U / / /   / / / U / /   U / / /   U
  ; 8 ; 8   8 ; 8 ; 8 ; 8 ;   ; ; 8
z   x   x x   x x z   x x z
  ç   #   ç       #     ç #       #   ç #           ç # #    
/
;
x
#
:::Fantazma e një vandaku me Shkarpa :::
balil gjini
U
8
z
: ç

U
8
z
: ç
/
;
x
#
U
8
z
: ç
/
;
x
#
U
8
z
: ç
/
;
x
#
U
8
z
: ç
/
;
x
#
U
8
z
: ç

Një fantazmë e moçme sillet në periferitë e kulturës së Beratit të lashtë: fantazma e një vandaku Shkarpash, i cili ka karfosur tek gryka një kollare tringo të re, allafrënga. Në bëftë vaki t’ ia zgjidhni atë dhe të kallni dorën brenda, mund të nxirrni prej andej gjithfarë rraqesh e rrangullash: fleta lavdërrimi, unaza bakri me shkëlqim floriri, vërtetime shtëpish të padhëna, gromësima muzgu, fletë rrufe, letra anonime dhe... një daulle të shpuar bash mu në qendër.
Pikërisht kjo daulle u bë shkak për identifikimin e fantazmës në formën e pataksshme të një vandaku Shkarpash, e cila binte sallavat dynjanë. Ajo s’ kishte kush tjetër, përpos Pali Shkarpës. Identifikimi u bë jo vetëm ngaqë gjallesa në fjalë ka qenë dikur daullja hareshumë e P. P.Sh-së, por edhe nga fakti më i freskët e taze: ngase ka shtënë sevda me folkun e këtij qyteti.
Çështë e vërteta të gjitha përpjekjet e Palit për t’ u marrë me kulturë, për të përgojuar njerëzit e këshillit të kulturës (ku bëjnë pjesë dhe shkarashkruesit humbaraqë të këtij shkrimi), nuk ndjellin veçse ëndje dhe zbavitje dhe ne do të kishim të drejtën tonë të dhiteshim gazit prej tyre, sikur Pali të mos përbënte një fenomen që, për voli rasti, po e quajmë palizëm (porositim lexuesit ta lexojnë pa “ll”). Ky fenomen qëndron tek mania e protagonizmit, e kapërcimit të sinoreve intelektualë e kulturorë me kollajllëkun e ngjalave për të kaluar nga ujrat e kripura në ujrat e ëmbla, tek ëndrrat vashërishte për kapërcimin e njëhopshëm të ylberit dhe tjetërsimin në djem; ky fenomen është orvatja për ta kundruar intelektualizmin e kulturës si një tog mallrash panairi, ku shiten mallra me shumicë. Ndërkohë që dihet mirëfilli se ajo çka e ndan injorancën nga kultura nuk është një prag, por një mal, vetë Olimpi, kukomaja vizlluese e së cilit do vite e vite për t’ u ngjitur. Shqipëria është vëndi i pataksshëm që shpëtimin e ka pritur vazhdimisht tek Mesia dhe, ngaqë Mesia s’ po vinte, çdo humbaraq ka mëtuar t’ i zerë vendin. Vini re si duan të bëhen deputetë e ministra hiçkushët.
Palizmi është një lloj patetike ngashëruese që shfaqet në formën e frazave të gjata sa një shirit zorrësh: “Ta duam Beratin!”, “Beratin do ta bëjnë beratasit”, “Rrofshin e qofshin bashkëqytetarët tanë kulturëdashës” etj. Ja , pikërisht kjo patetikë dhe retorikë e kafkullt neve na shtie të keqtë, na vjen një nakati e trazirë e pashembullt, a thua truri s’ ka dëgjuar vetëm ca fraza, por ka kërtylur e gjëllitur ca mbetje gjithë myk e të helmëta, që ruaje Zot! Sepse dihet mirëfilli se mbrapa patriotizmave, krahinarizmave, e më the të thashë, fshihet gjithë sifeti maskarenjve dhe i njerëzve që s’ kanë identitet e vetvete. Këto veçime e patriotizma të kallaisur kundër katundarëve me opinga, kundër njerëzve të fesë tjetër, bien erë të qelbur racizmi. Sigurisht në një shoqëri të hapur e demokratike, mbartësit gëzimzinj të këtyre ideve janë për të qarë hallin. Vetë shkruesi i këtyre radhëve do ta ndiente veten shumë herë më të lumtur të ishte një kallamboq hibrid katundi, i mbështjellë me shtatë shtresa lëpushkash, sesa një nga “intelektualët” qytetarë të mësipërm.

