|
|
Ti udhëton në
Tiranë, apo në çdo qytet tjetër dhe balta, llagëmet,
zorrët metalike të tubave, shkurt gjithë anatomia kutërbuese
e rropullive të tij, të mbijnë e të poftisin ngado.
Është një realitet përfytyrues aq ndohtësjellës,
sa ti kërkon fët e fët një imazh tjetër për
t’ i shpëtuar këtij makthi: një tundje dore, një
gjest njerëzor, mbase, pse jo, qoftë dhe një jele kali
për t’ u ngritur e për t’ ia mbathur në realitete
të tjera metaforike e metafizike. Por njëhopshëm kujtohesh
se ky realitet përditshmëror, me surratin e sigurt të faktit
konkret, shëmbëllen si i kryer nga bimsat e errët të
kujtesës tënde, aty ku gjithçka, për të shmangur
vetminë dhe ankthin, orvatet të krijojnë simetri përmes
shëmbëllimit në qelqe, në ujra, apo në pasqyra.
Bash atje mund të kundrosh se si burrat e shtetit në këtë
vend kanë jetuar e jetojnë si fëmijë kërthizëpaprerë,
kanë jetuar duke dënesur e rënkuar tek prehëri i nënës
parti, të kaplluar nga inçesti edipian (“Na do partia”,
“Na ka vënë partia”). Një ëndje e fshehtë
i cyt të ngafulen përgjithmonë në rrufullat rrufitëse
të asaj ngjire të prajtë, të humbasin labirintheve
vaginërore, aty ku gjithçka është valë, çkëthje,
papërgjegjshmëri . Jashtë është atdheu i halleve,
por ç’ punë kanë ata me të, ata ndihen bajagi
bukur dhe mendojnë se mëkati zanafillor njerëzor, ashtu
si në një poezi të Chesse-së, fillon kur fëmijën
e shkëputin nga mitra e nënës për ta nxjerrë
jashtë, ndërkohë që duhet ta shtyjnë brenda,
për të jetuar në skutat, llagëmet e enëve të
gjakut të nënës.
Të gjitha këto vite tranzicioni kanë vërtetuar se
populli shqiptar është simetria hebreje në kërkim
të tokës së premtuar. Janë provuar të gjitha
plagët e Eksodit: etja, uria, mushkonjat, bretkosat, karkalecat,
të vdekurit. Por jo të gjitha simetritë janë besnike
të njëra-tjetrës. Ka asish që janë karrikatura,
të gjymta, fantasma rrecka-pecka të modelit, pra janë simetri
ujrash. Europa, në këtë rast, s’ është
një imazh, por një mirazh i krijuar me prizme lotësh, rruzuj
gjaku, pikëlzime prej avujve të rënkimeve dhe asaj jermie
dalldisëse të njeriut që flegron hundën, sepse ndjen
erën e çudisë ”.
|
U |
|
|
/ |
/ |
|
|
|
|
|
/ |
|
|
|
|
|
|
|
/ |
|
|
|
|
|
|
; |
|
|
8 |
|
|
; |
|
|
|
|
8 |
|
|
| z |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
x |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
ç |
|
# |
|
|
|
|
ç |
|
|
|
|
|
|
|
|
# |
|
.Kemi kapërcimin e
kënetës egjiptiane dhe moskapërcimin e kënetës
politike shqiptare, kemi khumbabistët( besuesit tek perëndia
diell Khumbaba) dhe dumbabistët shqiptarë (Dum babë Enverin).
Kemi proftetin Moisi tek hebrenjtë dhe presidentin Moisi tek shqiptarët.
Është një mirazh që, ndonëse i pazotërueshëm,
duket më i ushqyeshëm se realiteti. Vlera që i jepet e
mbron akcilin nga zhgënjimet, nostalgjitë, keqardhjet.
Ca djelmosha që rrinë në trotuarin
përbri dhiten gazit nga këto pamje qesharake, të zbërdhylëta,
e të zbarëta. Janë pamje si të nxjerra nga filmat
me luftë të realizmit socialist, provë e ashiqartë
e asaj që thotë Wilde, se është arti ai që pjell
realitetin dhe jo e kundërta.
Mirazhet janë bukëvalja mashtruese e qeverive.
Në vendim tim bie pa pra një dëborë fjollëzezë
mjerimi që rrezëllon një zi luksos. Është një
dëborë që të ndjell vdekjen dhe shi në këtë
çast mirazhet janë mahnitëse: ylberë, bollëk,
pjata gargantueliane, në veriun gjuhësor të së ardhmes
fekstin fjala e ylltë “integrim”. Por jo çdo gjë
që fekstin përbën progres, dhe jo çdo bark xixëllonje
është turbinë hidrocentrali. Gjëja më e kollajtë
në këtë vend është kapërcimi i pragjeve
dhe sinoreve. |
Është një
kapërcim që bëhet me lehtësinë e një fantazme
dhe kollajllëkun e një somnabuli. Shkrimtari mund të gdhihet
deputet dhe deputi i sotëm është hiçkushi i nesërm,
dhiari mund të bëhet kryetar bashkie dhe derrari ministër,
shkurt Gabrieli mund të bëhet Luçiferr dhe anapodha.
Hyhet në realiete të tjera të hazartë me lehtësinë
e ngjalave për të kaluar nga lumenjtë në dete dhe
oqeane. Gjithçka, pra, duket e kokolepsur, e ngatërruar, e
kthyer në baltën zanafillore. Bash në atë kohë
kur “toka ishte e shkretë dhe e zbrazët; kur terri mbulonte
humnerën dhe fryma e Hyjit endej përmbi ujra. Hyji tha: “Të
bëhet drita”. Të bëhet, por ku është Hyji,
se? Netëve qytetet tona i pllakos errësira, një errësirë
e denjë për fantazmat: Enverin, Mehmetin, Beqirin. Antisimetria
e drejtuesve të sistemit që po ndërtojmë! Ata s’
e kanë fare të vështirë të ngjiten redaksive
të TV-ve, gazetave. Në çastet e zgjimit shoqëria
e kupton se imazhe dhe mirazhe të këtilla janë përbindësha
që mëtojnë mëlçinë e saj. Atëhere
fillon arratisja prej tyre. Tek po ikën ashtu, o këmbë
ku jini, për paradoks, në vend të flakë prej vetes
gjërat më të rënda, flak ato më të lehtat:
bizhu, lule, qelqurina. Bash në këtë çast shoqëria
i ngjan pëllumbit që, për t’ i shpëtuar kafshimit
të gjarpërit, e kupton se duhet të bëjë diçka
nga vetja kurban. Është një ritual që e bëjnë
dhe shumë gjallesa të tjera. Pikërisht kultura e këtij
vëndi, është hiseja e bërë kurban për përbindëshin.
Kësisoj na duhet pak kohë sa të kqyrrim llahtarën
e tmerrtë dhe gjurmët e dhëmbëve në mishin e
freskët të saj, pra, na duhet të flasim një herë
tjetër .. |
|