|
Poezi
dhe Kulturė Qytetare
Nga fjala qė Lawrence Ferlinghetti
mbajti nė 13 tetor 1998 me rastin e marjes sė ēmimit San
Francisco Poet Laureat
Natyrisht u befasova nga
fakti qė jam nderuar me ēmimin Poet Laureat i kėtij qyteti tė vendosur
nė kėtė cep tė largėt tė botės. Padyshim e pranoj vlersimin dhe si
i thashė edhe kryetarit tė bashkisė: "E si mundem ta refuzoj
?!". Tė bėhesh Poet Laureat i San Francisco-s ėshtė nė nderin
tim sepse ky qytet gjithmonė ka qėnė njė qėndėr poetike. Kufiri i
jetės poetike. Me poetė dhe lexues tė poezisė, ndoshta mė tepėr se
nė cilindo qytet tjetėr nė botė.
Por ne jemi nė rrezik qė ta humbim kėtė traditė.Nė fakt ndodhemi nė
rrezik tė humbasim mė tepėr se kaq.Gjithēka qė e bėnė qytetin unikal
duket sikur po shkon poshtė e mė poshtė drejt nevojave urgjente. Kėtė
javė gazeta Bay Guardian thekson rezultatin e njė studimi social qė
"qyteti po transformohet radikalisht prej metropoleve qė presin krahė'hapur
emigrantė dhe refugjatė nga e gjithė bota qė nė mėnyrė homogjene shndėrohen
nė skllevėr tė menjėhershėm". Distanca midis tė pasurve dhe tė varfėrve
nė San Francisco
ėshtė ritur 40 % nė dy vitet e fundit. "San
Francisco ndoshta shumė shpejt do bėhet qyteti
i parė i degraduar amerikan nėn ekuivalencėn e jetės sė bodrumeve
tė klasės sė mesme qė shkon drejt varfėrisė" shkruan Daniel Zull nė
Guardian " Tashmė ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė mbijetuar pėr
tė gjithė ata qė e kanė bėrė kėtė kulturė qytetare kaq klasike. Qytetarė
tė hershėm qė i kanė dhėnė zemrėn dhe shpirtin pėr dekada me radhė
qytetit: peshkatarė dhe guzhinierė, policė dhe muzikantė jazz, poetė
"beatnik" dhe hippi, punk dhe piktorė, e shumė tė tjerė tė cilėt e
kanė tashmė tė pamundur tė pėrligjin ekzistencėn e tyre kėtu. Dhe po qe se e humbim
kėtė pjesė kulturore tė qytetit, atėherė dijeni pra se e kemi humbur
edhe San Francisco-n." Richard Walker, pedagog gjeografie
ka thėnė se "Ndodhemi pėrball njė qyteti numėr Njė-dimensional, qė
vjen e bėhet qytet mė konservativ, njė qytet qė pėr sė shpejti
ngrihet dhe zhvillohet i bazuar mbi evolucionin social dhe rebelimin
qė vjen nga bodrumet e tij. Ndodhemi pėrball korporatash gjigande
tė cilave qyteti i ka rezistuar pėr breza me
radhė."
Kur mbėrrita pėr herė tė parė nė kėtė qytet nė vitin 1950, udhėtova
me tren dhe mė tej me traget nga Oakland
gjer nė Ferry Building. Dhe San Francisco pėrngjante si ato
portet Mesdhetare, qytet i bardhė me shtėpi
tė vogla tė bardha, si Tunizia kur e vėshtron prej detit. Thashė magjishėm
se mos ishte vallė Atlantis i dalė prej oqeanit ?! Mė tej zbulova North Beach si njė
vend i pėrkryer poetik, po aq sa edhe lagjet
poetike tė Parisit apo qyteteve tė tjera tė vjetra tė Europės. Ishte
dhe ėshtė vendi mė i pėrshtatshėm pėr tė rritur poetė dhe piktor me
frymėzim tė shėndetshėm. Dhe kjo ėshtė poezia ime e parė e shkruar
nė atė kohė kėtu nė North Beach : Atje
poshtė bregdetit / me shtėpiza si fole zogjsh / midis oxhaqeve muskulozė
/ mbi taracat me rrobat e nderura / tė butėsisė sė purpurt tė duarve
tė gruas sė marinarit / nėpėr erė era e sapunit / lėkund tė lira ēarēafėt
e mėngjesit / me hala pishe tė ngulura ndėr ato. / I dashuri zgjim
mėmėsor / i hershmi gjoks i saj i zhveshur
/ i mban tė lidhura hijet / e lidhjes / pėr tė mbrojtur krijesėn mė
tė re / shenjėn e bardhė tė larė tė mėkatit / nėn buzėt e erės qė
puth lėkurėn e saj. / Forė tė shtėnguar nga krahėt e kryqėzuar / ajo
e mbėshtet kokėn / nė zėrat e shpėrndarė / nėpėr hapsirėn e pafundė
tė pėrzgjedhjes / sė tejzgjatjes sė ikjes nėpėr detin / e fashove
tė dhimbjes / pėr'rreth avujve tė pėr'ndritur / tė mbretėrisė qė po
afron.
