Lajmetari tek Favorite
     
   
Zgjidhet kryetari i këshillit bashkiak, fiton e djathta
     
Forumi i lajmetarit  

Ndonëse numerikisht koalicioni i majtë në këshillin bashkiak përbën shumicën duke u përfaqësuar me 19 anëtarë këshilli nga 35 gjithsej, nuk ndodhi kështu kur erdhi puna për të zgjedhur kryetarin e këshillit të ri të bashkisë, ku fitues ka dalë përfaqësuesi i koalicionit të djathtë juristi Arens Berati. Mbledhja e këshilltarëve të bashkisë së qytetit të Beratit për konstituimin e këtij këshilli si dhe zgjedhjen e këshilltarëve për në këshillin e qarkut e zhvilluar në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak, ka zgjidhur edhe enigmën e kryetarit të “parlamentit” të qytetit, ku, pas votimit dhe numërimit të votave, anëtarët e këtij këshilli kanë zgjedhur në garën midis ish-sekretarit të mëparshëm bashkiak, Arben Baxhia të PS-së, i mbështetur nga përfaqësuesit e koalicionit të majtë dhe Arens Berati i PD-së, i mbështetur nga koalicioni i djathtë, kanë preferuar që kryetari i tyre i ardhshëm të jetë Arens Berati i PD-së, edhe pse këshilltarët e majtë përbëjnë shumicën dhe kryetar i bashkisë së qytetit është Fadil Nasufi i PS-së.Takimin për konstituimin e këshillit bashkiak të qytetit e hapi ish-sekretari i këshillit bashkiak dhe njëherazi kandidat i të majtës për postin e kryetarit të këtij këshilli Arben Baxhia, i cili, pasi e deklaroi të hapur takimin, në respekt të traditës së krijuar, ka ftuar për drejtimin e mbledhjes këshilltaren më të vjetër në moshë ish-kryetaren e bashkisë Berat në vitet ’97-2000, përfaqësuesen e këshilltarëve të PD-së, Milika Jaho. Pas miratimit të komisionit të verifikimit të mandateve u kalua në proçedurën e zgjedhjes së kryetarit dhe n/kryetarit të këshillit të qarkut si dhe votimit të katër antarëve që do të përfaqësojnë këshillin bashkiak në këshillin e qarkut.Pas votimit, i cili u bë i fshehtë dhe që kaloi qetësisht, u kalua në numërimin e votave, ku ndryshe nga sa mendohej, nga krerët e PS-së së Beratit, kjo për shkak të numrave që ata kanë bashkë me aleatët e majtë, fitues për postin e kryetarit të këshillit bashkiak doli Arens Berati i PD-së, i mbështetur nga aleatët e djathtë, por me sa duket i votuar edhe nga këshilltarët e majtë, duke marrë kështu tri vota nga e majta, rezultat i cili ka befasuar krerët lokal të së majtës, por që në fakt ishte një rezultat i pritshëm po t’i referohemi rezultatit të zgjedhjeve të 18 shkurtit të këtij viti për kryetar bashkie në Berat, ku fitues doli Fadil Nasufi i PS-së, fitore e cila sipas krerëve të PD-së, në Berat është komentuar jo si votë pro koalicionit të majtë, por si votë kundër mosmarrveshjeve brenda degës së PD-së Berat, e cila nuk mundi të përgatiste një kanditat që të merrte të gjitha votat e të djathtës në këto zgjedhje. Sipas këshilltarëve të djathtë, por edhe të majtë, vota pro kandidatit të PD-së, për kryetar të këshillit bashkiak, Arenc Berati është një zgjedhje, e cila korrigjon votimet e 18 shkurtit për kryetarin e bashkisë. Ndërsa burime nga brenda PS-së, për këtë humbje, akuzojnë këshilltarët e LSI-së. Përfaqësuesit e LSI-së në këshillin bashkiak thonë se vota kundër kandidatit të PS-së, për kryetar të këshillit bashkiak është brenda saj, duke e lidhur këtë me një kompromis të mundshëm mes përfaqësuesve të të dy grupimeve. Akuzës se kryetari i LSI, Eduard Bejko ka marrë gjashtë vota nga e djathta, ata i janë përgjegjur me faktin se edhe kryetari i PS-së, Memsur Hoxha ka marrë 23 vota për anëtar i këshillit të qarkut, pra katër vota të anëtarsisë së koalicionit të djathtë. Po kështu, zëra brenda këshilltarve të të dy grupimeve për votën kundër përfaqësuesit socialist A.Baxhia, fajësojnë edhe deputetin Erion Braçe, i cili dy ditë më parë në një takim me socialistët e Beratit, është “kryqëzuar”, prej tyre për “shakanë” që ai ka bërë duke votuar pro anëtarëve të rinjë të qeverisë së kabinetit Berisha,duke bërë të njëjten shaka edhe disa prej këshilltarve të majtë me votën e tyre pro kandidatit të PD-së për kryetar të këshillit bashkiak. Menjëherë pas daljes së rezultatit të votimit për kryetarin e këshillit të bashkisë i cili ishte Arens Berati i PD-së,deputeti Braçe është larguar më njëherë nga salla pa pritur përfundimet e tjera të rezultatit të zgjedhjeve. Gjithashtu, këshilltarë të të dy krahëve politikë të pyetur nga gazeta shprehen se zgjedhja e A.Beratit si kryetar i këshillit të bashkisë është shprehje e një demokracie e cila do t’i shërbejë ballancimit të pushteteve në bashkinë e Beratit, duke e bërë më përfaqësues këtë pushtet dhe të mos lejuar pushtetin absolute të asnjë force politike.Po kështu në mbledhjen e këshilltarëve të rinj, u zgjodhën edhe katër përfaqësues të këtij këshilli për në këshillin e qarkut, të cilët do të jenë Eduard Bejko, kryetar i LSI-së, i cili është edhe më i votuari duke marrë nga 35 vota 25 prej tyre ose 74% të votave gjithsej, i ndjekur nga kryetari i PS-së,dega Berat, Memsur Hoxha me 23 vota ose 65.7% të votave gjithsej,Vladimir Kumaraku i PS-së,si dhe kryetari i PD-së, Shkëlqim Hysaj.

Abedin Kaja

 
Arkivi i lajmetarit  
Kronika e Beratit  
Intervista  
Konkursi letrar  
Kulture
   
 
 
Copyright © 2003-2006 Lajmetari i Beratit
All rights reserved-Designed by arjan soraj
    home     drejtori     editoriali     letra      contact us   arkivi     kush jemi