Lajmetari tek Favorite
     
    Përvijohen kandidatët e PD-së
     
Forumi i lajmetarit  

Ekonomisti Sali Hoxha është kandidati i koalicionit të djathtë për bashkinë e Beratit

 

Burime konfindenciale nga selia qendrore e demokratëve bënë të njohur në fundjavën që shkoi disa nga kandidaturat e sigurta të koalicionit të djathtë për bashkitë dhe komunat e Beratit. Bie në sy kandidati për njësinë kryesore të qeverisjes vendore, për bashkinë e Beratit, zoti Sali Hoxha, ekonomist, drejtor i Western Unionit në Berat. Zoti Hoxha njihet si intelektual dhe përfaqësues dinjitoz i Partisë Demokratike në forumet më të larta të qeverisjes vendore dhe drejtues i institucioneve të rëndësishme në Berat pas viteve ’90.
Po cilët janë kandidatët e tjerë për qeverisjen vendore në Berat?
Burimet japin të sigurtë emrin e Fatmir Selenicës për komunën Velabisht, aktualisht drejtor i shkollës së mesme Starovë.
Ja emrat sipas bashkive dhe komunave:

1. Sali Hoxha, bashkia e Beratit.
2. Thoma Rumniçi, bashkia e Urës Vajgurore.
3. Justi Zyka, komuna e Cukalatit.
4. Iliaz Vrapi, komuna Poshnje.
5. Aleatët, komuna Poshnje.
6. Hysen Gishti, komuna Otllak.
7. Ditar Qevani, komuna Lumas.
8. Arif Qato, komuna Roshnik.
9. Aleatët, komuna Vërtop.
10. Syrja Lamaj, komuna Sinjë.
11. Aleatët, komuna Tërpan.
Ndoshta në ditët që vijnë mund të ketë ndonjë retushim nga selia blu për kandidatët e mësipërm.


Lajmëtari 04/12/2006

 
Arkivi i lajmetarit  
Kronika e Beratit  
Intervista  
Konkursi letrar  
Kulture
   
 
 
Copyright © 2003-2006 Lajmetari i Beratit
All rights reserved-Designed by arjan soraj
    home     drejtori     editoriali     letra      contact us   arkivi     kush jemi