Një
vit e ca më parë gazeta “Lajmëtari” ka botuar
intervistën tuaj me titull “Ç’të bëja?
Tuneli në PS po bëhej gjithnjë e më i errët...”(
19 janar 2004).
- E vërtetë. Atë intervistë e dhashë për botim
një ditë para se të rinisesha në emigrim. Një muaj
më pas gazetën ma solli një emigrant beratas në Genova
ku unë jetoj. Falenderoj stafin botues të “Lajmëtarit”
për korrektesën e treguar.
Ajo metafora me “tunelin e PS-së” është sinjifikative
për mua. Unë nuk vazhdova të ec në atë tunel, as
të mendoj më të hap edhe unë me të tjerë,
metër të tërë errësimi për të gjetur
“dritë” të ëndërruar. Të tjerë
ecën sigurisht kishte plot të shëndoshë dhe të
ndershëm, por pati mes tyre edhe një lukuni ujqërish të
etur për poste, pisllëqe dhe para. Këta të fundit nuk
kanë dashur dhe nuk duan kurrë dritën e pastër, të
qartë të demokracisë dhe lirisë. Si skllevër të
mjerimit të tyre që ka emërtimin korrupsion, ata shkelën
mbi gjithçka të moralshme që ka patur dhe ende e ka PS.
Kjo kategori që kishte parë e mësuar nga korrupsioni i PD-së,
(i viteve 92-97), çuditërisht mori poste të pamerituara,
u fry në shëndet dhe para, bëri shumë shpejt vila dhe
krijoi lidhje të pista trafikimi ekonomik duke e sharruar çdo
ditë e më shumë pemën e bukur PS në kopshtin e
demokracisë së brishtë shqiptare.
Kjo kategori e pamoralshme e futi PS në atë fund të errët...
Tuneli tani ra dhe shumë prej të korruptuarëve i ka zënë
brenda...
Ju keni paralajmëruar që në janar
të vitit 2004 për ç’ka do t’i ndodhte PS në
zgjedhjet e ardhshme, pra për zgjedhjet e 3 korrikut 2005.
-Unë
nuk jam orakull. Bëj pjesë në jetë, si çdo qenie
njerëzore që ka një vizion të caktuar shoqëror
apo politik. Gjërat shpesh janë fare të thjeshta. Demokracia
ka rregullat e saj që mund t’i përmbledhësh me fjalët
biblike:
“Mos vepro keq sot, se nesër do ta pësosh me dhimbje!”
Me sa mbaj mend, atëherë, kam paralajmëruar se “po
të vazhdohet kështu (kupto me korrupsion e të tjera pisllëqe),
rrezik, në zgjedhjet e ardhme, të gjeni një PS skelet. (Shiko
“Lajmëtari”, 19 janar 2004, faqe 7). Kjo ndodhi, por s’është
merita ime që ndodhi kështu, por e atyre që e çuan
PS në këtë gjendje. Këtë alarm timin dhe të
disa të tjerëve, e kanë botuar dhe shumë gazeta të
tjera nacionale, por kush na dëgjoi? Shiko rezultatet p.sh të
Durrësit, Tiranës dhe qyteteve të tjera kryesore. Tuneli,
pra, nuk pruri as dritë, por ra dhe i vuri të gjithë brenda.
Dhe
diçka tjetër interesante, në atë intervistë
keni thënë se “Ilir Meta, mund të bëjë
edhe parti të re dhe të marrë maksimalisht një deputet
në Skrapar, pra, veten e vet...” dhe kështu ndodhi.Tani
ju jeni qytetar i Beratit. Në ç’pikpamje ndiheni i tillë?
-Kjo është
e vërtetë dhe s’mund të ndodhte ndryshe, për
mua. Ilir Meta ka krijuar parti të re, por jo vizion të ri.
Kam pasur dhe kam dyshimet e mia për këtë konflikt të
stisur “Nano -Meta”. Integrimi i Shqipërisë, s’mund
të vijë para vitit 2015, do s’do Iliri.
Ju dyshoni për këtë realitet konflikti që çoi
në humbje?
