| Forumi
i lajmetarit |
|
Në një takim të mbledhur enkas për ndërtimet
pa leje në qytetin dhe lagjet muzeale, prefekti i qarkut të
Beratit Roland Bejko, i ka tëhequr vëmendjen policisë së
ndërtimit dhe pushtetit vendor për mos prishjen e ndërtiemve
të paligjshme në të gjitha lagjet e qytetit. Nuk mjafton
përcaktimi i 577 ndërtimeve pa leje, por edhe prishja e tyre.
Ajo ç’ka po bie në sy si dhe nga ankesat e banorve të
lagjeve është se policia e ndërtimit dhe krerët e
pushtetit vendor vazhdojnë të inkurajojnë këto ndërtime
të paligjshme.
Sipas tij nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur vetëm 100 metera
larg godinës të bashkisë vazhdon të ndërtohet
në mes të ditës me diell dhe askush nga personat përgjegjës
në bashki nuk shkon të ndaloj këtë masakër ndërtimesh
që po bëhen në qytetin-muze si dhe në zonat tampon
pa marrë parasysh edhe studimin e specialistve në këto
zona. Disa nga këto ndërtime që janë pezulluar nga
prefekti janë në lagjen “10 Korriku” në qendër
të lagjes tek anxhensia e vjetër, vetëm 100 metra larg
godinës të bashkisë. Burime zyrtare të prefekturës
pohuan për gazetën se për të gjitha problemet e ngritura
në takim prefekti Bejko ka marrë edhe disa masa admistrative
që janë: vërejtje me paraljmrim për pushim nga puna
të kreut të policise së ndërtimit Rezart Dollani,
pezullimin e të gjitha ndërtimeve pa leje si dhe ka urdhëruar
që pas verifikimit të dekumenteve përkatëse të
fillojë prishja e tyre. Prefekti ka urdhëruar edhe auditin që
të verifikojë të gjitha dekumentet e secilit ndërtim
si dhe lejet e lëshuara për të ndërtuar në zonat
tampon pa marrë më parë pëlqimin e specialistve, të
cilit janë arkitektë e inxhinerë ndërtimi. Sipas burimit
zyrtar prefekti Bejko ka thënë se duhet t’u largohemi
paradokseve kur një njeri lejohet të ndërtojë një,
dy e tre katësh në zonat muzeale apo në ato tampon, ndërsa
tjetrit i duhet të përballet me një gjobë 5 milionë
lekë dhe t’i prishet një sokaku të betonët të
cilin qytetari i thjeshtë e prish menjëherë sapo tek porta
i mbërrinë policia ndërtimore. Prefkti gjithashtu ka urdhruar
që të ndiqen edhe penalisht nëse gjatë kontrollit
zbulohen se lejet e ndërtimit janë fallsifikuar apo janë
marrë me ryshfet. Për takimin në prefkturë krertë
e bashkisë së Beratit thanë për gazetën se ndërtimet
pa leje që po ndërtohen në lagjen “10 Korriku”
janë pezulluar dhe se kryetari i bashkisë së Beratit Fadil
Nasufi ka urdhëruar prishjen e tyre, ndërsa është
policia ndërtimore ajo që nuk po vepron sipas ligjit. Kryetari
i bashkisë Fadil Nasufi i kontaktuar në linjë telefonike,
pohoi se të gjitha ndërtimet pa leje do të prishen, ndërsa
i pyetur për ndsërtimet pa leje që po bëhen në
lagjen “10 Korriku” përballë bashkisë Nasufi
pohoi se edhe ato ndërtime do të prishen. Gjithsesi vlen të
përmendet se në 10 ditët e fundit në lagjet muzeale
dhe në zonat tampon vazhdojnë të ndërtohen 5 ndërtime,
tri nga të cilat mbi anxhensinë e vjetër vetëm 100
metra larg bashkisë dhe policisë së ndërtimit.
S. Gozhina ("Lajmetari i Beratit" nr. 194 dt.09.07.07)
|
|