| Forumi
i lajmetarit |
|
Rrëzohen konkurentët
realë
Ditën e premte në zyrat e degës së
PD-së Berat mbërritën kandidatët për kryetarë
të degës.Perballë kryetarit te komanduar z.Hysi ishte Kostandin
Lefta, sekretar i prefekturës Berat. Ardhja e kandidaturës së
z. Lefta ka qenë e papritur për antarësinë e PD-së
të Beratit. Kjo për arsyen se z. Lefta njihet si mbështetës
i z. Hysi.
Gjatë javes u zhvilluan konstituimet e kryesive te nendegeve te PD-së
Berat. Ne keto mbledhje u bene propozime, për kyetarë te degës
së PD-së Berat si dhe u zgjodhen anëtaret e kryesisë
se degës së PD-së perfaqësues të çdo nendege.
Janë vendosur për sekretarë nëndege N/D 74, z. Beqir
Baçi, N/D 75, Renato Bilcari, N/D 76, Sotiraq Bizhota, N/D 77,
Jani Çinari. Anëtaret e kryesise se degës së PD-së
jane Renato Mingu, Ardian Myteveliu, Shkelqim Hysi , Gazmend Hazizi ,Muharrem
Hoxha,Vjollca Kazazi, Fatos Nurellari, Astrit Pelivani, Astrit Protoduari,
Justi Zyka. Kandidaturat per kryetar te deges se PD-së qenë
Edije Pone, Kastriot Dervishi, Arenc Berati, Kreshnik Kurti, Astrit Qafa,
Shkelqim Hysi. Konstadin Lefta dhe Eh’tem Mahmutaj E papritura me
e madhe per antaresine ishte menjanimi nga kandidimi i emrave te njohur,
si Kastriot Dervishi, Kreshnik Kurti, Edije Pone etj. Ky menjanim u komentua
si deshire e grupit te punes per te zgjedhur z. Hysi kryetar te PD-së
Berat. Me zgjedhjen e kryetarit (zgjedhjet u zhvilluan
diten e djele dhe Hysi mori 45 vota, Lefat 7 dhe 15 ishin bosh),
mbyllet procesi i zgjedhjeve ne degen e PD-së Berat. Ne mbledhjen
e pare te kryesise se PD-së Berat do te prezantohen edhe emertesat
e kryesise qendrore te saj.
Kryesia e re do te perballet qe ne fillim te punes se saj me organizimin
e strukturave per perzgjedhjen e kandidaturave per kryetar dhe keshilltare
te pushtetit vendor. Kjo perzgjedhje dhe perfundimi i zgjedhjeve vendore
do te jete prova me e rendesishme per strukturat e reja te deges se PD
Berat.
Lajmëtari 5/11/2006
|
|