|
LSI ne Berat ēfare
perfaqėson? |
|
LSI perfaqėson inte-gritetin, ndershmerine, luften pa kompromis te
individit ndaj klaneve e uzurpimit te jetes ekonomike te qytetarit, si dhe
fjalen e lire te shprehur nepermjet podiumit te saj pa kurrefare ndroje
dhe inferioriteti. LSI ėshtė nė krahun e qytetarėve pėrballė dukurive
negative tė qeverisjes |
|
A po shtrihet Dega e
LSI ne qytet dhe ne fshatra? |
|
Dega e
LSI-se ne fshatra ka nje perqafim dhe perthithje nga mendjet dhe zemrat e
atyre qe duan drejtesi, punesim, moral ne fshatra dhe qytet, dhe kjo jo me
llafe por me aktivizim konkret |
|
Flitet per nje klime
penguese nga PS-ja per LSI-ne e Beratit nepermjet pre-sioneve per vendin e
punes. A eshte e vertete? |
|
Per hir
te se vertetes, aktualisht ekziston ne mendjen e buxhetoreve ajo hija e
represionit qe ka ne elemente te caktuar ne PS (kuptohet te drejtuesve),
por qe une gje konkrete nuk di si kryetar i deges sė LSI-sė. Ne rast se
kjo hije do te filloje te nxihet me teper dhe te jete evidente, ne do te
reagojme me metodat tona institucionale dhe demokratike. |
|
Edhe 2 muaj na ndajne
nga fillimi i vitit te rendesishem elektoral, zgjedhjet politike te 2005.
Cili do te jete rezultati elektoral i LSI-se ne Berat sipas parashikimit
tuaj? |
|
Per te qene sa me te thjeshte, konkret dhe modest, shpresojme ne rezultat
te kenaqshem, por do tia leme ecurise kohore kete profeci.. |
|
Kritikat e
nderkombetareve per reformat e ndaluara, korrupsionit, monopolet, krimin
etj. duket se i kane percjelle qytetareve shqiptare mesazhin e
ndryshimit. A jeni pregatitur te filloni veprimin politik pas zgjedhjeve
parlamentare si pjese e opozites se majte? |
|
Veprimi politik ne mos gabohem ka filluar nepermjet metodave tona dhe
kuptohet pas zgjedhjeve do te jemi ne lufte te ashper politike,
institucionale, brenda te majtes dhe per kete jemi te mirepergatitur dhe
te konturuar me se miri.
|
|
A keni keshilltare ne
komunat dhe Bashkine e Beratit? |
|
Duke iu referuar afateve qe ka Dega e LSI-sė qe ka filluar aktivitetin e
saj, mund te them me bindje se numri i te lartpermendurve po shtohet. Tek
ata po fillon nje ndergjegjesim dhe reagim i moralit te ndershem qytetar. |
|
Me pak fjale, cilet do
te jene vijat themelore te programit tuaj ne fushaten e ardhshme te LSI-sė
ne Berat? |
|
Do te mbeshtesim shtetin, individin ne luften ndaj krimit, rritjen e
sigurise se shtetasit shqiptar, mire-qenien ekonomike, integrimin e
shqiptarit ne Europe nepermjet nje lufte konse-guente diplomatike.
Do shtohen dhe mbeshteten investimet duke luftuar
korrupsionin me gjithe forcen e ligjeve qe ne do ti ashpersojme me teper
si force politike. |
|
Flitet se mjaft anetare te PS Berat po dorezojne teserat dhe po afrohen ne
LSI. A keni ndonje koment per kete dukuri? |
|
Kjo eshte e vertete. Ne aktualisht nuk na intereson numri i tyre, por na
intereson qe ata me te vertete ta kuptojne qe jane tek ne ne rrugen e
duhur. Deri tani ata janė endur nė rrugė si bleta, e cila bredh, lodhet
pėr tė majmur nėnėn mbretėreshė. Faleminderit!
Lajmetari |