Nė fund-javėn e shkuar North Beach pėrngjante si njė park-tematik,
i dyndur prej turistėve, i mbizotėruar nga bretėria e shijes sė keqe
artistike. Se ēfarė ka ndodhur me tė ? Diēa
qė nuk i shkon pėr shtat jetės sė lirė poetike
? Kush e shkatėrron poezinė e qytetit ? Automobilat
e shkatėrrojnė. Shkatėrrojnė diēka mė tepėr se poezinė. Gjithandej
nėpėr Amerikė. Gjithandej nėpėr Europė. Nė fakt janė me mijra qytete rreth e qark botės qė janė tė ozurpuara
nga kultura post-automobilistike. Por si kundėr'pėrgjigje
gradualisht qytetet janė duke mėsuar gjithmon e mė tepėr se nuk duhet
tė lejojnė kėtė fenomen tė mbizotrojė mbi jetėn e tyre arkitektonike.
Njė tjetėr shkatėrrues i poezisė dhe paqes janė
mjetet e luftės dhe makineritė e vdekjes. Luftanija gjigande
Blue Angels (ėngjėjt blu) e ankoruar nė bregdetin e qytetit tonė,
ėshtė nė kontraditė me jetėn poetike e cilia dėshmon se ne duam paqe dhe jo luftė. Jetėt tona subjektive individuale
janė tė rezikuara nga forcat e qytetrimit industrialist.
Nga e gjithė industria ushtarake shkatrimtare. Ndaj dhe nuk e dėshirojmė prezencėn e luftanijes Blue Angels
qė mbart nė bordin e saj aeroplanė qė bombardojnė jetė njerėzish duke
e bėrė kėshtu qartsisht gabimisht tė emėrtuar si njė ėngjėll
blu, pėrkundrazi. A ėshtė e nevojshme tė kujtojmė se tė gjitha ato
bomba tė lėshuara nė vėndet e Botės sė Tretė i kanė shndėruar ato
nė vende tė Epokės sė Gurit ?! A kemi nevoj
pėr armatime tė tilla qė tė dėshmojmė se flamuri ynė kombėtar qėndron
pėrherė lart ?! Po Shėn Francis ēdo thoshte kur tė shihte nė bregdetin
e tij kėtė "vepėr industrialiste" ?! Nė
rezolutat e ardhshme bashkiake duhet ta refuzojmė njėzėri praninė
e objekteve tė tilla. Dhe kėshtu mundem t'ju kėndoj pėr gjith natėn por do tė ndalem me njė tė
fundit eveniment shkatrimtar. E kam fjalėn pėr "dyqanet me hekura" pėr t'u mbrojtur nga "zinxhirėt e gangsterave".
Kangjellat e hekurta qė mbėshtjellin fasadat e dyqaneve
tona janė vrasėse tė ngjyrave dhe formave tona tradicionale kulturore
qytetare. E nė rastin e librarive "nėn kangjėlla tė hekurta"
duket sikur kemi burgosur historinė, artin, letėrsinė e krejt kulturėn
tonė qytetare dhe Mark Twain, Jack London, Ina Coolbrith, William
Sarojan, krejt poetėt dhe shkrimtarėt e tjerė, pėrfshi krejt beatnikėt,
janė ngritur dhe na thonė nėpėrmjet librave tė tyre : "Qėndroni tė bashkuar pėrball dhunės sė zinxhirėve
tė gangsterėve dhe jepini arkitekturės sė qytetit lirinė e humbur
!" Kam propozuar qė me njė buxhet fare
tė vogėl mundet tė ndėrtojmė njė qendėr nė Treasure Island ku tė mundėsohen
poetėt e rinj tė shprehin dhe hapin vetveten nė festivale dhe konkurime
tė ardhshme. Kryetari i bashkisė dhe gazeta Poetry
Flash e kanė mbėshtetur kėtė propozim. Shpresoj qė tė bėhet realitet dhe t'i vij nė ndihmė paqes sė
qytetit. Kam propozuar pėr njė buxhet mė tė zgjeruar nė favor
tė librarisė sė qytetit ēka do i japė tė
rinjve mundėsi pėr t'i zgjeruar dijet drejt-pėr- drejtė nėpėrmjet
librit e jo nėpėrmjet hallakatjeve nėpėr internet. Si
dhe kėmbėngul nė pėrpjekjet e mia edhe pėr kėto kėrkesa qytetare:
Jepini njė mundėsi mė tepėr pedalimit tė biēikletave mbi automobilėt
sė paku nėpėr zonat muzeale dhe pranė parqeve. Stimuloni radion
dhe televizionin lokal. Tė mbyllen kanalet me
ujra tė ndenjura nė periferi dhe tė hapen plazhe drejt gjirit. Tė
rregullohet Golden Gate Bridge e cila duket pėr ibret tė zotit duke
e keqkuptuar edhe emrin e saj si Golden (e artė), pėrkundrazi...
