|
Agron POLOVINA |
27/10/2004 | |
| HOME PAGE |
ONUFRI PASUESIT E TIJ DHE SHKOLLA E BERATIT |
KULTURE |
|
Qyteti i Beratit, i favorizuar nga pozicioni gjeografik dhe begatia e zonės pėrreth, zhvilloi njė jetė tė pandėrprerė qytetare, qė nga themelimi (shek IV-III) deri nė ditėt tona. Shkėlqimet e periudhave historike, rėniet nė errėsirat e gjata nuk mund tė zbehin rėndėsinė e tij dhe ndikimin qė pati nė jetėn politike, ekonomike dhe kulturore. Qendėr peshkopale nėn vartėsi tė kryepeshkopatave tė Durrėsit dhe Ohrit, nė shek XVII fiton mėvetėsinė duke mbajtur lidhjet tė drejtpėrdrejta me Patrikanėn e Stambollit. Mitropolia e Shenjtė e Beratit u bė gjithashtu njė qendėr e rėndėsishme e prodhimtarisė dhe e ruajtjes sė vlerave tė rėndėsishme tė pikturės bizantine dhe pasbizantine, tė cilat tė mbėrritura deri nė ditėt tona pėrbėjnė thesare tė rėndėsishme tė kulturės kombėtare. Nga periudha bizantine (shek. VI) trashėgohen disa elemente tė pėrdorura arkitektonike tė ripėrdorura nė kishat e mėvonshme (shek XVI), por kodikėt e famshėm tė ruajtur nė bibliotekėn e mitropolisė, Codex Purpureus Beratinus (Kodiku i purpurt i shek. VI) dhe Codex Arueus Anthimi (Kodiku i artė i shek. IX), Epitafi i Gllavenicės (shek. XIII) dhe pikturat e periudhės paleologe tė kishės sė shėn Triadhės (shek. XIV), dėshmojnė pėr rėndėsinė e qytetit dhe kualitetet kulturore dhe artistike qė ai grumbulloi. Kėto vlera, minaturat e kodikėve, pikturat anonime tė kishave tė shek XIV, ikonat e realizuara kėtu apo tė sjella nga qendra tė tjera, patėn njė ndikim te piktorėt pasbizantinė tė shek. XVI, tė cilėt paraqesin tipare relativisht tė dallueshme dhe zhvillim unik duke realizuar vepra tė rėndėsishme e vlera artistike tė dorės sė parė. Qyteti i Beratit nė hartėn e perandorisė renditej nė periferi, nė kufirin ku presioni i qendrės dhe ndikimi i kishės perėndimore nė rivalitet me kulturėn dhe artin e qendrave periferike ishin tė zbehta. Largėsia nga metropoli favorizonte njė liri nga presioni i pushtetit qendror dhe kontakte tė atelieve dhe artistėve tė provincės, tė cilėt nėpėrmjet fuqisė sė talentit pėrpunuan dhe zhvilluan elemente tė rėndėsishme. Krijimet e tyre, megjithėse tradicionalisht ndjekin programet ikonografike bizantine, nė to shikohen pėrzjerje tė modeleve paleologe, ndikime kretase, elemente ikonografike maqedonase, elemente etnografike vendase edhe influenca me prejardhje perėndimore. Pėrveē njė numri artistėsh anonimė nga shek. XIV, janė identifikuar emrat e mjeshtėrve mė tė rėndėsishėm qė nė historinė e artit shqiptar pėrmenden si Shkolla e Beratit. Onufri ėshtė pėrfaqėsuesi mė i rėndėsishėm i pikturės pasbizantine nė trojet shqiptare dhe mė gjerė. Ai nė krijimtarinė e trashėguar paraqitet njė mjeshtėr i rėndėsishėm, profesionalisht i pėrsosur, qė mbante dhe funksione kishtare (protopapa Neokastron). Gjeografia e krijimtarisė sė tij pėrfshin njė territor tė gjerė tė Ballkanit; Shqipėrinė Qendrore, Greqinė Veriperėndimore, Maqedoninė Perėndimore e Rumaninė. Ai pikturon afresket e kishave tė Apostujve (1547) dhe Anargjirėve (mbas vitit 1547) nė Kostur, tė kishave tė shėn Nikollės (para vitit 1553) nė Shelcan, tė shėn Epremtes (1553 54) nė Valėsh. Atij i atribohen pikturat nė kishat e Shpėrfyturimit (1535) dhe shėn Nikollės (1535) nė Zercė e Prilep dhe kisha nė manastirin e Moldavicės (1537) nė Moldavi. Nė Berat ai ka njė pjesė tė rėndėsishėm tė krijimtarisė tė pėrfaqėsuar nga disa fragmente afresku tė realizuar nė kishėn