kthehu tek opinion


Trumcaket ...©

      Pėrditė po shohim gjithnjė e mė kjartė se Shqipėria ėshtė vendi i Migjenit,  vend nga ku nė vend tė fijeve tė barit mbijnė qimet e derrit tė egjėr, dhe, nė  mos ndodhtė kėshtu, do tė buisin prej saj gjemba tė zinj iriqash deti, gjithfarė  telash me gjemba, etj. Vend i absurdit dhe i mrekullisė njėherėsh, ajo duket se  s“e pėlqen normalitetin, ndaj preferon tė tė rezervojė ose majėn mė tė lartė, ose   humnerėn krusmuese. Shtrati dhe djepi i gjallesave tė gjithėfarėshme, ajo rrit  edhe Luigj Gurakuqin edhe Anastas Angjelin. I pari, njė nga ata idealistė, qė  ndonėse ministėr financash nėn mbretėrinė e Zogut, i duhej t“i merrte borxh  dhjetė franga borxh Patėr Anton Harapit pėr tė shkuar nga Shkodra nė Tiranė.
  I dyti ministėr i Nanos qė, para disa vitesh firmoste borxhin e jashtėm tė  Shqipėrisė me njė stilolaps floriri, ndėrkohė qė borxhdhėnėnėsi, ministri homonim  italian, kishte njė stilolaps tė rėndomtė kauēuku.
     Kėtė vend e qeverisin ca njerėz buēkaranė, qė iu shkėlqejnė faqet si  paparunė, njerėz tė bindur idiotėsisht tek aftėsitė e vetes, njerėz tė  shėndetshėm si kuajt, pa strese dhe neuroza, shkurt rodina e hajemėdhenjve  dhe atyre qė po t“iu hapėsh tepelekun e kokės mund t“iu gjesh nė vend tė truve  njė shirit derri tė gjatė gjer nė dymbėdhjetė metra. Ja janė shi ata qė e  pllenojnė kėtė tokė me farė gjėmbash prej lėkurės sė tyre derrėrore. Herė- herė  tė duket se me ta gjithēka ėshtė e kotė, se, ngaqė e kanė mėndjen tek korita e  krundeve, s“ia vlejnė as fjalėt, as debatet, as kėshillat. Atėhere tė kapllon  melankolia e trumcakut tė Migjenit dhe tė vjen tė plandosesh shakull mbi kėtė  realitet gjembėror (prej qimesh derri, a gjembash iriqi).
    "Bukė dhe lojra", ky ishte jo vetėm sllogani, por edhe realiteti i njerit prej diktatorėve tė Romės, Korneliusit. Toidhjo ishte edhe tek ne nė kohėn e Diktaturės. Kujtoni tifozerinė e marrė pas ekipeve tė futbollit, veēanėrisht kur luante kombėtarja. Thirrjet patetike: "E kuqja, e kuqja do tė fitojė", thirrje qė kishin edhe nėntekstin absurd ideologjik, kishin efektin e njė opiumi pėr tė harruar krusmimin, burgjet, internimet.
    Por farėrat nga tė cilat mbijnė qime derri janė brenda mitrės sė kėsaj toke. Jo mė larg se disa muaj mė parė kryeministri i Shqipėrisė pozonte tifozin e dalldisur nė stadiumet e Irlandės dhe Zvicrės. Nė qafė mbante njė shall me ngjyrat e flamurit kombėtar. Diktatori romak qė pėrmendėm kishte gastronomė qė i niste nė tė gjithė cepat e botės pėr t“i kėndellur shijet. Fatura e njė drekė tė shtruar pėr dy miq tė tij ishte njėzetė e gjatė mijė franga. Kishte nė meny gjuhė zogu, tru palloi, etj. Pėrrallore, apo jo? Ja dhe paralelja tjetėr: kryeministri shqiptar i bėn pushimet me njė jaht luksoz nė Mesdhe, organizon dreka e darka tė buhishme dhe gjithė fatura e ēkėthjeve e ka vlerėn gjashtėqind mijė eurove. A thua ėshtė kryeministri i vendit mė tė pasur tė botės dhe jo i kėtij vendi qė ėshtė bėrė kėrnallė e karkėrimė. Dhe pėr tė gjitha kėto, ta hajė dreqi ta hajė, askush s“i thotė plaē me gojė.