Fantazma e vandakut me Shkarpa, apo ajo që këtu morëm guximin ta quajmë palizëm, është një lloj kërpudhe që mbin në lëkurën e trungjeve të kalbur. Këto vite të gjata tranzicioni kanë patur një klimë të mrekullueshme për të rritur e mbushulluar gjithë rodinën e kërpudhave, veçanërisht kërpudhave kapelekuqe: vranësirën dhe zymtinë shpirtërore, plehërishten e vesit e korrupsionit, baltovinën degraduese të vlerave dhe vyrtytit. Kësisoj, tek ne, po t’ ia kesh ngenë dhe kohën, mund të kënaqesh e çkëthesh vërtet me turli tipash e tertipash, bejtexhinj që shtirren si shkrimtarë, sazexhinj që gjasmojnë muzikantët, lapangjozë që e vrasin lart si gjenij. Palizmi është brenda logjikës së këtyre gjërave. Ai është rrjedhje e kuqe menstruacionesh kur në pushtet është PS-ja, dhe kadife e ëmbël blu kur në pushtet vjen PD-ja. Palizmi mëton të zevëndësojë institucionet me modelin sharlatan të vetvetes: bashkinë, prefekturën, ministritë... jep këshilla, porosi, urdhëra.
U / / /   /
  ; 8 ; 8
z   x  
  ç   #   ç       #

Palizmi ka një hararet që s’ e lë rahat dhe i shfaqet herë në formën e një vagullie, herë si shajni, e herë ëndërr-zhgjëndër: ajo është kultura. Kjo fjalë e uruar ndahet prej tyre në rrokjet “kult-ura”, pra “ura e kultit”. Ajo të jep atë që s’ ta japin as miqtë, as shokët, as paraja: të jep lavdinë. Dhe dihet bajagi bukur se gjithë sifeti i pakorrigjueshëm i injorantëve e parafytyron lavdinë në formën e një drite. Të gjitha gjërat e epërme e sipërane kështu janë përfytyruar: Zoti, apostujt, shenjtorët… Por tullambacet ëndërruese të palistëve s’ i përçikin dot qiej të tillë. Dhe befas kundrojnë se ka dhe qënie të ulta që prodhojnë dritë: xixëllonjat, krimbat unazorë. Ata futen vrimave e gufuliqeve, mbështjellin rreth trupit unazat e kallaisura me një patriotizëm fals dhe orvaten të prodhojnë dritë. Kuptohet me pjesën e mbrapme të trupit, ashtu siç e prodhojnë gjithë krimbat unazorë.
Por palizmi, ç’ është e vërteta, është edhe pallizëm. Ata të tjera thonë dhe të tjera bëjnë, të tjera bëjnë dhe të tjera kanë ndër mend. Gjithë sebepi është ta shesin veten për tjetërkënd. Është një lloj trami me vetveten. E keni vënë re se si sifeti i tyre ka një hare dhe një gazshend që të kujton krushkun në ditën e dasmës: takime, përqafime, puthje. Madje jo krushkun, por vetë dhëndërrin që e ka rrëmbyer me përdhunë nusen. Dhëndërrin, i cili, ndërsa ngre dolli e shëndete, mëndjen e ka veç tek oda dhe krevati i shtruar enkas për të. Por palizmi është pallizëm brenda cakut të atyre molusqeve detare, të cilët, ndërsa brenda ujit janë meshkuj, sa bien në kontakt me shkëmbinjtë bëhen femra. Pra është një lloj gjendjeje hermafroditësie, apo deledashe, siç e quan populli.
Kësisoj porositen gjithë leçitësit e gazetës që palizmin, dhe gjithçka që lind prej tij, të mos ta marrin me frikë, por me hare e shaka.

Shënim: Ky shkrim u mbarua ditën e xhuma në aksham, më 3 mars allaturka të motit 1781, sipas kalenderarit hixhra.
Sefte ideja qe e pikturistit të nahijes sonë, Kastriot Dervishi.
E zografisi me rixha të madhe robi i humbur i Allahut në këtë kasaba, Balil Gjini.

/
;
x
#
U
8
z
: ç
/
;
x
#
U
8
z
: ç
/
;
x
#
U
8
z
: ç
/
;
x
#
U
8
z
: ç
/
;
x
#

/
;
x
#
//B.Gjini, 2004//
U
8
z
: ç
U / / /   / / / U / /   U / / /   U
  ; 8 ; 8   8 ; 8 ; 8 ; 8 ;   ; ; 8
z   x   x x   x x z   x x z
  ç   #   ç       #     ç #       #   ç #           ç # #