e shėn Todrit (1547) dhe ikonat e ikonostasit tė kishės sė Vangjelizmoit nė kala nė kishėn e shėn Todrit dhe katedralen Fjetja e shėn Marisė. Onufri krijoi tipin e ikonostasit me tre breza ikonash ku vendin kryesor e zė Deizis, nė qendėr paraqitet Krishti, shėn Maria dhe shėn Joan Pagėzori nė pozicion lutes ndaj tij pėr shpėtimin e njėrėzimit, ndėrsa nė tė dy krahėt pikturohen ungjillorėt dhe apostuj. Nė pikturėn e tij ndihet trashėgimi i artit tė periudhės sė paleologėve, pejzazhet me shkėmbinj tė thepisur dhe kodrat e rrumbullakta e tė zhveshura. Veshjet e zbukuruara me vizatime tė arta dhe pala tė shumta, apo kompozimet arkitekturore tė ndėrlikuara, sfondet tė mbuluara me fletė metali, zbukurimi i veēantė qė ai u bėn mburojave tė strategėve dhe kujdesi anatomik pėr tė trajtuar pjesėt e zbuluara trupore tregojnė se Onufri gjithashtu nė krijimtarinė e tij ndikohet nga arti i shkollės sė Kretės. Tė dukshme janė gjithashtu dhe ndikimet perėndimore nė veprat e tij. Kjo ėshtė e qartė nė kuadrin e lidhjeve tė ngushta politike, tregtare dhe artistike midis dy brigjeve, tė cilat nė mėnyrė tė padiskutushme sollėn ndikime reciproke nė shprehjet artistike. Refleks i kėtyre ndikimeve janė harqet me majė dhe kornizat e gdhendura tė drurit, ndėrtesat gotike dhe simbolet e ungjillorėve. Por pėr mė tepėr nė gjallėrinė nė pikturat, tė personazheve, tė mjediseve, tė portreteve me psikologji tė veēantė dhe forma natyrore qė flasin pėr njė ndikim tė rėndėsishėm nė krijimtarinė e tij tė Rilindjes. Si mjeshtėr i madh ai diti tė kodifikojė jehonėn e ideve tė Rilindjes duke mbetur megjithatė njė ikonograf i artit tė shkollės sė Kostandinopojės, duke e pasuruar gjithashtu me elemente tė veēanta lehtėsisht tė identifikushme. Nė veprat e tij ndihet pasioni i veēantė dhe kaligrafia e kujdesshme me tė cilėn ai realizon tekstet duke pėrdorur ngjyrėn e zezė pėr shkrimin, nė tė cilin veēon gėrmėn e parė me tė kuqe. Nė portretet e shenjtorėve tė tij nėnvizohet qėllimisht pjesa e syve, me vetullat e harkuara dhe qeskat e lotėve posht syve. Arti i Onufrit shquhet pėr njė ruajtje tė traditės bizantine dhe kundėrvenie ndaj ēdo heretizmi, pėr teknikėn e lartė tė ekzekutimit, elegancėn e vizatimit dhe raportet koloristike mjaft tėrheqėse, dramacitetin nė protretet e shenjtorėve qė pikturon, dekorin e punuar me ar, motivet bimore dhe mbulesėn metalike nė sfondet, pėr njė art tė zhvilluar ku teknika dhe mjeshtėria ndėrthuren pėr tė shprehur njė ndjenjė pasurie. Edhe pse diskutimet pėr prejardhjen e tij vazhdojnė, ne do tė referohemi argumentit se mjeshtri tjetėr, Nikolla u formua si artist i rėndėsishėm nė atelienė e tė jatit, Onufrit. Si i tillė ai trashėgoi tė njėjtin stil dhe tė njėjtėt modele tė Onufrit. Qė ėshtė bir i mjeshtrit tė madh Onufri idendifikohet jo vetėm nga trashėgimia artistike, nga realizimi i shkrimeve me tė njėjtėn kaligrafi dhe me tė njėjtėn tekst por edhe nga dėshmia qė ai lė nė kishėn e shėn Mari Vllahernės dhe piktori ėshtė Nikolla, biri i Onufrit Pėrveēse nė Kurjan dhe nė Arbanas, Bullgari, ku ai pikturoi sė bashku me njė mjeshtėr tjetėr tė quajtur Joan, krijimtaria e tij zhvillohet nė Berat ku pikturon Kishėn e shėn Mari Vllahernės, pikturėn murale dhe ikonostasin si dhe ikona tė tjera. Megjithėse ndjek traditėn e tė jatit, piktura e tij nuk ka atė ngarkesė emocionale dhe teknikė tė zhvilluar si tek i pari. Shenjtorėt e tij janė elegantė nė raporte tė mėdha dhe asketikė, me portrete ku ndihet thellimi nė