    Ėshtė e sigurt qė si kryeministrit, si politikanėve tė tjerė mė tė ulėt, s“iu vjen turp qė vijnė nga njė vend ku nė vend tė barit mbijnė qimet e ashpėra tė derrit. Turp iu vjen prej popullit tė tyre tė varfėr e fukara, atij populli qė duhet tė gdhihet para ambasadave pėr njė vizė, qė duhet tė flejė nė sediljet e makinave nė doganat tona, etj, etj. Nė biseda me homologėt e huaj ata kėrkojnė tė bien nė sy, tė veēohen, tė shfaqin sqimė, kinse janė ndryshe nga njerėzit qė iu kanė dhėnė votat, duke u bėrė kėshtu gazi i botės. Dhe homologėt ngrenė supet dhe u nxjerrin gjuhėn nga pas.
    E mira dhe e keqja nė kėtė vend janė mpleksur e bashkėjetojnė ēuditshėm, duke i mbushur degėt e pemės sė ekzistencės me ca fryte verdhanė, qė kanė herė forma foljore e herė ndajfoljore si "ēka!", "shtyje, ta shtyjmė", "ja, ashtu-ashtu", e plot tė tjera. Nėse do tė ishte ndarė gruri nga mollulla, fara nga egjėra, nėse komunizmi do tė ishte shenjuar si njė e keqe universale, atėhere shumė gjėra do tė ishin ndryshe. Tė paktėn s“do kishte njerėz qė tė kreshpėronin qimet dhe tė krenoheshin me tė qenurit komunist, me faktin ulėritės tė zjarrvėnėsit tė bashkive, hipotekave, gjykatave. Ne e dimė mirėfilli se shumė prej kėtyre zavallėve kanė zėnė vend nė administratėn shtetėrore pikėrisht duke tundur si diplomė pishtarėt e flakės.
    Por ka edhe mė. Ka vazhdimisht njė triumf tė sė keqes nė kėtė vend ku rriten qimet e derrit. Ja disa vargje nga folklori: Pritmė, o Isuf beu, pritmė,/ nė tė zėnēa s“ke tė mirė, /mėlēinė kam pėr tė ta grirė... Dhe tė mendosh se ky sadizėm i kulluar ėshtė pėrfshirė nė tekstet mėsimore, nė kėngėt popullore, nė kritikat soc-realiste. Ėshtė triumfi i rajasė kundėr tė kulturuarit. Historia e njė kombi ėshtė historia e klasave tė pasura tė tij. Ku janė muzeumet pėr feudalėt e famshėm shqiptarė, pėr bushatllinjtė, muzakajt, qyprillinjtė? Kėrkundi. Vazhdohet vetėm tė kėrkohen triko tė shpuara nga plumbat e gjermanit, tė cilat, mundėsisht, tė jenė tė lyera me boja tė kuqe.
    Kjo gjendje e bėn dhe mė melankolike dėshirėn vetėvrasėse tė trumcakut. Dhe ndonjėherė kur shpirti na bėhet zeher mendojmė se stėrgjyshėrit tanė aty poshtė (shpirti iu prehtė nė paqe), s“kanė qenė dhe aq tė lavdishėm. Dhe brenda tumbulave tė varreve ata tjetėrsohen nė iriqė paqėsorė, gjėmbat e tė cilėve e mbushin tejendanė kėtė tokė ku jetojnė pasardhėsit... BALIL GJINI

BALIL GJINI

Ky shkrim eshte botuar ne muajin maj 2003


KTHEHU TEK "OPINION"