| Forumi
i lajmetarit |
|
Të punosh në një
galeri arti a në një muze, ajo që të shqetëson
përditë është, ruajtja, konservimi, restaurimi dhe
shtimi i fondeve me vepra arti e objekte me vlerë. Përditë
më ofrohen qytetarë të ndryshëm të cilët
kërkojnë t’i shtojnë fondeve të galerive a të
muzeve veprat ose objektet që ata kanë në pronësi,
për t’i shitur pranë galerive a muzeumeve. Kjo është
mëse normale, madje është edhe shumë e rregullt edhe
ligjore, pasi ligji i detyron shtetasit shqiptarë që objektet
a veprat e artit më vlerë t’ia ofrojnë fillimisht
shtetit e më pas, në rast refuzimi nga ana e shtetit, kanë
të drejtë t’i shesin ku të duan.
Në një nga këto raste të përditshme, dëgjova
se një vepër të Piktorit të Merituar Sotir Capo dhe
pikërisht “Baresha”, vepër e vitit 1989, ka dale
në shitje për 3000 euro. Vepra ka qënë në shkollën
e mesme të përgjthshme “Babë Dudë Karbunara”.
Eshtë nga të paktat vepra që i përkasin periudhës
së realizmit socialist, nga të paktat e mbetura në pronësi
të shtetit.
Para disa vitesh, kur drejtoja Galerinë e Arteve “Edward Lear”,
dhe pikërisht kur kryetar i Bashkisë ishte z. Niko Mata, iu
drejtova me kërkesë zyrtare bashkisë së Beratit si
dhe qëndrës ekonomike të arsimit, për veprat që
gjënden në shkollën e mesme të përgjithshme “
Babë Dudë Karbunara” t’i kalojnë në pronësi
të galerisë së arteve, me kalim inventari. Për këtë
u shfrytëzua një urdhëresë e vitit 1992 e ministrit
të Kulturës z. Dhimitër Anagnosti, i cili ngarkonte galeritë
e arteve me detyrën e mbledhjes së veprave të artit nëpër
institucionet e shtetit, për qëllime ruajtje në fondet
e tyre. Zoti Mata urdhëroi qendrën ekonomike të arsimit,
që veprat e piktorëve Sotir Capo “Baresha”, Ali
Oseku “5 Maji”, Josif Droboniku “Vjeshtë”,
Odise Lakuriqi “ Rilindasit”, Aleksandër Filipi “Saldatorët”
dhe Agron Bregu “ Bregdeti i Vlorës’ të kalojnë
në inventarin e galerisë së arteve “Edward Lear”.
Ky urdhër u zvarrit deri në fillimin e rikonstruksionit të
gjimnazit. Pas rikonstruksionit drejtor u vendos z. Gafur Hoxha, i cili
nuk lejoi zbatimin e këtij urdhëri. Largimi i zotit Hoxha i
riktheu shpresat për marrjen e pikturave në pronësi të
galerisë. Përgjegjësi i ri galerisë zoti Agron Polovina
vazhdon të kërkojë që këto piktura të futen
në fondin e galerisë, pasi nuk janë të sigurta në
gjimnaz.
Unë dua të njoftoj zotin Polovina dhe gjithë opinionin
artdashës se piktura e Sotir Capos e vitit 1989 “Baresha”
u ka lënë shëndenë dhe se në vend të saj
është vendosur një kopje e shëmtuar. I kërkoj
zotit Gafur Hoxha (të cilit ia kanë hedhur) t’i kthejë
pikturën origjinale gjimnazit, pasi kopjimi i saj është
bërë në kohën e tij. I drejtohem zotit Hoxha, si i
vetmi njeri që ka informacionin e duhur për fatin e pikturës.:
-Zoti Hoxha nuk ju akuzoj juve, por ju siguroj me cilësinë e
profesionistit se piktura që aktualisht gjendet në zyrën
e drejtorit të shkollës së mesme të përgjithshme
“Babë Dudë Karbunara” është kopje e piktures
së Sotir Capos e ndërruar në kohën tuaj!
Disa vepra arti ruhen në institucione të pasigurta dhe është
mirë që të kalojnë në institucionet e specializuara,
në rastin konkret në galerinë e arteve, ku janë edhe
të skeduara dhe të regjistruara.
Kastriot Dervishi, piktor
Lajmëtari 4/02/2007
|
|