-Sigurisht! Përveç korrupsionit që u bë një
realitet agravues për PS dhe pikë referimi e drejtë për
Berishën, elementet e tjerë që çuan në humbje
janë të parapërgatitura nga “menaxherë”
dhe “observatorë” përtej Evropës. Mendoni ju
çdo të ishte PD dhe koalicioni i saj, sikur PS të rifitonte
zgjedhjet pas 8 vjetëve qeverimi,... hiq e mos e këput, por
gjithsesi me një farë ecje? Po ua themi: shkatërrim i pluralizmit
të brishtë shqiptar. Shkrirje totale e qendrës së
djathtë... kurbë e re ngjitëse për korrupsionin PS,
tunel shkëmbor për të gjithë shqitparët. Mos
të harrojmë që ne jemi nën orientim, vëzhgim
dhe kontroll të rreptë monitorimi me fytyrë më shumë
nga amerikanët se sa Evropa. I keni dëgjuar komentet e fundit
të evropianëve? Kemi kuptuar sadopak “frikën”
e tyre për rrëshqitje të Shqipërisë përfundimisht
në duar të amerikanëve?
Si
ta kuptojnë lexuesit këtë?
Ndofta po bëj një analizë tej caqeve që bëjnë
analistët këtu, por ky s’është thjesht vetëm
mendimi im, është një analizë e bërë dhe
nga analistë e gazetarë evropianë. Gazetar i “luftrave”
italiani Remondino paralajmëroi evropianët për “rrezikun”
që mund t’i vijë Evropës nga fitorja e qendrës
së djathtë shqiptare... projektuar, la të kuptohej ai,
prej amerikanëve.
Ç’të
keqe ka këtu?
-E
keqja qëndron pikërisht në konfliktin e madh Evropë-Amerikë
që shpërthen pas pushtimit të Irakut. Dihet Franca, Gjermania,
Spanja, Rusia, së fundi dhe vende të tjera si Polonia, madje
dhe “besnikja” e madhe Italia e kundërshtuan pushtimin
dhe këto të fundit po largohen nga Iraku duke e lënë
në baltë Amerikën. A s’janë këto të
vërteta? Po a mund t’ua falë Amerika evropianëve
këtë mosmbështetje që i ka shkaktuar jo vetëm
rënie prestigji, por edhe mijëra ushtarë të vrarë
e miliarda dollarë të djegur?
Këto
janë të vërteta, por ku qëndron rëndësia
shqiptare për amerikanët? Ç’lidhje ka PD-PS këtu?
Këtu qëndron dilema e
evropianëve. Këtë fundviti duhet të përcaktohet
statusi përfundimtar i Kosovës. Një pjesë jo e vogël
e vendeve evropianëve nuk janë dakord dhe hezitojnë që
Kosova të vetvendosë duke krijuar shtetin e saj. Ata kanë
edhe frikën e një reaksioni zinxhir nëpër vendet e
tyre si spanjollët me baskët, italianët me sardët
e padanët, francezët me korsikanët, rusët me çeçenët,
etj...
Tre mund të jenë zgjidhjet për Kosovën. Kosova shtet
më vete, Kosova nën Serbinë ( me një status më
të hapur), Kosova nën helmetat blu të AKS-së, KFOR,...
etj...
Pra, gjithsesi, del që evropianët janë kundër shqiptarëve.
Por shqiptarët që më 1920 e kanë patur mikun e tyre
të vërtetë. (Presidenti i atëhershëm amerikan
Willson ka kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga
fuqitë e mëdha evropiane.)
E rigjetën atë pas rënies së totalitarizmit dhe e
ndien afër kur ish-presidenti Klinton dhe forca të tjera aleate
në NATO, bombarduan Serbinë dhe shkatërruan totalisht kriminelin
Millosheviç. Në kundërshtim me shumë qarqe evropiane,
Nano në pozitë, por dhe Berisha në opozitë, jo vetëm
mbështetën amerikanët në Irak, me propagandë,
por dërguan atje, pa hezitim, trupa ushtarake. Pra, Shqipëria
për të arritur synime të largëta strategjike, i ka
besuar amerikanëve ardhmërinë e vet. Dhe pse jemi pjesëtarë
në një pushtim të padrejtë ushtarak, ne japim mbështetje
simbolike, për hir të interesave të mëdha kombëtare
të marra nëpër këmbë nga Evropa. Pragmatizmi
shqiptar për herë të parë ka gjetur, ndoshta, mbështetjen
e vërtetë për kombin.
Në rast se Kosova shpallet shtet më vete, shqiptarët kudo
që janë kanë përse të gëzohen. Hapi i parë
i madh i strategjisë kombëtare plotësohet me sukses. Do
t’i duam dhe më shumë amerikanët.