frymėn spirituale dhe detajimi me elemente tipizuese. Ata janė tė mbuluar me veshje tė shtrejnta (luksoze) tė zbukuruara me ornamente tė shumta ku vizatimi linear i tyre shton vizionin monumental. Kompozimet e tij ndjekin tregimin liturgjik si te paraardhėsit, por ndėrtohen mė shumė figura dhe pa sfondet me mbulesė metali apo tė artė qė zėvendėsohen me sfonde me ngjyrė nė ikonat e tij dhe pa dekoracionet dhe kornizat e zbukuruara. Onufri Qiprioti ėshtė mjeshtri i tretė i madh qė lidhet me artin e tė pikturuarit nė kishat e Beratit. Ai realizon pikturėn murale dhe ikonat e kishės sė shėn Kollit (1591), ikonostasin e kishės sė shėn Kostandinit dhe Helenės dhe shumė ikona nė tė cilat ai shėnon emrin e vetė. Gjithashtu pėrveēse ėshtė zbuluar se edhe Dyert Mbretėrore tė ikonostasit tė kishės sė shėn Mari Vllahernės tė pikturuar nga Nikolla janė tė tijat. Eshtė faza e parė e krijimtarisė sė tij ku pasi ėshtė larguar nga Qipro, endet (mendohet nė Venedik) nė Europė pėr 20 vjet. Megjithėse i ndikuar nga piktura e Onufrit dhe Nikollės piktura e tij klasifikohet me influenca tė dallueshme perėndimore. Kėtu, por sidomos nė afreskat dhe ikonat e Vllahogoranxisė nė Gjirokastėr (1622), shfaqen tiparet karakteristike tė mjeshtrit, dekoracionet floreale tė veshjeve, zbukurimet e sfondeve tė arta me stukoreliev, raportet koloristike tė ngrohta dhe dimensionet monumentale dhe jetėsore tė imazhit, shmangiet nga kanonizmat, qė nėnvizojnė nė krijimtarinė e tij influencėn perėndimore tė shkollės kreto-veneciane. Nė territorin e Mitropolisė sė Shenjte tė Beratit kanė ushtruar veprimtarinė e tyre dhe shumė mjeshtėr tė tjerė nė periudhėn ndėrmjet shek XVI-XIX. Ndėrmjet tyre, Kostandin dhe Athanas Zografi shek. XVIII, tė cilėt realizojnė pikturėn murale tė kishės shėn Kollit nė Ardenicė dhe shumė ikona. Nė to dallohen pėrveē imazhit tė theksuar bizantin, thellimi nė trajtimin e iluzionit tė thellėsisė. Kjo pikturė ndikoi sė tepėrmi nė mjeshtrat e ateliesė e familjes Ēetiri, tė cilėt nė kėtė periudhė punojnė nė atelienė e tyre. Nė kishėn e shėn Kollit, Ardenicė njė mjeshtė tjetėr i shek XVIII realizon ikonat e ikonostasit. Kostandin Shpataraku i cili shfaqet si njė miniaturist i shkėlqyer vazhdues nė traditėn e piktorėve tė mėparshėm. E rėndėsishme nė periudhėn midis shek XVII-XIX ėshtė veprimtaria e ateliesė sė mjeshtėrve tė familjes Ēetiri. Ata realizojnė pikturimin e shumė kishave dhe ikonostaseve nė Berat dhe Myzeqe. Kėta mjeshtra pikturuan nė tė njėjtėn atelie sė bashku, duke e trashėguar mjeshtėrinė nė breza tė tjerė. Piktorėt e parė kanė qenė Gjergji dhe Joani, tė cilėt bashkėpunojnė ndėrmjet tyre dhe me piktorėt e brezit tjetėr Naumin dhe Nikollėn. Piktorėt e fundit e kėsaj familje janė Gjergji dhe Prendi, me tė cilėt shfaqen tendecat degraduese nė artin e tė pikturuarit. Mbas tyre veprimtaria ikonografike degjeneron nė veprimtari artizanale tė piktorėve anonim. BIBLIOGRAFI
Fatmir Thaēi, Dhorka Dhamo, Monumentet, Tiranė, 1988; Moikom Zeqo, Onufri dhe krishtėrimit Tiranė, 2000; Ylli Drishti, Leon Ēika Ikona tė Beratit Album, 2003; H. Bushhausen, Ch. Chotzakoglou, Piktorė shqiptare nė artin bizantin dhe pasbizantin; Theofan Popa Monumentet, Tiranė M. Arapi,Shekulli , 15 prill 2004" ,Ēėshtė ky Qipriot, E Demo, Monumentet, Tiranė; H. Nallbani, Piktura mesjetare dhe piktorėt nė kishat e kalasė sė Beratit,2000 vjet art dhe kulturė kishtare nė Shqipėri, Tiranė, 2003; G. Muka, Artthėnia bizantine te Ēetirėt, Tiranė, 1999
|