| Forumi
i lajmetarit |
|
Pa u perpjekur per te bere
gjykimet apo nxjerre analizat politike rreth deshtimeve, sukseseve te
nje force politike apo nje kandidati, duke lexuar rezultatet e 18 shkurtit
te bien ne sy nje larmi e madhe cudirash qe te bejne shpesh per te qeshur
apo te ngjallin habi.
Skrapari ka surprizat dhe çudirat më të mëdha.
Keshtu s’mund te rrish pa habitur dhe nenqeshur kur shikon se ne
fshatin e Ilir Metes në Çepan kandidati i tij dhe i gjithe
koalicionit te majte ne ndeshjen midis kandidatit te djathte dhe atij
te pavarur ka ngelur me pjaten bosh duke marre vetem 3 vota. Nderkohe,
kur si parti LSI ka dale partia e pare dhe PS e dyta duke e lene PD-ne
me vetem 11%.
Ndersa situata permbyset ne Leshnje po te Skraparit ku kandidati i te
djathtes ka marre 3 vota dhe ne Potom 11 vota, pra as te familjareve te
tyre e jo me te komisionereve te partive te djathta.
Ndersa ne bashkite e medha te Qarkut Berat kandidatet e djathte te dy
bashkive te rrethit Skraparit, nuk kane bere figure shume te bukur, ku
ai i Corovodes ka marre vetem 6 % ndersa ai i Policanit me keq akoma 2%.
Per sa u perket te pavararurve ne disa raste kane konkuruar denjesisht,
por ne asnje njesi lokale nuk kane fituar. Kane arritur te sigurojne vetem
vende per ne keshillin komunal ne disa komuna.
Gjithashtu mund te thuhet se vetem ne Zhepe te Skraparit kandidati i pavararur
i prish pune dhe ben te fitoje kandidatin kundershtar, jo te krahut te
vet politike.
Ne rastet e tjera kandidatet e pavarur nuk kane qene vendimtar me votat
e tyre por me se shumti kane sherbyer vetem per te rritur numrin e kandidateve
ne listen per kryetar komune apo bashkie.
Ne dy njesi te pushtetit vendor, Poshnje dhe Çorovode, fale te
pavarururve, numri i kandidateve per kryetar te njesive vendore shkoi
ne 6.
Ne proporcional mund te thuhet pa frike se keto zgjedhje kane qene triumfi
i te vegjelve.
Dy partite e medha kane leshuar shume terren duke pakesuar ndjeshem numrin
e keshilltareve te tyre neper keshillat e njesive te qeverisjes vendore.
Ne te gjitha njesite e qeverisjes vendore krahas keshilltareve socialiste
e demokrate, tashme keshillat bashkiake apo komunale kane nje numer te
madh keshilltaresh qe perfaqesojne partite e vogla.
Nga 22 subjekte politike qe jane paraqitur ne njesite vendore te rrethit
Berat vetem 10 subjekte kane paraqitur lista keshilltaresh ne te 12 njesite
vendore te rrethit.
AD, LSI, PAA, PBDNJ, PDS, PDR, PD, PLL, PSD, PS.
Vetem 4 parti: LSI dhe PS-ja nga e majta si edhe PD e PDR-ja nga forcat
e djathta kane perfaqesuesit e tyre ne te gjitha keshillat e komunave
dhe bashkive te rrethit Berat.
Ja si perfaqesohen
partite ne nivel rrethi:
PS, 59 keshilltare
PD, 33
LSI, 27
PDR, 12
AD, 8
PSD, 8
PR, 7
PBDNJ, 7
PK, 5
BLD, 4
PDS, 4
PDK, 4
LZHK, 3
PAA, 3
Pavarur, 1
PBK, 1
PBDSH, 1
PUK, 1
TOT 188 keshilltare.
Per sa u perket bashkive dhe komunave ne rrethin e Beratit ato jane
fituar ne shumice nga kandidatet e koalicionit majte, dhe vetem 1 komune,
ajo e Cukalatit, eshte fituar nga Aleanca e Djathte.
Ndersa ne rrethin e Kuçoves te tre njesite jane fituar nga kandidatet
e majte ne Skrapar Aleanca e Madhe ka mundur t’i shkepuse 3 komuna
Koalicionit te Majte: Zhepen, Çepanin dhe Gjerbesin.
Te dhenat e mesiperme jane pa rezultatet per keshillin komunal te Poshnjes
si edhe ato per kryetar komune te Lumasit, pasi jane ende per t’u
gjykuar nga KQZ-ja per shkak te problemeve qe ka pasur ne numerimin e
votave ne keto komuna.
Arjan Soraj |
|