Duke ardhur tek letėrsia dhe artet, poezia dhe kultura qytetare, sapo
jam prononcuar se shtėpia jonė botonjėse City Lights po krijon njė
dimension tė ri tė profilit tė saj nė vigjilje tė kėtij shekulli.
Pėr kėtė ne kemi nevoj pėr ndihmesėn dhe zėrin tuaj
:
Poetė, dilni jashtė nga dollapet tuaja / Hapini portat dhe dritaret
/ Jeni mbyllur aty pėr kaq shumė kohė / Nė dollapin e fjalėve tė mbyllura
/ Nuk ėshtė koha pėr njė artist tė fshihet / Mbas perdes teatrale
tė skenės / Duke sharė e ē'fryrė indiferent / Duke e dhėnė vetveten
jashtė ekzistencės / Nuk ėshtė koha pė lojra letrare / Paranoja dhe
kukamēefti / Nuk ėshtė koha pėr frikėn e errėsirės
/ Koha ėshtė pėr dritėn e dashurisė ...
Se ēfarė kisha nė mėndje nė vitin 1970 kur shkrova "Populist Manifesto"
thjeshtėsisht ishte ideja qė poetėt duhet tė dilnin jashtė audiencave
tė mbyllura dhe murmurimave dhe tė thonė diēka tė rėndėsishme pėr
botėn. Diēka qė tė jetė pjesė e kulturės qytetare. Gjė tė cilėn shtypi
i kohės e perifrazoi si "poezi dhe ide tė kėqia" pėr brezat e rinj. Madje
kishte zėra botuesish qė ulėrinin nėpėr letra anonime: " Poetė shkoni
mbas e mbylluni pėrsėri nė dollapet tuaja se atje ėshtė vendi juaj" ! Ndėrkohė qė "Populist Manifesto" ishte njė thirje
Witmaniste pėr njė poezi sa mė universale me
njė fytyrė mėse tė portretizuar publike. Por natyrisht shpesh si ndodh rėndomtė edhe gazetaria dhe kritika kushtėzohet
nga politika duke e mbytur zėrin e tė vėrtetės dhe edukimin e lirė
letrar. Por ēti bėshė ?! Unė jam po ai qė kam qėnė dhe nuk ndryshoj dotė dhe mė hanė duart
dhe zėrin e kam tė ējerrė nga fakti qė sotė poezia zhvillohet si fenomen
i "poezisė sė getove" ! Aty ajo qėndron nė majat dhe nivelin e saj
mė tė sinqertė si zėdhėnėse e fjalės sė rėndėsishme
qė ka njė mesazh po tė rrėndėsishėm pėr tė gjithė tė tjerėt. Bota
materiale dhe industrializmi si kulturė dominuese
e tregut e injoron shpesh kėtė fakt megjithse ai vazhdon tė jetė i
ngritur po aty. Dhe poetėt nuk janė nė gjendje as tė paguajnė qiratė
e shtėpive sotė ! Erėsirėn vet e kemi krijuar.
Ndėra zėri i poetit tė ri Matthew Arnold thėrret
: Oh dashuri na lėrė tė lirė tė hyjmė tek njėri tjetri vėrtet
/ Tek ky aeroplan nė errėsirėn e ngratė / I mbytur me alarme konfuze
qė bien prej fluturimit qė e humb ekuilibrin e vet / Prej armatės
sė trutharėve qė e pushtuan qytetin kėtė natė...
Dhe i dėgjoj brenda meje ende tė pathyeshme fjalėt dhe zėrin e
Witmanit, Homerit, Shekspirit, W.B.Yats, Kostandino Kavafit, Pablo
Nerudas, Marianne Moore, e.e.cummings, Allen Ginsberg, Adrienne Rich
etj,etj. Si njė melodi e paharueshme mė vijnė ndėr
veshė kėngėt e pavdekshme tė Bob Dylan, Beatles. Nė
imazh e kam ende atmosferėn e grupimeve nė Newyorcian Cafe dhe Lower
East Side, etj,etj. Fjalėt e poetėve francezė e sidomos fjalėn
e Jacques Prevert,etj,etj.