Në rast se Kosovës i mohohet pavarësia, kuptohet ç’pasoja
të hidhur vijnë. Për këtë një pjesë
e analistëve evropianë i quajnë shqiptarët “bombë”
në dorë të amerikanëve kundër Evropës”,
“zjarr i pashuar në Ballkan dhe më gjerë”.
Këto
duken analiza supergjestive, por ç’lidhje kanë PS-PD
me dorën amerikane?
Duhet të jemi koshientë në çështjen nacionale.
E djathta (nga qendra e gjer në ekstrem), është më
fleksibile për kombin sot.
E majta, të jemi realistë, jo vetëm se “u lodh”
në qeverisje, por asnjëherë nuk ka dhënë fleksibilitetin
që ka e djathta. Edhe atëherë më 1944, kur komunistëve
iu dha rasti për shkëputje të Kosovës (trupat partizane
ishin atje), ata nuk u ngritën në lartësinë e atdhetarizmës
për të kundërshtuar Stalinin dhe Çurçillin
që në mazhorancë vendosën dhe për Shqipërinë
në baltë madje të ndiznin “zjarr” atje, sepse
Rusvelti, president amerikan në atë kohë, ndoshta do t’i
referohej paraardhësit Willson. Pastaj kemi parasysh teorinë
e Nanos për ta integruar Ballkanin në Evropë, duke integruar
më parë vetë vendet ballkanike, gjë që kërkon
jo pak kohë dhe mund.
Ndërsa në koalicionin që do të qeverisë kemi
një parti që me kohë i ka shpallur kërkesat e saj
kombëtare. Partia Republikane psh. është më konkrete
për çështjen e Çamërisë, të Kosovës,
por edhe të shqiptarëve nën Maqedoninë dhe nën
Malin e Zi. Nuk janë pa gjë dhe të rastësishme parullat
më të reja në Jug të vendit me siglën UÇÇ.
Në këtë kuptim të majtët s’kanë përse
të dëshpërohen për humbjen katastrofike, por dhe ata
që erdhën në pushtet s’kanë përse të
ekzaltohen se mundën “me turp” të majtët. Para
tyre tashmë shtrihen të hapura kërkesat dhe qëllimet
kombëtare në radhë të parë. Thënia e Berishës
se “kjo është fitorja e bashkimit të gjithë
shqiptarëve” më duket prelud i gjithë asaj që
mund të vijë në të ardhmen e që mund të
na gëzojë të gjithëve edhe pse hidhëron fqinjët
dhe mbështetësit e tyre evropianë kudo që janë.
Pra ju humbjen e Nanos e quani lavdi të tij?
Për
herë të parë po e shkruaj: kjo është lavdi e
tij dhe e Berishës, nëse zgjidhen, në favorin tonë,
problemet nacionale.
Nano dha dorëheqjen, por nuk përcaktoi
ardhmërinë e tij.
Bëri
atë që pritej. Tregoi modernitetin e munguar në politikën
parësore. Pritej të ndodhte. Për ardhmërinë nuk
mund të përcaktohet nga ne. Në demokraci të gjitha
opsionet për liderë të tillë janë të mundshme.
Andreoti, psh. ka qenë mbi 10 herë kryeministër i Italisë.
Prodi po rikthehet përsëri në drejtues i së majtës
së bashkuar italiane. Por PS ka plot figura të shquara dhe të
reja për drejtim. E rëndësishme është të
respektohet demokracia dhe vota e lirë e anëtarëve të
PS-së për zgjedhjen e njëshit.
Edi Rama ç’përfaqëson për ju?
Ç’përfaqëson
Adriano sot tek “Luter”? E quajnë perandor!
Platforma
e Edi Ramës ka tronditur PS-në e vjetër!
Nuk
është ashtu plotësisht. Rama nuk ka shfaqur në shtyp
platformë, por mendime, obsione të tij natyrisht novatore. Gjej
pika bashkimi me të dhe mendime të njëjta për përgjegjësitë
e të parit në parti. Është demokraci e përshkallëzuar
ideja një anëtar një votë ku flet sovrani popull të
humburit e tij. S’ka pse merren me thënie e zënie, por
projektojnë me debat dhe institucione partie të ardhmen, pra,
parapërgatisin fitoren. PS sot duhet të bëjë opozitë
konstruktive në parlament dhe të krijojë hapësirë
demokratike për rikonstruktim në ide dhe njerëz.
Do
gabojë si dikur Berisha në qeverisje?
|