Lajmetari tek Favorite
     
   
Mblidhet shtabi i emergjencës. Për pesë ditë digjen 70 ha pyje dhe kullota si edhe 7 banesa.
     
Forumi i lajmetarit  

BERAT- 30.07.2007. Situata e zjarreve ka krijuar ditët e fundit në qarkun e Beratit ka bërë që ne orën 11:00, të mblidhet shtabi i emergjencave civile të prefekturës së qarkut.
Takimi i thirrur nga prefekti Roland Bejko është mbajtur në praninë e mediave dhe në të mernin pjesë edhe kryetari i këshillit të qarkut Pelivan Shatri, kryetarët e njësive të qeverisjes vendore, drejtues të ndërmarrjes pyjore, repartit të zjarrëfikseve, të policisë së shtetit, të ushtrisë etj.

Takimin e hapi prefekti Roland Bejko i cili duke e quajtur situatën të pazakontë ju ka bërë present të pranishëmve në këtë takim edhe bilancin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret vetëm në javën që sapo kaloi.
Kështu situata e zjarreve në qarkun e Beratit nga 15.07.07 deri në 20.07.07,ka qënë: Zjarre në pyje dhe kullota 9, sipërfaqja e përgjithshme e dëmtuar 60 ha kullotë dhe 10 ha pyje me pisha. Zjarri i rënë në Zhepë të rrethit të Skraparit ka djegur 4 banesa të braktisura dhe 3 stalla blegtorie. Kohëzgjatja e zjarrit ka qenë 1-24 orë.
Zona më e dëmtuar komuna Velabisht ku janë shkrumbuar 30 ha të sipërfaqes së gjelbër, si dhe nxjerr jashte funksionit 1500 rrenjë ullinj dhe dru frutorë.
Zjarre të mëdhenj janë shfaqur në komunën Poshnje, në komunën Velabisht, në kurora e qytetit të Beratit.
Për fikjen e zjarreve në të gjithë qarkun janë kryer rreth 40 operacione. Ka pasur deri në 5 zjarre në ditë. Në operacionin për fikjen e zjarrit kane marë pjesë 2-3 makina zjarrfikëse si dhe rreth 80-110 forca të shërbimit policor, zjarrfikës, të shërbimit pyjor dhe të ushtrisë.
Z. Bejko ka falnderuar repartin e zjarrfikësve (P.M.N.Z.SH), si dhe efektifat e ushtrisë dhe ata të ndërmarrjes pyjore të cilëve iu është dashur të punojnë pa ndërprehje.Ai ka kërkuar të pranishëmve që të bëjnë sensibilizimin e popullatës e cila deri tani ka qenë indiferente në komunat ku zjarret kanë qenë më të shpeshta.

Ai ka kritikuar punën e dobët të pushtetit vendor dhe indiferencën e qytetarve. "Fshatarët e Poshnjes duket sikur nuk e duan pronën private, tha prefekti Bejko. S'ke si të mendosh ndryshe tek i sheh indiferentë të rrinë duar kryq duke pritur që dikush të vij e te fikë zjarrin që ka rënë në pronën e tyre, por sic duket jetojnë ende në kohën e kooperativave."
Kritikat z. Bejko nuk i ka kursyer as ndaj kryetarëve të disa komunave, te cilët, sipas z. Bejko, në këto situata të jashtëzakonshme për qytetarët e tyre, kanë zgjedhur plazhet.
"Gjithastu edhe ndonjë kryetar komune përpara se të ndihmojë banorët e njësive të tjera vendore, të ndihmojë të vetët, pasi për këtë është zgjedhur nga qytetrët e tij"


Ai i ka kerkuar policisë së shtetit që të hetojë rastet, pasi siç u shpreh në këtë takim kryetari i këshillit të qarkut, Pelivan Shatri, zjarret në pjesën më të madhe kanë qenë të qëllimshme, i cili ka thënë edhe se zjarret në pyllin me pisha në afërsi të guroreve të Ura-Vajgurore mund të jenë vënë nga individë që kërkojnë të shfrytëzojnë këtë mal si gurore.
Në fund u la detyrë njësive vendore që brënda datës 5 gusht të kenë ngritur shtabet e emergjencës.
(Marre nga www.beratprefecture.net dt. 30.07.07)

 
Arkivi i lajmetarit  
Kronika e Beratit  
Intervista  
Konkursi letrar  
Kulture
   
 
 
Copyright © 2003-2007 Lajmetari i Beratit
All rights reserved-Designed by arjan soraj
    home     drejtori     editoriali     letra      contact us   arkivi     kush jemi