Pėrposhtė dhe mbas gjithė ēka thashė mė sipėr poezia ngelet
njė kulturė qytetare mė e mira nė llojin e vet. Prezente e pėrhershme
nė subkoshiencėn e racės humane.
Si u errėsua kaq shpejt kėtė natė / sa shpejt
qė errėsohet ? / ėshtė ēdo orgazėm njė vdekje e vogėl apo njė lindje
thua tė jetė / ėshtė vdekja vajzė apo djalė ? / Apo asnjėra prej tyre
? / La vida es sueno ?! / ėshtė njė ėndėr jeta vėrtetė ?! / dhe po qe se ėshtė e tillė
atėherė / A do tė zgjohemi njė ditė prej saj !!!
Lawrence Ferlinghetti (1919 - ) i lindur nė Yonkers tė New York-ut
dhe i njohur si ish lideri i "brezit tė keq"
apo "lėvizjes beatnike" mė 1950, poet i vargjeve tė lira dhe publicist
i guximshėm ėshtė nga tė paktėt figura tė kėsaj ryme qė ende jeton
nė moshėn 86-vjeēare. Betnikėt janė tė njohur si
denoncuesit e parė tė komercializmit dhe mbivlerave tė klasės sė pasur
amerikane. Poezia e Ferlinghetti-t pėrshkruan nevojėn e ēlirimit
tė letėrsisė dhe jetės nga format e ndrojtjes dhe frikės. Ai beson se vlerat e dashurisė fizike dhe mendore janė rrugėzgjidhjet
e hapjes sė shpirtit drejt tė vėrtetės dhe bukurisė. Grotesku
dhe ndjenja e euforisė janė tė ndėrthurura
nė veprėn e tij. Akoma mė qartė nė poemėn " Coney
- ishulli i mėndjes" - 1958 (Coney Island - distrikt i lagjes Brooklyn
NY nė pjesėn e oqeanit Atlantik. Shėnimet nga F.I.) poemė e cila ėshtė njėkohėsisht edhe satirė
kritike kundrejt kulturės amerikane. Ka publikuar "Jetė pėrfundimtare
- Poema tė zgjedhura" - 1981. Si dhe "Dashuria nė
ditėt e dhunės" - 1988. I njohur si hartues i tė pa botueshmeve poemave-orale tė shoqeruara
me muzikė jazz. Ferlinghetti ėshtė publikuesi dhe
shitėsi i krejt veprave tė "beat generation" si dhe autorėve tė mėvonshėm
eksperimentues nė avant-garde prej librarisė sė tij nė San
Francisco dhe shtėpisė botuese City Lights.
Beat generation ėshtė rymė lėvizėse letrare, politike
dhe sociale nė bashkpunim me shkrimtarė tė tjerė amerikan nė atmosferėn e viteve
'50. Kėta artistė dhe shkrimtarė i gjejmė tė pėrqendruar nė North
Beach tė
San Francisco-s, nė Venice West tė Los Angelos dhe Greenwich Village
nė New York ( Nė nr.107 tė gazetės Lajmėtari datė 12.09.05 mundet
tė lexoni mė tė detajuar shkrimin "Chelsea Hotel" ). Lėvizja nė fjalė ėshtė e karakterizuar nga aleanca personale
tė brendėshme me objektiv botėn e jashtėme dhe ē'shprishjen dhe mos'bindjen
kundrejt rregullave puritaniste. Duke dėshmuar njė stil krejt
tė lirė me improvizime tė papritura shpėrthyese
nė bazat e saj janė influenca e muzikės jazz, besimet mistike Aziatike,
rebelimi, eksperimentet nėn influencėn e drogės dhe seksualitetit.
Poema "Ngashėrima" - 1956 nga mė i spikaturi
poet Allen Ginsberg dhe
novela "Nė rrugė" - 1957 nga Jack Kerouac pėrbėjnė manifestin e krejt
ideologjisė beatnike. Tė ndjekur nga William Borroughs, Lawrence Ferlinghetti,
Gregory Corso, dhe Gary Snyder, etj, qė megjithse tė akuzuar nga kritika
formaliste si anarkist dhe tė pandėrgjegjshėm
mundėn tė mbėrthejnė zemrat e dėshpėrura tė publikut tė gjerė tė pakėnaqur
me konformizmin e shurdhėt dhe vlerat e shtirura tė shoqerisė "katrore".
Lėvizja ėshtė e njohur gjithashtu si mbrojtėse e paqes dhe tė drejtave tė njeriut qė e
shpunė shoqerinė amerikane drejt protestash dhe ndryshimesh radikale
nė vitet '60.
Pėrgatiti Flurans Ilia
|